MEDICUBE Deep Lifting Peptide Eye Cream

3,000.00 ALL 2,300.00 ALL

Porosia juaj mbërrin ndërmjet Mars 14 dhe Mars 15.

Përshkrimi

MEDICUBE Deep Lifting Peptide Eye Cream është një krem i avancuar për zonën delikate të syve, i formuluar për të përmirësuar elasticitetin dhe për të reduktuar linjat e holla.  Formula e tij përmban kompleks peptidesh shumë-funksional, të cilat ndihmojnë në forcimin e zonës së lëkurës të syve dhe në stimulimin e prodhimit të kolagjenit, duke ndihmuar në reduktimin gradual të rrudhave dhe humbjes së elasticitetit. I pasur me kolagjen të hidrolizuar dhe adenosine, ky krem ndihmon në përmirësimin e elasticitetit dhe qetësimin e shenjave të lodhjes, ndërsa niacinamidet ndihmojnë në përmirësimin e zonës së syve dhe minimizimin e rrathëve të zinj. Nga ana tjetër, kombinimi i përbërësve hidratues si acid hialuronik, ceramide dhe panthenol ndihmon në ruajtjen e lagështisë, forcimin e barrierës mbrojtëse dhe qetësimin e irritimeve, duke e bërë formulën të përshtatshme edhe për lëkurë sensitive. Tekstura e lehtë dhe e mëndafshtë përthithet shpejt pa ndjesi të rëndë apo ngjitëse, duke e bërë të përshtatshëm jo vetëm për zonën e syve, por edhe për zonat me linja të holla si balli, vijat nazolabiale dhe qafa, për një pamje më të lëmuar, të hidratuar dhe dukshëm më rinore.

*30ml

Përdorimi

Në mëngjes dhe mbrëmje, pasi të keni aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj e përpara se të vendosni kremin hidratues, aplikojeni produktin lehtësisht në zonën rreth syve.

Përbërësit

Përbërësit "magjik"

peptide, niacinamide, acid hialuronik, ceramide, panthenol

Lista e plotë e përbërësve

Water(Aqua), Methylpropanediol, Glycerin, Cyclopentasiloxane, Butylene Glycol, Hydrogenated Poly(C6-14 Olefin), Dipropylene Glycol, Caprylic/Capric Triglyceride, Panthenol, Niacinamide, Squalane, Glyceryl Stearate, Butyrospermum Parkii (Shea) Butter, 1,2-Hexanediol, Polyglyceryl-3 Distearate, Cetearyl Olivate, C14-22 Alcohols, Stearyl Alcohol, Cetyl Alcohol, Sorbitan Olivate, Hydrogenated Lecithin, Polysorbate 60, Limnanthes Alba (Meadowfoam) Seed Oil, Palmitic Acid, Stearic Acid, C12-20 Alkyl Glucoside, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/VP Copolymer, Dimethiconol, Fragrance, Ethylhexylglycerin, Sodium Stearoyl Glutamate, Saccharide Hydrolysate, Glyceryl Stearate Citrate, Fructooligosaccharides, Allantoin, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Tromethamine, Caprylyl Glycol, Pullulan, Dipotassium Glycyrrhizate, Saccharum Officinarum (Sugarcane) Extract, Adenosine, Sorbitan Laurate, Disodium EDTA, Sodium Hyaluronate, Hydroxyethylcellulose, Acetyl Dipeptide-1 Cetyl Ester, Myristyl Alcohol, Myristic Acid, Hyaluronic Acid, Glucose, Arachidic Acid, Lauryl Alcohol, Alpha-Isomethyl Ionone, Acetyl Hexapeptide-1, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Hydrolyzed Sodium Hyaluronate, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Ceramide NP, Atelocollagen, Desamido Collagen, Palmitoyl Tripeptide-5, Oleic acid, Hydrolyzed Elastin, Hydrolyzed Collagen, Soluble Collagen, Sodium Acetylated Hyaluronate, Hydroxypropyltrimonium Hyaluronate, Collagen, Collagen Amino Acids, Acetyl Octapeptide-3, Procollagen, Magnesium PCA, Copper Tripeptide-1, Serine, Sucrose, Glycine, Calcium Chloride, Sea Salt, Alanine, Magnesium Chloride, Threonine, Histidine, Aspartic Acid, Valine, Proline, Dipotassium Phosphate, Lysine, Leucine, Tyrosine, Isoleucine, Magnesium Citrate, Glucosamine HCl, Phenylalanine, Glutamic Acid, Arginine, 1-Methylhydantoin-2-Imide, Asparagine, Citrulline, Methionine, Taurine, Tryptophan, Formic Acid, Glutamine, Cysteine

Marka

MEDICUBE është një markë koreane e njohur për trajtimin e problemeve të ndryshme të lëkurës përmes formulave të avancuara dhe të testuara shkencërisht. Ajo ofron produkte që përmbajnë përbërës të fuqishëm si Centella Asiatica, acid salicilik dhe vitamina, të cilat ndihmojnë në trajtimin e akneve, ndjeshmërisë dhe shenjave të plakjes. Produktet e saj të njohura përfshijnë kremra dhe tonikë që ndihmojnë në pastrimin e poret, qetësimin e lëkurës dhe reduktimin e inflamacionit. MEDICUBE është e angazhuar gjithashtu në përdorimin e kërkimeve shkencore për të ofruar zgjidhje efektive dhe të sigurta për kujdesin e lëkurës.




Shpërndani

3,000.00 ALL 2,300.00 ALL