-
PRODUKTE
-
PASTRUES PËR FYTYRËN
-
EKSFOLIUES
-
TONER
-
TRAJTIM SPECIFIK
-
MASKA PËR FYTYRËN
-
HIDRATIM PËR FYTYRËN
-
PRODUKTE PËR MESHKUJ
TIPE TË LËKURËSPROBLEMATIKA TË LËKURËSMAKEUPKUJDESI I FLOKËVEMARKAKUJDESI I TRUPITSUPLEMENTE -
- Log in
We use cookies and similar technologies to provide the best experience on our website.
TORRIDEN Balanceful Pore Cleansing Foam
Porosia juaj mbërrin ndërmjet Qeshor 09 dhe Qeshor 10.
- Përshkrimi
- Përdorimi
- Përbërësit
- Marka
TORRIDEN Balanceful Pore Cleansing Foam është zgjidhja ideale për një pastrim të butë por njëkohësisht të thellë dhe efikas, i krijuar posaçërisht për lëkurat e ndjeshme që priren drejt yndyrës dhe poreve të bllokuara. Ky pastrues inovativ përdor fuqinë e LHA (një acid eksfoliues shumë më i butë se acidi salicilik tradicional), i cili largon me delikatesë sebumin e tepërt dhe papastërtitë pa shkaktuar asnjë irritim apo tharje. Formulimi i tij përmban kompleksin 5D Cica, që kombinon pesë lloje të ndryshme të Centella Asiatica për të qetësuar menjëherë skuqjet dhe inflamacionet, ndërkohë që acidi hialuronik siguron që lëkura të mbetet e hidratuar dhe e butë pas çdo larjeje. Me një teksturë të pasur që kthehet në një shkumë të dendur dhe kremoze, ky produkt jo vetëm që pastron poret në thellësi, por edhe ruan ekuilibrin natyral të lëkurës, duke e lënë fytyrën ekstremisht të freskët, të lëmuar dhe plotësisht të qetësuar.
Formula e tij është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial.
*150ml
Njomeni fytyrën me ujë të vakët dhe merrni një sasi të vogël nga larësi. Shkumojeni mirë nëpër duar dhe aplikojeni në lëkurë, duke e masazhuar atë me lëvizje rrethore. Shpëlajeni në fund fytyrën me ujë të bollshëm.
Përbërësit "magjik"
LHA, 5D Cica
Lista e plotë e përbërësve
Misioni i markës koreane të kujdesit të lëkurës Torriden është të jetë pjesë e udhëtimit të çdo individi drejt bukurisë optimale. Linja e saj më e shitur DIVE-IN përmban acid hialuronik me peshë të ulët molekulare, i provuar për të nxitur rinovimin e qelizave, duke reduktuar shfaqjen e linjave të holla dhe rrudhave për të rikthyer një pamje rinore. CELLMAZING, një linjë tjetër më e shitur, përmban ekstrakt centella asiatica për të qetësuar lëkurën dhe stimuluar rritjen e qelizave. Të dyja linjat janë formuluar me kujdes për të plotësuar nevojat e përditshme të lëkurës. Si ylli udhëzues i udhëtimit tuaj, Torriden zbulon rrugën për të gjetur përbërësit e duhur për lëkurën tuaj!
Shpërndani
BEST SELLERS
RRETH NESH
KORAL SECRETS është dyqani online dhe fizik i parë në Shqipëri, ku do të zbuloni filozofinë dhe sekretet e bukurisë koreane. Produkte natyrale dhe organike, pa substanca të dëmshme, me formulime inovative, të kuruara dhe të zgjedhura me përkushtim për përkujdesjen e lëkurës. Markat më të njohura të K-Beauty do t'i japin përgjigje çdo problematike të lëkurës suaj!
Informacion
ADRESA
Rruga Bardhok Biba ZK 8360, nr.pasurie 6/175-N1, vol.20 Tirana, 1001
Rruga Ismail Qemali nr. hipotekor 186, z. kadastrale 8160 Tirana, Albania, 1001, 1001
ABONOHUNI / SUBSCRIBE













