BEAUTY OF JOSEON Rice Wonderland Holiday Set

6,500.00 ALL 4,600.00 ALL

Porosia juaj mbërrin ndërmjet Prill 03 dhe Prill 04.

BEAUTY OF JOSEON Rice Wonderland Holiday Set është një set i veçantë, jo vetëm për paketimin e tij tërheqës, por edhe për përzgjedhjen e produkteve më të dashura të markës. Përveç produkteve best-seller, seti përfshin edhe një pasqyrë praktike, ideale për ta marrë me vete kudo. Seti përmban:

 

BEAUTY OF JOSEON Glow Replenishing Rice Milk

Një toner inovativ që sjell traditën e ujit të krundeve të orizit në një formulë moderne. I formuluar dy shtresa, një për hidratim të thellë dhe tjetrën për kontrollin e sebumit, ky toner ndihmon në balancimin e lëkurës. Krundet e orizit, të pasura me aminoacide, minerale dhe vitaminë E, ofrojnë ushqim dhe lagështi, ndërsa pluhuri parandalon bllokimin e poreve. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, veçanërisht për lëkurën e matur dhe për reduktimin e hiperpigmentimit.

 

*150ml

 

BEAUTY OF JOSEON Glow Serum: Propolis + Niacinamide

 

Ky serum përmban 60% propolis,  i cili ka veti antibakteriale, anti-inflamatore dhe rigjeneruese, duke qetësuar lëkurën dhe përshpejtuar shërimin e saj. 2% niacinamide ndihmon në zbehjen e njollave dhe minimizimin e poreve, ndërsa shafrani i pasur me antioksidantë forcon barrierën mbrojtëse të lëkurës. Me pH 6.3 dhe formulë të pastër, është i përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, veçanërisht për atë me tendencë akneike dhe hiperpigmentim. I sigurt për përdorim gjatë shtatzënisë.

 

*30ml

 

BEAUTY OF JOSEON Ground Rice And Honey Glow Mask

 

Përmban oriz të bluar, ekstrakt bishtajash të orizit dhe pluhur levozhge orizi, që zbusin dhe ushqejnë lëkurën. Përbërësit natyralë kombinohen me 5% mjaltë të pastër, të njohur për vetitë e tij hidratuese dhe qetësuese, si dhe me Kaolinë, një argjilë e lehtë që pastron poret dhe largon papastërtitë. Kjo maskë ofron efekt të trefishtë: hidraton në thellësi, largon qelizat e vdekura përmes një eksfoljimi të butë dhe përmirëson barrierën natyrale të lëkurës. Antioksidantët në përbërje mbrojnë nga faktorët e jashtëm dhe ndihmojnë për një tonalitet të njëtrajtshëm. Pas përdorimit, lëkura mbetet e butë, e freskët dhe rigjallëruar, me reduktim të skuqjeve dhe irritimeve. 

 

*150ml

 

BEAUTY OF JOSEON Relief Sun: Relief Sun Aqua Fresh SPF50+ PA++++

 

Ky krem përmban 30% ujë orizi dhe vitaminë B5 (panthenol), duke ofruar hidratim të thellë dhe freski për lëkurën. Ndërsa, përbërësit e tjerë të zgjedhur me kujdes, si Silica për kontrollin e yndyrës, acidi hialuronik për mbajtjen e lagështisë, ceramidet për forcimin e barrierës së lëkurës dhe acidi ferulik për mbrojtje antioksidante, ndihmojnë në efektivitetin dhe sigurinë e këtij kremi mbrojtës. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, sidomos për atë të yndyrshme.

 

*50ml

BEAUTY OF JOSEON Glow Replenishing Rice Milk

 

Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin, merrni një sasi të konsiderueshme të esencës dhe shpërhapeni atë në fytyrë dhe në qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Këshillohet të përdoret në mëngjes dhe mbrëmje.

 

BEAUTY OF JOSEON Glow Serum: Propolis + Niacinamide

 

Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, dhe e keni pergatitur me tonerin, mund ta përdorni në vend të esencës ose serumit në rutinën tuaj. Merrni një sasi të konsiderueshme (1-2 sprucime) në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë dhe në qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Keshillohet të përdoret në mëngjes dhe mbrëmje. 

 

BEAUTY OF JOSEON Ground Rice And Honey Glow Mask

 

Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme të maskës dhe aplikojeni në fytyrë dhe qafë. Lëreni të qëndrojë 10-60min. Më pas, shpëlajeni me ujë të bollshëm duke hequr çdo mbetje të saj. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj.

 

BEAUTY OF JOSEON Relief Sun: Relief Sun Aqua Fresh SPF50+ PA++++

 

Përdoreni në mëngjes në hapin e fundit të rutinës suaj. Aplikojeni në fytyrë, qafë, dekolte dhe çdo zonë të trupit që e shikoni të arsyeshme. Riaplikojeni çdo 2 orë nëse doni të ruani efektin mbrojtës. Përpara çdo aplikimi pastroni me një pecetë sipërfaqen e produktit. Për të larguar mbetjet e filtrave SPF të kremit mbrojtës ndaj diellit, këshillohet pastrimi me larje të dyfishtë (larës vajor dhe larës ujor).

 

BEAUTY OF JOSEON Glow Replenishing Rice Milk

 

Përbërësit "magjik"

Ekstrakt orizi

Lista e plotë e përbërësve

Water, Methylpropanediol, Propanediol, 1,2-Hexanediol, Glycerin, Glycereth-26, Polymethyl Methacrylate, Oryza Sativa (Rice) Extract, Coptis Japonica Root Extract, Ulmus Davidiana Root Extract, Amaranthus Caudatus Seed Extract, Ficus Carica (Fig) Fruit Extract, Centella Asiatica Extract, Theobroma Cacao (Cocoa) Seed Extract, Hydrogenated Lecithin, Sodium Hyaluronate, Panthenol, Hydroxyethyl Urea, Aluminum Chlorohydrate, Butylene Glycol, Microcrystalline Cellulose, Sodium Citrate, Kaolin, Ethylhexylglycerin, Dipotassium Glycyrrhizate, Citric Acid, Dextrin, Ceramide NP, Tocopherol, Rice Amino Acids

 

BEAUTY OF JOSEON Glow Serum: Propolis + Niacinamide

 

Përbërësit "magjik"

propolis, niacinamide

Lista e plotë e përbërësve

Propolis Extract, Dipropylene Glycol, Glycerin, Butylene Glycol, Water, Niacinamide, 1,2-Hexanediol, Melia Azadirachta Flower Extract, Melia Azadirachta Leaf Extract, Sodium Hyaluronate, Curcuma Longa (Turmeric) Root Extract, Ocimum Sanctum Leaf Extract, Theobroma Cacao (Cocoa) Seed Extract, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Extract, Centella Asiatica Extract, Corallina Officinalis Extract, Lotus Corniculatus Seed Extract, Calophyllum Inophyllum Seed Oil, Betaine Salicylate, Sodium Polyacryloyldimethyl Taurate, Tromethamine, Polyglyceryl-10 Laurate, Caprylyl Glycol, Ethylhexylglycerin, Dextrin, Pentylene Glycol, Octanediol, Tocopherol, Xanthan Gum, Carbomer

 

BEAUTY OF JOSEON Ground Rice And Honey Glow Mask

 

Përbërësit "magjik"

oriz të bluar, ekstrakt bishtajash të orizit, pluhur nga levozhga e orizit, 5% mjaltë të pastër, Kaolinë

Lista e plotë e përbërësve

Water, Kaolin, Honey, Glycerin, Propanediol, Dipropylene Glycol, Oryza Sativa (Rice) Hull Powder, Isononyl Isononanoate, 1,2-Hexanediol, Cetyl Alcohol, Caprylic/Capric Triglyceride, Polyglyceryl-3 Methylglucose Distearate, Butylene Glycol, Glyceryl Stearate, Oryza Sativa (Rice) Bran, Bentonite, Palmitic Acid, Stearic Acid, Hydroxyacetophenone, Behenyl Alcohol, Cellulose, Zea Mays (Corn) Starch, Ethylhexylglycerin, Xanthan Gum, Potassium Cetyl Phosphate, Oryza Sativa (Rice) Lees Extract, Polyacrylate-13, Hydrogenated Polyisobutene, Sodium Phytate, Polyglyceryl-10 Laurate, Ethylhexyl Palmitate, Sorbitan Isostearate, Oryza Sativa (Rice) Extract, Menthyl Lactate, Honey Extract

 

BEAUTY OF JOSEON Relief Sun: Relief Sun Aqua Fresh SPF50+ PA++++

 

Përbërësit "magjik"

30% ujë orizi, vitaminë B5 (panthenol), Silica, acidi ferulik, ceramide

Lista e plotë e përbërësve

Water, Oryza Sativa (Rice) Seed Water, Dibutyl Adipate, Butyloctyl Salicylate, Ethylhexyl Triazone, Drometrizole Trisiloxane, Polyglyceryl-3 Distearate, Terephthalylidene Dicamphor Sulfonic Acid, Diethylamino Hydroxybenzoyl Hexyl Benzoate, Polymethylsilsesquioxane, Tromethamine, 1,2-Hexanediol, Panthenol, Pentylene Glycol, Glyceryl Stearate, Silica, Caprylyl Methicone, Bis-Ethylhexyloxyphenol Methoxyphenyl Triazine, Propanediol, Potassium Cetyl Phosphate, Poly C10-30 Alkyl Acrylate, Methylpropanediol, Carbomer, Acrylates/ C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Ethylhexylglycerin, Xanthan Gum, Glycerin, Polyether-1, Avena Sativa (Oat) Kernel Extract, Cynara Scolymus (Artichoke) Leaf Extract, Polyquaternium-51, Camellia Sinensis Leaf Water, Hydrogenated Lecithin, Beta-Glucan, Biosaccharide Gum-1, Inositol, Tocopherol, Ferulic Acid, Oryza Sativa (Rice) Bran Oil, Citric Acid, Ceramide NP, Phytosphingosine, Sodium Hyaluronate, Rice Amino Acids, Rice SH-Oligopeptide-1

Beauty of Joseon është një markë për kujdesin e lëkurës e cila është frymëzuar nga bukuria e femrave gjatë Dinastisë Koreane Joseon. Gjatë asaj kohe gratë nga kjo Dinasti fokusoheshin shumë në kujdesin e lëkurës, për t'a pasur këtë të fundit shumë të pastër dhe të shëndetshme, dhe jo t'a mbulonin këtë të fundit me grim të rëndë. Sekreti i bukurisë së këtyre grave u rregjistrua në Gyuhap Chongseo, e cila konsiderohet si enciklopedia e bukurisë e Dinastisë Joseon e shkruar nga Yi Bingheogak, një studiuese femër e lindur nga një familje prestigjoze në vitet 1809, ku femrat përshkruheshin me një çehre të shëndetshme dhe të shndritshme. Kështu i interpreton dhe marka produktet e kujdesit të kujdesit të lëkurës, të cilat kryesisht fokusohen në kombinimin e magjisë së bimëve tradicionale që përmbajnë Hanbang (ilaçe bimore tradicionale Koreane), duke u bashkuar me përbërësit modernë të mbeshtetur sigurisht shkencërisht. 

Shpërndani

6,500.00 ALL 4,600.00 ALL