Një esencë premium e cila do të nxjerrë në pah një lëkurë më të re dhe të shndrritshme falë vetive të fuqishme hidratuese dhe rigjeneruese! E formular me ekstrakt ari që vepron si një mbrojtës i lëkurës, kjo esencë ndihmon në reduktimin e inflamacionit duke ofruar përfitime antibakteriale dhe antioksiduese. Përmbajtja me kompleksin e patentuar:"Phyto Black Moisture Complex ™, me përbërës si: ekstrakt të manaferrës, rrush, boronicë, mjedër dhe fasule e zezë, nxit prodhimin e kolagjenit për të përmirësuar shenjat e moshës duke parandaluar formimin e vijave të imëta. Por nuk mbaron me kaq! Formulimi me kompleksin Pro Laser Complex ™ me përbërës si: kolagjen, acidit hialuronik, centella asiatica, panthenol dhe retinol do të qetësojë lëkurën e irrituar, duke forcuar barrierën e saj mbrojtëse. Nga ana tjetër formulimi me adenosine dhe niacinamide, ofrojnë zbehje të hiperpigmentimit dhe shkëlqim të lëkurës! Përshtatet për të gjitha tipet e lëkurës, madje edhe atë sensitive.
Formula e saj është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm për lëkurë, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale dhe ngjyrues artificial.
*30ml
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin, merrni një sasi të konsiderueshme të esencës dhe shpërhapeni atë në fytyrë dhe në qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Këshillohet të përdoret në mëngjes dhe mbrëmje.
Përbërësit "magjik"
ekstrakt ari, Phyto Black Moisture Complex ™, Pro Laser Complex ™, adenosine, niacinamide
Lista e plotë e përbërësve
Water, Butylene Glycol, Dipropylene Glycol, Glycerin, Ethanol, 1,2-Hexanediol, Isopentyldiol, Glycereth-26, Carbomer, Tromethamine, PEG-60 Hydrogenated Caster Oil, Glyceryl Acrylate/Acrylic Acid Copolymer, Microcrystalline Cellulose, Zea Mays (Corn) Starch, Sucrose, PVM/MA Copolymer, Mannitol, Trideceth-10, Ethylhexylglycerin, Adenosine, Xanthan Gum, Mica, Titanium Dioxide, Hydrogenated Lecithin, Coptis Japonica Extract, Sodium Hyaluronate, Dextrin, Gold (30ppm), Iron Oxide Red, Tocopheryl Acetate, Theobroma Cacao (Cocoa) Extract, Tin Oxide, Disodium EDTA, Fragrance, Limonene
NEOGEN u krijua në vitin 2009 nga kompania Outin Futures nën sloganin “We create reason and value”, që do të thotë “Ne krijojmë arsye dhe vlerë”. Arsyeja, misioni dhe filozofia në krijimin e çdo produkti është qëllimi për të përcjellë përfitimet vërtet të nevojshme për lëkurën. Laboratorët e NEOGEN-it nëpërmjet kërkimeve shkencore, për të maksimizuar përfitimet nga përbërësit natyralë, kanë shpikur 6 teknologji unike dhe sot zotërojnë më shumë se 50 patenta të certifikuara. Falë formulimeve miqësore me lëkurën, NEOGEN ofron produkte që i përgjigjen çdo nevoje dhe problematike të saj.