rVILLAGE 11 FACTORY Clear Green Tea Enzyme Vegan Powder Wash, është një larësi formuluar me përbërës vegan dhe natyralë, i cili kombinon fuqinë e pluhurit të çajit jeshil dhe enzimave eksfoliuese për të ofruar një pastrim të thellë dhe të butë. Në përbërje e tij gjendet 1% pluhur çaji jeshil nga Koreja e Jugut, i njohur për vetitë e tij qetësuese dhe hidratuese, që ndihmojnë në rikthimin e balancës natyrale të lëkurës. Nga ana tjetër, përmbajtja me 0.1% pluhur papaja, i cili është i pasur me enzima natyrale, eksfolion qelizat e vdekura dhe largon sebumin e tepërt, duke përmirësuar teksturën dhe shkëlqimin e lëkurës pa shkaktuar irritime. Kur përzihet me ujë, pudra shndërrohet në një shkumë të pasur dhe kremoze, e cila depërton thellë në pore për të larguar papastërtitë, mbetjet dhe yndyrën e tepërt, duke i dhënë lëkurës një ndjesi të freskët dhe të pastër.

Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, ngjyrues artificial, fragrancë artificiale etj.

*60gr

Njomeni fytyrën me ujë të vakët dhe merrni një sasi të moderuar pudre nga larësi. Shkumojeni mirë nëpër duar dhe aplikojeni në lëkurë, duke e masazhuar atë me lëvizje të buta rrethore. Shpëlajeni në fund fytyrën me ujë të bollshëm. 

Përbërësit "magjik"

çaj jeshil, papajë

Lista e plotë e përbërësve

Zea Mays (Corn) Starch, Sodium Cocoyl Isethionate, Sodium Lauroyl Glutamate, Diglycerin, Camellia Sinensis Leaf Powder, Allantoin, Chromium Oxide Greens (CI 77288), Maltodextrin, Papain, Water, Butylene Glycol, Adansonia Digitata Seed Extract, Hamamelis Virginiana (Witch Hazel) Leaf Extract, Lavandula Angustifolia (Lavender) Flower Extract, Cetraria Islandica Extract, Fucus Vesiculosus Extract, Glycyrrhiza Uralensis (Licorice) Root Extract, Gelidium Cartilagineum Extract, Himanthalia Elongata Extract, Laminaria Japonica Extract, Myrciaria Dubia Fruit Extract, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Extract

VILLAGE 11 FACTORY është marka më e re e koleksionit “Koral Secrets”. Paketimi dhe marketingu i markës përdorin konceptin e një shkencëtari të çuditshëm për të përcjellë qasjen e tij argëtuese por të thelluar për zhvillimin e zgjidhjeve për kujdesin e lëkurës. VILLAGE 11 FACTORY mori çmimin Hi-Seoul për produktet e saj novatore, 100% të bëra në Kore.




 




VILLAGE 11 FACTORY Clear Green Tea Enzyme Vegan Powder Wash

1,500 ALL 2,200 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI