SKINFOOD Pineapple Peeling Gel

1,600.00 ALL

Porosia juaj mbërrin ndërmjet Prill 09 dhe Prill 10.

Nëse ende jeni të pavendosur për të përdorur një eksfoliues fizik apo kimik, KORAL SECRETS ju sugjeron SKINFOOD Pineapple Peeling Gel! Ky produkt është njëkohësisht eksfoliues fizik edhe kimik, falë përmbajtjes me celulozë natyrale, që ndihmon në largimin e qelizave të vdekura dhe sebumin e tepërt në lëkurë. Përbërësi kryesor, siç tregon edhe emri i tij, është ekstrakti i ananasit, i cili ofron një eksfolim të butë dhe efektiv pa irrituar lëkurën, duke e bërë ideal për ata që kanë lëkurë të ndjeshme. Përveç kësaj, ky eksfoliues përmban edhe AHA (Acidi Alfa-Hidroksi), i cili ndihmon në pastrimin e lëkurës duke hequr qelizat e vdekura  dhe kontrollin e sebumit të tepërt. Nga ana tjetër, përmbajtja me aloe vera dhe purslanes ofrojnë hidratim dhe rigjallërim pas përdorimit, duke e lënë lëkurën të ndihet e butë dhe e shëndetshme. Por nuk mbaron me kaq! Ky eksfoliues ka një aromë shumë të këndshme dhe menjëherë pas aplikimit ofron një ndjesi freskie dhe një efekt ftohës. I përshtatshëm për të gjithë tipet e lëkurës, madje dhe për atë sensitive, dhe me tendencë akneike.

Formula e tij është vegane, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial.

*100ml

Shpërndani