SOME BY MI Real Care Mask, janë maskat më të reja të koleksionit "Koral Secrets"nga marka më inovative dhe e pëlqyer SOME BY MI. Këto maska pëlhure me fibra celuloze janë të zhytura dhe njomura në sasi të bollshme esence duke adresuar çdo problematikë të lëkurës tuaj. Vijnë në disa variante të ndryshme për të adresuar: dehidratimin, aknet, poret, sensitivitetin etj.
Real Tea tree Calming Care Mask
Formulimi me Tea Tree qetëson irritimin e lëkurës, dhe trajton intensivisht aknet duke mundësuar minimizimin e çdo inflamacioni.
Real Cica Calming Care Mask
Formulimi me centella asiatica ka veti antibakteriale e cila ndihmon në trajtimin e akneve, sensitivitetit dhe gjendjes së rosaceas në lëkurë.
Real AHA. BHA.PHA Calming Care Mask
Përmban 3 lloje të ndryshme eksfoliantësh kimik, si AHA, BHA, PHA, pa harruar ekstraktin e frutit të Papaya-s dhe Witch Hazel, që nxit ripërtëritjen e qelizave. AHA, largon qelizat e vdekura. BHA, pastron thellësisht poret nga sebumi i tepërt. PHA, mban lagështinë e duhur dhe forcon barrierën e lëkurës.
Real Aloe Soothing Care Mask
Formulimi me Aloe Vera ndihmon në qetësimin e lëkurës së acaruar nga dëmtimi i diellit duke ulur temperaturën e lëkurës me efektin e saj freskues.
Real Honey Luminous Care Mask
Formulimi me Honey ofron hidratim të thellë dhe ka veti të fuqishme antibakteriale. Premton një lëkurë të shëndetshme dhe me vitalitet.
Real Vitamin Brightening Care Mask
Formulimi me Lemon ndihmon në zbehjen e hiperpigmentimit, njollave kafe, atyre post-akne, dhe qukave.
Real Hyaluron Hydra Care Mask
Formulimi me acid hyaluronik ndihmon në luftën kundër shenjave pre-mature të moshës, siç janë: dehidratimi, lëshimi i lëkurës, vijat dhe rrudhat.
Formulimi është hipoalergjik, jokomedogjenik, i testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon dhe vajra esencial.
*20g