Nëse hiperpigmentimi dhe shenjat e akneve janë kthyer në shqetësimin tuaj më të madh, atëherë ANUA Niacinamide 10% + TXA 4% Dark Spot Correcting Serum është zgjedhja ideale për ju. Ky serum i avancuar është formuluar me 10% niacinamide, një formë e fuqishme e vitaminës B3, e cila ndihmon në ndërtimin e proteinave të lëkurës dhe forcimin e barrierës mbrojtëse të saj. Niacinamidet janë të njohura si edhe për aftësinë e tyre në tkurrjen e poreve, trajtimin e hiperpigmentimit post-akne dhe nxitjen e prodhimit të kolagjenit, duke krijuar një shtresë lipidike që ruan lagështinë e lëkurës dhe përmirëson elasticitetin e saj. Por, nuk mbaron me kaq! Serumi gjithashtu përmban 4% TXA dhe 2% arbutin, një kombinim i fuqishëm për trajtimin e akneve të inflamuara dhe cicatriceve. Gjithashtu, kjo trini e fuqishme përbërësish redukton mbiprodhimin e melaninës, duke zbehur njollat kafe dhe shenjat e moshës, si dhe ndihmon në kontrollin e sebumit të tepërt, i cili shpesh shkakton pika të bardha apo dhjamore në lëkurë. Ky serum është i përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, madje edhe për atë më sensitive, duke siguruar një trajtim të plotë dhe efektiv për një lëkurë më të shëndetshme dhe plot shkëlqim. 

Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, konservues artificial, ngjyrues artificial, paraben, vaj mineral dhe është e patestuar në kafshë.

*30ml

Përdoreni pas tonerit apo esencës. Merrni një sasi të konsiderueshme në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë, qafë dhe dekolte, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj.

Përbërësit "magjik"

Niainamide 10%, TXA 4%, 2% arbutin

Lista e plotë e përbërësve

Water, Glycerin, Niacinamide, Tranexamic Acid, Butylene Glycol, Diethoxyethyl Succinate, 1,2-Hexanediol, Arbutin, Sodium Hyaluronate, Alpha-Arbutin, Coccinia Indica Fruit Extract, Eclipta Prostrata Extract, Macadamia Integrifolia Seed Oil, Olea Europaea (Olive) Fruit Oil, Simmondsia Chinensis (Jojoba) Seed Oil, Vitis Vinifera (Grape) Seed Oil, Theobroma Cacao (Cocoa) Extract, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Chamaecyparis Obtusa Leaf Extract, Prunus Persica (Peach) Flower Extract, Camellia Sinensis Seed Oil, Yeast Ferment Extract, Centella Asiatica Extract, Artemisia Princeps Leaf Extract, Candida Bombicola/Glucose/Methyl Rapeseedate Ferment, Hyaluronic Acid, Pentylene Glycol, Betaine Salicylate, Sucrose Palmitate, Hydrogenated Lecithin, Gellan Gum, Sodium Phytate, Cellulose, Caprylic/Capric Triglyceride, Panthenol, Cyanocobalamin, Polyglutamic Acid, 3-O-Ethyl Ascorbic Acid, Ceramide NP, Dextrin, Asiaticoside, Madecassic Acid, Asiatic Acid, Dimethylsilanol Hyaluronate, Hydrolyzed Sodium Hyaluronate, Potassium Hyaluronate, Hydroxypropyltrimonium Hyaluronate, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Sodium Hyaluronate Dimethylsilanol, Sodium Acetylated Hyaluronate, Xanthan Gum

Anua beson se lëkura e shëndetshme nuk varet vetëm nga produktet e kujdesit të lëkurës, por edhe nga të kesh një mendje të relaksuar dhe një mënyrë jetese të rregulluar. Marka fokusohet në zgjedhjen e përbërësve të pastër, organikë për të maksimizuar efektivitetin dhe për të minimizuar efektet e dëmshme në lëkurë. Produktet e saj miqësore me mjedisin dhe të qëndrueshme janë 100% të prodhuara në Kore dhe të dizajnuara me paketim të thjeshtë. Më të shiturit përfshijnë Toner qetësues Heartleaf 77%, Ampulë qetësuese Heartleaf 80% dhe krem dielli të butë 5-Zero.

ANUA Niacinamide 10%+TXA 4% Dark Spot Correcting Serum

1,900 ALL 2,500 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI