-
PRODUKTE
-
PASTRUES PËR FYTYRËN
-
EKSFOLIUES
-
TONER
-
TRAJTIM SPECIFIK
-
MASKA PËR FYTYRËN
-
HIDRATIM PËR FYTYRËN
-
PRODUKTE PËR MESHKUJ
TIPE TË LËKURËSPROBLEMATIKA TË LËKURËSMAKEUPKUJDESI I FLOKËVEMARKAKUJDESI I TRUPIT -
- Log in
We use cookies and similar technologies to provide the best experience on our website.
ANUA PDRN Hyaluronic Acid Capsule 100 Serum
Porosia juaj mbërrin ndërmjet Mars 14 dhe Mars 15.
- Përshkrimi
- Përdorimi
- Përbrësit
- Marka
ANUA PDRN Hyaluronic Acid Capsule 100 Serum është një serum hidratues dhe rigjenerues, i formuluar për të përmirësuar ndjeshëm hidratimin, elasticitetin dhe barrierën mbrojtëse të lëkurës. Ky serum përmban PDRN (Polydeoxyribonucleotide), i njohur për aftësinë e tij për të ndihmuar në riparimin e qelizave të lëkurës dhe rigjenerimin e saj, duke e bërë lëkurën më të fortë dhe më elastike. Formula është e pasur me 3% acid hialuronik dhe kolagjen të hidrolizuar, të cilët sigurojnë hidratim të thellë dhe afatgjatë, duke e lënë lëkurën të duket më e mbushur, më e lëmuar dhe më e freskët. Me teksturën e tij të lehtë dhe jo ngjitëse, serumi përthithet shpejt dhe është i përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, përfshirë lëkurën e ndjeshme, veçanërisht për lëkurë të dehidratuar, të lodhur ose me barrierë të dobësuar. Ky serum është gjithashtu produkt viral në TikTok dhe një nga më të kërkuarit nga përdoruesit, duke fituar popullaritet për efektet e tij të menjëhershme hidratues dhe rigjeneruese.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht, vegane, e patestuar në kafshë, dhe ka kaluar të gjitha testet e irritimit. Nuk përmban përbërës të dëmshëm për lëkurën, si: sulfate, alkool, fragrancë artificiale, silikon etj.
*30ml
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, dhe e keni pergatitur me tonerin, mund ta përdorni në vend të esencës ose serumit në rutinën tuaj. Merrni një sasi të konsiderueshme (1-2 sprucime) në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë dhe në qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Keshillohet të përdoret në mëngjes dhe mbrëmje.
Përbërësi "magjik"
PDRN, 3% acid hialuronik, kolagjen të hidrolizuar
Lista e plotë e përbërësve
Aqua/Water/Eau, Butylene Glycol, Propanediol, Glycerin, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, 1,2-Hexanediol, Niacinamide, Glyceryl Oleate, Lauryl Glucoside, Myristyl Glucoside, Polyglyceryl-6 Laurate, Hydrogenated Lecithin, Hydrolyzed Collagen, Sodium Hyaluronate, Coptis Japonica Root Extract, Adenosine, Melia Azadirachta Leaf Extract, Melia Azadirachta Flower Extract, Coccinia Indica Fruit Extract, Glutathione, Sodium DNA, Solanum Melongena (Eggplant) Fruit Extract, Hyaluronic Acid, Hydrolyzed Sodium Hyaluronate, Hydroxypropyltrimonium Hyaluronate, Potassium Hyaluronate, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Ocimum Sanctum Leaf Extract, Citric Acid, Curcuma Longa (Turmeric) Root Extract, Corallina Officinalis Extract, Sodium Citrate, Pentylene Glycol, Sodium Acetylated Hyaluronate
Anua beson se lëkura e shëndetshme nuk varet vetëm nga produktet e kujdesit të lëkurës, por edhe nga të kesh një mendje të relaksuar dhe një mënyrë jetese të rregulluar. Marka fokusohet në zgjedhjen e përbërësve të pastër, organikë për të maksimizuar efektivitetin dhe për të minimizuar efektet e dëmshme në lëkurë. Produktet e saj miqësore me mjedisin dhe të qëndrueshme janë 100% të prodhuara në Kore dhe të dizajnuara me paketim të thjeshtë. Më të shiturit përfshijnë Toner qetësues Heartleaf 77%, Ampulë qetësuese Heartleaf 80% dhe krem dielli të butë 5-Zero.
Shpërndani
BEST SELLERS
RRETH NESH
KORAL SECRETS është dyqani online dhe fizik i parë në Shqipëri, ku do të zbuloni filozofinë dhe sekretet e bukurisë koreane. Produkte natyrale dhe organike, pa substanca të dëmshme, me formulime inovative, të kuruara dhe të zgjedhura me përkushtim për përkujdesjen e lëkurës. Markat më të njohura të K-Beauty do t'i japin përgjigje çdo problematike të lëkurës suaj!
Informacion
ADRESA
Rruga Bardhok Biba ZK 8360, nr.pasurie 6/175-N1, vol.20 Tirana, 1001
Rruga Ismail Qemali nr. hipotekor 186, z. kadastrale 8160 Tirana, Albania, 1001, 1001
ABONOHUNI / SUBSCRIBE














