Pastrues fytyre ujor.
SHISEIDO SENKA Perfect Whip Beauty Foam është një larës ujor në formë shkume, i cili në pamje të parë duket si një krem, por më pas shndërrohet në një shkumë të butë. Përmban hialuronat natriumi për të siguruar një hidratim të thellë dhe të jashtëzakonshëm, duke lënë lëkurën e butë dhe të freskët. Aroma e freskët e luleve bën këtë larës të përshtatshëm dhe relaksues për pastrimin e fytyrës tuaj çdo ditë.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial dhe PEG.
*120gr
Njomeni fytyrën me ujë të vakët dhe merrni një sasi të vogël nga larësi. Shkumojeni mirë nëpër duar dhe aplikojeni në lëkurë, duke e masazhuar atë me lëvizje rrethore. Shpëlajeni në fund fytyrën me ujë të bollshëm.
Përbërësit “magjik”
hialuronat natriumi,
Lista e plotë e përbërësve
Water, stearic acid, PEG-8, myristic acid, potassium hydroxide, glycerin, lauric acid, ethanol, BG, glyceryl stearate (SE), polyquaternium-7, PEG/PPG-14/7 dimethyl ether, sodium hyaluronate, acetyl Sodium hyaluronate, sericin, hydrolyzed silk, EDTA-2Na, sodium pyrosulfite, citric acid, potassium sorbate, sodium benzoate, fragrance
SHISEIDO është një kompani multinacionale japoneze, e themeluar në vitin e largët 1872. Cilësohet si një ndër kompanitë më të vjetra në botë në Industrinë e Bukurisë dhe renditet si kompania e pestë më e madhe në mbarë globin. Tashmë SHISEIDO shikohet si një institucion për përkujdesjen ndaj lëkurës dhe si një lider në kërkimet shkencore në fushën e dermatologjisë.