-
PRODUKTE
-
PASTRUES PËR FYTYRËN
-
EKSFOLIUES
-
TONER
-
TRAJTIM SPECIFIK
-
MASKA PËR FYTYRËN
-
HIDRATIM PËR FYTYRËN
-
PRODUKTE PËR MESHKUJ
TIPE TË LËKURËSPROBLEMATIKA TË LËKURËSMAKEUPKUJDESI I FLOKËVEMARKAKUJDESI I TRUPIT -
- Log in
We use cookies and similar technologies to provide the best experience on our website.
FRANKLY PDRN Bounce Ball Serum
Porosia juaj mbërrin ndërmjet Mars 14 dhe Mars 15.
- Përshkrimi
- Përdorimi
- Përbërësit
- Marka
FRANKLY PDRN Bounce Ball Serum është një serum inovativ korean me formulë të veçantë dyfazore dhe teknologjinë unike “Bounce Ball”, i krijuar për t’i dhënë lëkurës një pamje më rinore dhe plot vitalitet. Në formulë gjendet PDRN (Sodium DNA) i nxjerrë nga salmoni, i cili ndihmon në rigjenerimin e lëkurës, stimulon kolagjenin dhe përmirëson elasticitetin, duke lëmuar vijat e imëta. I pasur me ekstrakt të vezëve të salmonit, një përbërës më veti ushqyese dhe antioksidantësh, ky serum ushqen në thellësi, ndihmon në forcimin e barrierës së lëkurës dhe ruan hidratimin për një pamje më të shëndetshme. Formula përmban gjithashtu niacinamide dhe adenosine për njëtrajtësimin e tonit si dhe Centella Asiatica dhe Houttuynia Cordata për qetësimin e menjëhershëm të lëkurës së irrituar apo të skuqur. Por nuk mbaron me kaq! Veçantia këtij serumi qëndron tek kapsula vajore “Bounce Ball”, një top portokalli me raport unik 9:1 vaj–esencë, që duhet të shkundet para përdorimit për t’u përzier me esencën hidratuese; gjatë këtij procesi çlirohen përbërësit aktivë të freskët dhe krijohet një teksturë e lehtë, por thellësisht ushqyese, që përthithet shpejt pa ndjesi ngjitëse. Rezultati është një lëkurë më e hidratuar, më elastike, më e lëmuar dhe me një shkëlqim natyral e të shëndetshëm që vihet re që nga përdorimet e para.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate.
*30ml
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, dhe e keni pergatitur me tonerin, tundeni mirë për të shpërndarë topin aktiv PDRN dhe për ta përzier me formulën e serumit. Aplikoni disa pika në lëkurë dhe shpërndajeni butësisht në fytyrë dhe qafë derisa të përthithet plotësisht, duke shmangur zonën rreth syve. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Keshillohet të përdoret në mëngjes dhe mbrëmje.
Përbërësit "magjik"
PDRN (Sodium DNA), ekstrakt të vezëve të salmonit, Centella Asiatica, Houttuynia Cordata, niacinamide, adenosine
Lista e plotë e përbërësve
Water(Aqua), Diphenyl Dimethicone, Pentylene Glycol, Propanediol, 1,2-Hexanediol, Niacinamide, Butylene Glycol, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil, Salmon Egg Extract, Sodium Citrate, Glycerin, Sodium Hyaluronate, Adenosine, Citric Acid, Glycine Soja (Soybean) Oil, Eclipta Prostrata Extract, Sodium DNA(PDRN), Dipotassium Glycyrrhizate, Sodium Phytate, Hydroxyethylcellulose, Melia Azadirachta Leaf Extract, Bacillus Ferment, Pullulan, Salvia Hispanica Seed Extract, Centella Asiatica Extract, Houttuynia Cordata Extract, Bixa Orellana Seed Oil, Moringa Oleifera Seed Oil, Tocopherol
FRANKLY është një markë moderne koreane e kujdesit për lëkurën që kombinon filozofinë e thjeshtë dhe të besueshme me formulime të bazuara në shkencë dhe përbërës të provuar. Produkte të saj janë krijuar nga studiues kozmetikë për të ofruar efikasitet pa përbërës të panevojshëm, duke i bërë të përshtatshme edhe për lëkurë të ndjeshme. Me një qasje transparente — pa parabene, pa aromë artificiale dhe të testuara dermatologjikisht — FRANKLY synon të sjellë rezultate të dukshme dhe një rutinë të pastër, efektive dhe të qetë për çdo ditë. Marka prodhohet në Kore, njihet globalisht dhe është bërë e dashur nga përdoruesit që duan kujdes të thjeshtë, të sigurtë dhe me rezultate të vërteta në lëkurë.
Shpërndani
BEST SELLERS
RRETH NESH
KORAL SECRETS është dyqani online dhe fizik i parë në Shqipëri, ku do të zbuloni filozofinë dhe sekretet e bukurisë koreane. Produkte natyrale dhe organike, pa substanca të dëmshme, me formulime inovative, të kuruara dhe të zgjedhura me përkushtim për përkujdesjen e lëkurës. Markat më të njohura të K-Beauty do t'i japin përgjigje çdo problematike të lëkurës suaj!
Informacion
ADRESA
Rruga Bardhok Biba ZK 8360, nr.pasurie 6/175-N1, vol.20 Tirana, 1001
Rruga Ismail Qemali nr. hipotekor 186, z. kadastrale 8160 Tirana, Albania, 1001, 1001
ABONOHUNI / SUBSCRIBE














