NEOGEN DERMALOGY White Truffle Treatment Sun Screen SPF50+ PA++++
NEOGEN DERMALOGY White Truffle Treatment Sun Screen SPF50+ PA++++
NEOGEN DERMALOGY White Truffle Treatment Sun Screen SPF50+ PA++++, është një krem multifunksional i avancuar me filtra hybrid (kombinim i filtrave kimikë dhe fizikë) i cili ofron mbrojtjen e lartë ndaj rrezeve UV. I pasur me ekstrakt të white truffle (tartufi i bardhë), i njohur për vetitë e tij të fuqishme antioksiduese dhe rigjeneruese, ky krem ndihmon në mbrojtjen e lëkurës nga dëmtimet e shkaktuara nga dielli dhe faktorët ambientalë, ndërsa njëkohësisht përmirëson elasticitetin, ndriçon tonin dhe ndihmon në një pamje më të shëndetshme dhe të unifikuar. Formula e tij përmban filtra të avancuar SPF (si SPF50+ PA++++) që sigurojnë mbrojtje të lartë kundër rrezeve UVA & UVB, duke parandaluar plakjen e parakohshme dhe hiperpigmentimin. Tekstura është e lehtë, e butë dhe përthithet shpejt pa lënë ndjesi të yndyrshme apo “white cast”, duke e bërë ideale si bazë për makeup-in. Përveç mbrojtjes, ky krem ofron edhe hidratim të thellë falë përbërësve ushqyes dhe qetësues, duke e lënë lëkurën të lëmuar, të freskët dhe me një shkëlqim natyral gjatë gjithë ditës. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, madje dhe për ato shumë të yndyrshme!
*50ml
Përdorimi
Aplikojeni në mëngjes në hapin e fundit të rutinës suaj. Merrni një sasi të bollshme dhe vendoseni në fytyrë, qafë, dekolte dhe në çdo zonë të trupit që e shikoni të arsyeshme. Vendoseni 15 min përpara ekspozimit në diell. Riaplikojeni çdo 2 orë nëse doni të ruani efektin mbrojtës. Për të larguar mbetjet e filtrave SPF të kremit mbrojtës ndaj diellit, këshillohet pastrimi me larje të dyfishtë (larës vajor dhe larës ujor).
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
Tartuf i bardhë, niacinamide, Titanium Dioxide,
Lista e plotë e përbërësve
Water, Butyloctyl Salic-ylate, C12-15 Alkyi Benzoate, Titanium Dio-xide(CI 77891), Polymethylsilsesquioxane, Propanediol, Diethylamino Hydroxybenzo-yi Hexyl Benzoate, 1,2-Hexanediol, Niacina-mide, Bis-Ethylhexyloxyphenol Methoxyphenyl Triazine, Ethylhexyl Triazone, Aluminum Stearate, Hydroxyethyl Acrylate/So-dium Acryloyldimethyl Taurate Copolymer, Alumina, Polyhydroxystearic Acid, Acry-ates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Tromethamine, Fragrance, Ethylhexylgi-ycerin, Adenosine, Sorbitan Isostearate, Tuber Melanosporum Extract, Tuber Mag-natur Extract 1,000ppb), Tuber Aestivum Extract, Glyceryl Stearate, Panthenol, Ara-chidyl Alcohol, Beheny! Alcohol, ArachidylGlucoside
Marka
NEOGEN u krijua në vitin 2009 nga kompania Outin Futures nën sloganin “We create reason and value”, që do të thotë “Ne krijojmë arsye dhe vlerë”. Arsyeja, misioni dhe filozofia në krijimin e çdo produkti është qëllimi për të përcjellë përfitimet vërtet të nevojshme për lëkurën. Laboratorët e NEOGEN-it nëpërmjet kërkimeve shkencore, për të maksimizuar përfitimet nga përbërësit natyralë, kanë shpikur 6 teknologji unike dhe sot zotërojnë më shumë se 50 patenta të certifikuara. Falë formulimeve miqësore me lëkurën, NEOGEN ofron produkte që i përgjigjen çdo nevoje dhe problematike të saj.
NEOGEN DERMALOGY A-Clear Serum
NEOGEN DERMALOGY A-Clear Serum
NEOGEN DERMALOGY A-Clear Serum është një formulë e menduar me kujdes që kombinon në mënyrë perfekte eksfolimin, trajtimin antibakterial dhe qetësimin e menjëhershëm të lëkurës. Ky serum vjen si një zgjidhje ideale për të gjithë ata që përballen me akne, yndyrë të tepërt dhe pore të bllokuara, duke ofruar një veprim të shumëfishtë që pastron, trajton dhe balancon lëkurën në të njëjtën kohë. Përbërësi kryesor, Acidi Salicilik (BHA), vepron duke eksfoluar butësisht qelizat e vdekura dhe duke depërtuar thellë në pore, çka ndihmon në reduktimin e akneve dhe parandalimin e formimit të tyre në të ardhmen. Formula është e pasuruar me Centella Asiatica, e njohur për vetitë e saj qetësuese dhe rigjeneruese, duke ndihmuar në forcimin e barrierës së lëkurës. Ndërkohë, Tea Tree Oil ndihmon në luftimin e baktereve që shkaktojnë akne, ndërsa ekstrakti i çajit jeshil si një antioksidant i fuqishëm, mbron dhe qetëson lëkurën nga irritimet. Për një efekt më të plotë, Licorice Root Extract ndihmon në ndriçimin e lëkurës dhe njëtrajtësimin e tonit, ndërsa Guaiazulene redukton skuqjen dhe ndjeshmërinë, duke e bërë këtë serum të përshtatshëm edhe për lëkurë të ndjeshme.
Konsistenca e tij është e lehtë, ujore dhe jo ngjitëse; përthithet shpejt dhe lë pas një ndjesi freskie dhe pastërtie, pa e rënduar lëkurën. Ky serum sugjerohet veçanërisht për lëkurë me akne, të yndyrshme apo mikse.
*30ml
Përdorimi
Përdoreni pas tonerit apo esencës. Merrni një sasi të konsiderueshme në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë, qafë dhe dekolte, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Sugjerohet të përdoret çdo ditë në mbrëmje.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
Acid Salicilik (BHA), Centella Asiatica, Tea Tree Oil, Ekstrakti i çajit jeshil, Ekstrakti i rrënjës së likoricës, Guaiazulene
Lista e plotë e përbërësve
Marka
NEOGEN u krijua në vitin 2009 nga kompania Outin Futures nën sloganin “We create reason and value”, që do të thotë “Ne krijojmë arsye dhe vlerë”. Arsyeja, misioni dhe filozofia në krijimin e çdo produkti është qëllimi për të përcjellë përfitimet vërtet të nevojshme për lëkurën. Laboratorët e NEOGEN-it nëpërmjet kërkimeve shkencore, për të maksimizuar përfitimet nga përbërësit natyralë, kanë shpikur 6 teknologji unike dhe sot zotërojnë më shumë se 50 patenta të certifikuara. Falë formulimeve miqësore me lëkurën, NEOGEN ofron produkte që i përgjigjen çdo nevoje dhe problematike të saj.
GENABELLE PDRN Vita Toning Ampoule
GENABELLE PDRN Vita Toning Ampoule
GENABELLE PDRN Vita Toning Ampoule është një serum inovativ i krijuar për të transformuar rutinën e kujdesit të lëkurës. Me një formulë të avancuar që përmban PDRN (DNA e salmonit), vitamina B, C, E dhe acid hialuronik, ky serum ndihmon në rigjenerimin e qelizave, përmirësimin e elasticitetit dhe hidratimin e thellë të lëkurës. Gjithashtu, ndihmon në reduktimin e dukshëm të njollave, shenjat e lodhjes dhe linjat e holla, duke i dhënë lëkurës një pamje të barabartë, të lëmuar dhe me shkëlqim natyral. Tekstura e tij e lehtë dhe e butë përthithet menjëherë, duke e bërë të përshtatshëm për përdorim të përditshëm dhe për çdo tip lëkure. Përmes përdorimit të rregullt, ky serum ofron një efekt rigjenerues dhe ndriçues, duke rikthyer vitalitetin e lëkurës.
Formula e tij është vegane, hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht, e sigurt për përdorim gjatë shtatëzanisë dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.
*30ml
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, dhe e keni pergatitur me tonerin, merrni një sasi të konsiderueshme (1-2 sprucime) në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë dhe në qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Keshillohet të përdoret në mëngjes.
Përbërësit
"Përbërësit magjik"
PDRN (DNA e salmonit), acid hialuronik, vitamina B, C, E
Lista e plotë e përbërësve
Water,Butylene Glycol,Niacinamide,Polyglycerin-3,Methylpropanediol,1,2-Hexanediol,Glycereth-26,Glycerin,Mannitol,Sodium DNA, Polyglyceryl-10 Laurate,Microcrystalline Cellulose,Ammonium Acryloyldimethyltaurate/VP Copolymer,Polyacrylate Crosspolymer-6 ,Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer,Arginine,Zea Mays (Corn) Starch,Milt Extract,Ethylhexylglycerin,Mica,Allantoin, Caprylyl Glycol,Adenosine,Fragrance,Biosaccharide Gum-1,CI 77492,Sodium Hyaluronate,Tranexamic Acid,Calcium Pantothenate, Maltodextrin,Sodium Starch Octenylsuccinate,Sodium Ascorbyl Phosphate,Tocopheryl Acetate,Pyridoxine HCl,Hydrolyzed Hyaluronic acid, Hydrolyzed Sodium DNA,Hyaluronic Acid,Sodium Acetylated Hyaluronate,Tripeptide-1,Acetyl Hexapeptide-8
Marka
GENEBELLE është një markë koreane e kujdesit të lëkurës e fokusuar te rigjenerimi dhe mirëqenia e saj. Produktet e saj përdorin përbërës aktivë të fuqishëm, si PDRN (Polydeoxyribonucleotide), i cili nxit rigjenerimin qelizor, përmirëson elasticitetin dhe rikthen shkëlqimin natyral të lëkurës. Linja e saj kryesore përfshin maska, kremra dhe ampula të dizajnuara për hidratim të thellë, rigjenerim dhe ndriçim, duke reduktuar shenjat e lodhjes dhe dëmtimit nga mjedisi. Formula e butë e Genabelle është e përshtatshme edhe për lëkurën e ndjeshme, ndërsa teknologjia moderne e shpërndarjes së përbërësve siguron që lëkura të përthithë maksimalisht efektet e tyre. E inspiruar nga dermatologjia koreane, marka synon të sjellë kujdes profesional në rutinën e përditshme, duke i dhënë lëkurës pamje të freskët, elastike dhe të rinovuar.
NUMBUZIN No.9 NAD+ Retinol Volumetox Eye Cream
NUMBUZIN No.9 NAD+ Retinol Volumetox Eye Cream
NUMBUZIN No.9 NAD+ Retinol Volumetox Eye Cream është një krem inovativ për zonën delikate të syve, i formuluar për të përmirësuar elasticitetin e lëkurës dhe për të reduktuar dukshëm linjat e holla dhe rrudhat. Formula e tij kombinon NAD+ dhe retinol, dy përbërës të njohur për efektin e tyre në rigjenerimin e lëkurës dhe stimulimin e prodhimit të kolagjenit, duke ndihmuar në rikthimin e një pamjeje më të lëmuar dhe më rinore në zonën e syve. Kremi është i pasur me peptide dhe përbërës volumizues, të cilët ndihmojnë në reduktimin gradual të shenjave të moshës, ndërsa niacinamidet ndihmojnë në ndriçimin e zonës së syve dhe në zbehjen rrathëve të zinj. Nga ana tjetër, përbërës hidratues si acidi hialuronik, ceramidet dhe panthenoli ndihmojnë në ruajtjen e lagështisë, forcimin e barrierës mbrojtëse të lëkurës dhe në qetësimin e zonës së ndjeshme rreth syve. Falë teksturës së tij të butë dhe të pasur, por që përthithet shpejt, ky krem ndihmon që zona e syve të duket më e hidratuar, më e lëmuar dhe më e mbushur, duke reduktuar pamjen e rrudhave dhe shenjave të lodhjes. Mund të përdoret jo vetëm në zonën e syve, por edhe në zona të tjera me linja të holla si balli, vijat nazolabiale apo qafa, për një pamje më rinore.
*10ml
Përdorimi
Në mëngjes dhe mbrëmje, pasi të keni aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj e përpara se të vendosni kremin hidratues, aplikojeni produktin lehtësisht në zonën rreth syve.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
NAD+, retinol, niacinamide,
Lista e plotë e përbërësve
Water, Butylene Glycol, Glycerin, Propanediol, Macadamia Integrifolia Seed Oil, Niacinamide, Olea Europaea (Olive) Fruit Oil, Cetyl Ethylhexanoate, Methylpropanediol, Butyrospermum Parkii (Shea) Butter, Methyl Hydrogenated Rosinate, Polysorbate 60, Cyclopentasiloxane, 1,2-Hexanediol, Cetyl Alcohol, Stearic Acid, Glycereth-26, Glyceryl Stearate, Dimethicone, PEG-100 Stearate, Cyclohexasiloxane, Hydrogenated Lecithin, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/VP Copolymer, Sorbitan Stearate, Behenic Acid, Cocos Nucifera (Coconut) Oil, Hydroxyacetophenone, Polyacrylate-13, Vinyl Dimethicone, Batyl Alcohol, Dimethicone/Vinyl Dimethicone Crosspolymer, Phytosteryl Isostearate, Polyisobutene, Ceramide NP, Nicotinamide Adenine Dinucleotide, Caprylic/Capric Triglyceride, Macadamia Ternifolia Seed Oil, Citric Acid, Retinol, Ethylhexylglycerin, Polyglyceryl-4 Oleate, Adenosine, Hydrolyzed Gardenia Florida Extract, Hydrolyzed Malt Extract, Hydrolyzed Viola Tricolor Extract, Theobroma Cacao (Cocoa) Seed Extract, Brassica Campestris (Rapeseed) Sterols, Polysorbate 20, Disodium EDTA, Sorbitan Isostearate, Dextrin, Cholesterol, Polyglyceryl-10 Laurate, Ammonium Polyacryloyldimethyl Taurate, Hyaluronic Acid, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Sodium Hyaluronate, Phytosteryl/Behenyl/Octyldodecyl Lauroyl Glutamate, Aluminum/Magnesium Hydroxide Stearate, Pentaerythrityl Tetra-di-t-butyl Hydroxyhydrocinnamate, Potassium Cetyl Phosphate, Hydroxypropyl Cyclodextrin, Chitosan, Tris(Tetramethylhydroxypiperidinol) Citrate, Acetyl tetrapeptide-5, Resveratrol, Acetyl Dipeptide-1 Cetyl Ester, Acetyl Hexapeptide-1, Acetyl Hexapeptide-8, Acetyl Octapeptide-3, Acetyl Tetrapeptide-2, Acetyl Tetrapeptide-3, Acetyl Tetrapeptide-9, Arginine/Lysine Polypeptide, Biotinoyl Tripeptide-1, Copper Tripeptide-1, Dipeptide Diaminobutyroyl Benzylamide Diacetate, Dipeptide-2, Dipeptide-4, Hexapeptide-11, Hexapeptide-12, Hexapeptide-9, Myristoyl Pentapeptide-17, Nicotinoyl Dipeptide-23, Nicotinoyl Tripeptide-1, Nicotinoyl Tripeptide-35, Nonapeptide-1, Oligopeptide-29, Oligopeptide-32, Palmitoyl Hexapeptide-12, Palmitoyl Pentapeptide-4, Palmitoyl Pentapeptide-5, Palmitoyl Tetrapeptide-10, Palmitoyl Tetrapeptide-7, Palmitoyl Tripeptide-1, Palmitoyl Tripeptide-29, Palmitoyl Tripeptide-38, Palmitoyl Tripeptide-5, Palmitoyl Tripeptide-8, sh-Decapeptide-7, sh-Octapeptide-4, sh-Oligopeptide-1, sh-Oligopeptide-2, sh-Polypeptide-1, sh-Polypeptide-11, sh-Polypeptide-16, sh-Polypeptide-22, sh-Polypeptide-3, sh-Polypeptide-62, sh-Polypeptide-9, sr-(Oligopeptide-91 Clostridium Botulinum Polypeptide-1), Tetrapeptide-30, Tripeptide-1, Tripeptide-10 citrulline, Tripeptide-29
Marka
DR. ALTHEA Retinol Flat Iron Eye Roller
DR. ALTHEA Retinol Flat Iron Eye Roller
Nëse dëshironi një kujdes të avancuar për zonën delikate rreth syve që kombinon efektin e fuqishëm të retinolit me efektin "cooling" dhe masazhues, atëherë Dr. ALTHEA Retinol Flat Iron Eye Roller është zgjidhja inovative që po kërkohet më shumë. Ky serum për zonën e syve përmban 0.1% retinol, i njohur për stimulimin dhe rinovimin qelizor, si dhe për përmirësimin e elasticitetit të lëkurës, por është gjithashtu i kombinuar me bakuchiol, një alternativë bimore që përforcon efektin anti‑age pa irrituar lëkurën e ndjeshme. Formula përmban 5 % Cica Retisome me Centella Asiatica dhe Madecassoside, të cilët qetësojnë, forcojnë barrierën e lëkurës dhe zvogëlojnë skuqjet e mundshme, ndërsa acidi hialuronik siguron hidratim të thellë dhe plumpim për një pamje më të lëmuar dhe elastike. Peptidet e përfshira ndihmojnë në reduktimin e vijave të holla, ndërsa aplikatori metalik “flat iron” jo vetëm shpërndan serumin në mënyrë higjenike, por ofron edhe një efekt ftohës dhe masazhues që ndihmon në reduktimin e ënjtjeve dhe stimulimin e qarkullimit të gjakut në zonën e syve. Falë teksturës së lehtë, formula përthithet shpejt pa lënë ndjesi të rëndë, duke e bërë ideal përdorimin e përditshëm, veçanërisht gjatë ritualeve të mbrëmjes, për një pamje më të freskët dhe më të rigjeneruar rreth syve.
Produkti është i testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban 20 përbërës të dëmshëm për lëkurën.
*25ml
Përdorimi
Kremi të përdoret në rutinën e mbrëmjes në hapin e fundit të saj, duke e sugjeruar pas tonerit, serumit dhe kremit hidratues të natës. në zonën rreth syve niseni aplikimin nga cepi i syrit duke e masazhuar lehtësisht. Nëse është hera e parë që e përdorni retinol, sugjerohet të niset dalëngadalë, duke e filluar 1 herë në javë derisa lëkura të mësohet dhe më pas me një frekuencë të përditshme. Mos e përdorni në të njëjtën rutinë me acide eksfoliuese (AHA, BHA, PHA, LHA etj,.). Gjithmonë në mëngjes të shoqërohet me krem me faktorë mbrojtës ndaj rrezeve të dëmshme të diellit.
Sugjerim: Për të shangur çdo efekt anësor, si: tharja e lëkurës, përpara se të aplikoni kremin me retinol vendosni një krem hidratues dhe me konsistencë të plotë për zonën rreth syve, dhe më pas aplikoni kremin.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
0.1% retinol, bakuchiol, 5 % Cica Retisome me Centella Asiatica dhe Madecassoside, acid hialuronik, peptide
Lista e plotë e përbërësve
Water, Glycerin, Butylene Glycol, Caprylic/Capric Triglyceride, Cetyl Ethylhexanoate, Hydrogenated Polydecene, 1,2-Hexanediol, Betaine, Propanediol, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/VP Copolymer, Hydroxyacetophenone, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Pentaerythrityl Tetra-di-t-Butyl Hydroxyhydrocinnamate, Hydrogenated Lecithin, Ethylhexylglycerin, Retinol, Tromethamine, Benzotriazolyl Dodecyl p-Cresol, Glyceryl Polymethacrylate, HDI/Trimethylol Hexyllactone Crosspolymer, Xanthan Gum, Cholesterol, Panthenol, Disodium EDTA, Polyvinyl Alcohol, Methylpropanediol, Tocopherol, Ceramide NP, Centella Asiatica Leaf Water, Caprylyl Glycol, Phenylpropanol, Madecassoside, Hyaluronic Acid, Bakuchiol, Echinacea Purpurea Extract, Sodium DNA, Acetyl Tetrapeptide-5, Acetyl Hexapeptide-1, Acetyl Hexapeptide-8
Marka
ALTHEA është një markë koreane me plot kuptimin e fjalës… Domethënia e emrit të saj vjen nga: “Dr.”, që përfaqëson kërkimin shkencor dhe ekspertizën në procesin e krijimit të produkteve dhe “Althea”, lulja kombëtare e Koresë së Jugut, që përfaqëson vendin që frymëzon një qasje të re ndaj përkujdesjes së lëkurës. Themelimi i markës ka për qëllim kombinimin e estetikës së lartë dhe formulave inovative të produkteve. Këto formulime përmbajnë përbërës natyral, efektiv dhe të sigurtë, për të krijuar produkte me cilësi të lartë. Ndërkohë DR. ALTHEA zhvillon kërkime të hollësishme për të gjetur shkakun që qëndron mbrapa problematikave të ndryshme të lëkurës, duke i dhënë përgjigje me produktet e saj.
DR. ALTHEA Pore Refresh Grinding Cleansing Balm
DR. ALTHEA Pore Refresh Grinding Cleansing Balm
Dr. Althea Pore Refresh Grinding Cleansing Balm është një balm pastrues inovativ me mekanizëm unik “grinding”, i krijuar për të ofruar pastrim të thellë të poreve në mënyrë higjienike dhe sa më efektive. Tekstura e tij e butë, me konsistencë si gjalpi, shkrihet menjëherë në kontakt me ngrohtësinë e lëkurës dhe transformohet në vaj, duke pastruar në mënyrë efektive makeup-in (edhe waterproof), SPF-në dhe sebumin e tepërt. Në kontakt me ujin, emulsifikohet në një qumësht të lehtë që shpëlahet plotësisht pa lënë ndjesi yndyror apo rëndese. Formula përmban përbërës si Camellia Sinensis (çaj jeshil) me veprim antioksidant dhe balancues, vaj nga krundet e orizit që ushqen dhe lëmon lëkurën, si dhe vaj nga farat e jojobës që ndihmon në ruajtjen e hidratimit pa bllokuar poret. I pasur me Vitaminë E (Tocopherol) dhe ekstrakte botanike qetësuese, kjo formulë nuk dëmton barrierën e lëkurës dhe është e përshtatshme për të gjitha tipet e lëkurës, përfshirë edhe atë të ndjeshme. Rezultati është një lëkurë e pastër në thellësi, me pore të pastruara, teksturë më të lëmuar dhe një ndjesi të butë pas çdo përdorimi.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, dhe irritues për lëkurën, si: paraben, sulfate, silikon, vajra artificial dhe fragrancë artificiale.
*50ml
Përdorimi
Rrotullojeni produktin në drejtim të akrepave të orës për të marrë një sasi të përshtatshme dhe aplikojeni në lëkurë të thatë. Masazhojeni fytyrën butësisht me lëvizje rrethore, duke perfshirë edhe zonën e syve. Më pas shpëlajeni fytyrën me ujë të vakët e të bollshëm, duke larguar çdo mbetje papastërtie.
Përbërësit
Përbërësit “magjik”
Çaj jeshil (Camellia sinensis), vaj nga krundet e orizit, vaj nga farat e jojobës, vitaminë E (tokoferol)
Lista e plotë e përbërësve
Cetyl Ethylhexanoate, Caprylic/Capric Triglyceride, Synthetic Wax, PEG-20 Glyceryl Triisostearate, PEG-10 Isostearate, Polyglyceryl-2 Oleate, Glyceryl Oleate Citrate, Tocopherol, Oryza Sativa (Rice) Bran Oil, Sorbitan Sesquioleate, Caprylyl Glycol, Melia Azadirachta Leaf Extract, Melia Azadirachta Flower Extract, Coccinia Indica Fruit Extract, Solanum Melongena (Eggplant) Fruit Extract, Aloe Barbadensis Flower Extract, Simmondsia Chinensis (Jojoba) Seed Oil, Ocimum Sanctum Leaf Extract, Curcuma Longa (Turmeric) Root Extract, Corallina Officinalis Extract, Camellia Sinensis Leaf Extract, Water, Glycerin, 1,2-Hexanediol, Ethylhexylglycerin, Water, Butylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Glycine Soja (Soybean) Oil, Sodium Guaiazulene Sulfonate
Marka
ALTHEA është një markë koreane me plot kuptimin e fjalës… Domethënia e emrit të saj vjen nga: “Dr.”, që përfaqëson kërkimin shkencor dhe ekspertizën në procesin e krijimit të produkteve dhe “Althea”, lulja kombëtare e Koresë së Jugut, që përfaqëson vendin që frymëzon një qasje të re ndaj përkujdesjes së lëkurës. Themelimi i markës ka për qëllim kombinimin e estetikës së lartë dhe formulave inovative të produkteve. Këto formulime përmbajnë përbërës natyral, efektiv dhe të sigurtë, për të krijuar produkte me cilësi të lartë. Ndërkohë DR. ALTHEA zhvillon kërkime të hollësishme për të gjetur shkakun që qëndron mbrapa problematikave të ndryshme të lëkurës, duke i dhënë përgjigje me produktet e saj.
MIZON White Flower Snow Cream
MIZON White Flower Snow Cream
MIZON White Flower Snow Cream është një krem për fytyrën dhe trupin që e lë lëkurën dukshëm më të bardhë, më të ndritshme dhe me ton më të njëtrajtshëm, që në momentin e aplikimit. Efekti “snow” vjen nga kombinimi i përbërësve ndriçues dhe uniformizues, të cilët e bëjnë lëkurën të duket më e pastër dhe më e freskët pa e rënduar. Formula me niacinamide ndihmon në njëtrajtësimin e tonalitetit të lëkurës si edhe në zbehjen e njollave kafe, ndërsa kompleksi me 11 lule të bardha ofron qetësim të menjëhershëm. Tekstura e lehtë përthithet shpejt, nuk ngjit dhe është ideale për përdorim të përditshëm si në fytyrë ashtu edhe në trup. Ky krem është zgjedhje ideale për ata që kërkojnë efekt zbardhues të menjëhershëm, hidratim dhe pamje uniforme në një produkt të vetëm.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht, dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon dhe vajra artificial & natyral.
*150ml
Përdorimi
Për fytyrën: Në mëngjes, përpara aplikimit të kremit mbrojtës ndaj diellit dhe në mbrëmje, pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë me lëvizje rrethore, derisa të jetë përthithur tërësisht.
Për trupin: Aplikojeni gjatë kohës që lëkura është akoma e lagësht pas dushit. Masazhojeni mirë, deri sa të përthithet plotësisht. Vendosni një shtresë më shumë në zonat me më shumë qeliza të vdekura të lëkurës te bërrylat dhe thembra.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
niacinamide, kompleks me 10 lloje lulesh
Lista e plotë e përbërësve
10 Types of White Flowers; Peony, Madonna Lily, Elderflower, Lotus Flower, Common Jasmine, Honeysuckle, Multiflora Rose, Magnolia Sieboldii, Prunus Serrulata, Plum Blossom, Niacinamide, Adenosine
Marka
Marka koreano-jugore Mizon u themelua në vitin 2007 për të zhvilluar teknologji moderne të bukurisë. Me përbërës të cilësisë së lartë, teknika pioniere dhe kërkime intensive, për të krijuar produkte që janë shumë efektive dhe të thjeshta për t'u përdorur. MIZON beson në shumëllojshmërinë e bukurisë, pavarësisht nga përkatësia etnike, mosha, identiteti gjinor, seksualiteti, paaftësitë, feja.. Gjithkush është unik dhe misioni i tyre është të ndihmojnë duke u ndjerë rehat në lëkurën e tyre. Logoja e MIZON-it përfaqëson një kornizë të hapur dritareje: si një dritare që i hapet botës. Ata besojnë në dëgjimin e njerëzve, kuptimin e nevojave dhe formulimin e zgjidhjes së duhur.
ANUA 8 Hyaluronic Acid Moisturizing Gentle Gel Cleanser
ANUA 8 Hyaluronic Acid Moisturizing Gentle Gel Cleanser
ANUA 8 Hyaluronic Acid Moisturizing Gentle Gel Cleanser është një larës ujor për fytyrën jashtëzakonisht i butë dhe intensivisht hidratues, i krijuar për përdorim të përditshëm. I formuluar nga ANUA, ky larës pastron lëkurën në mënyrë efektive pa e tharë dhe pa shkaktuar irritim. Formula e tij e avancuar përmban 8 lloje të Acidit Hialuronik, të cilat ndihmojnë në ruajtjen e lagështisë në disa nivele të lëkurës, duke parandaluar ndjesinë e shtrëngimit apo tërheqjes pas larjes. Tekstura e lehtë xhel shndërrohet në një shkumë të butë dhe delikate, e cila largon papastërtitë, yndyrën dhe mbetjet e makeup-it, duke e lënë lëkurën të pastër dhe të butë. Falë pH-së së balancuar dhe formulës së tij të kujdesshme, ky larës është i përshtatshëm për lëkurë të thatë, të ndjeshme, normale dhe të dehidratuar. Pas çdo përdorimi, lëkura mbetet e freskët, e hidratuar dhe e qetësuar, gati për hapat e mëtejshëm të rutinës së kujdesit të lëkurës.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, konservues artificial, ngjyrues artificial, paraben, vaj mineral dhe është e patestuar në kafshë.
*150ml
Përdorimi
Njomeni fytyrën me ujë të vakët dhe merrni një sasi të vogël nga larësi. Shkumojeni mirë nëpër duar dhe aplikojeni në lëkurë, duke e masazhuar atë me lëvizje rrethore. Shpëlajeni në fund fytyrën me ujë të bollshëm
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
8 lloje të acidit hialuronik
Lista e plotë e përbërësve
Water, Coco-Betaine, Sodium Cocoyl Alaninate, Potassium Cocoyl Glycinate, Acrylates Copolymer, Glycerin, 1,2-Hexanediol, Propanediol, Polyglyceryl-4 Caprate, Caprylyl Glycol, Hydroxyacetophenone, Tromethamine, Glyceryl Glucoside, Disodium EDTA, Hydrolyzed Hyaluronic Acid (10ppm), Squalane, Ectoin, Citric Acid, Hydrolyzed Vegetable Protein, Maltodextrin, Hydrogenated Lecithin, Ceramide NP, Butylene Glycol, Hyaluronic Acid (2ppb), Hydrolyzed Sodium Hyaluronate (2ppb), Sodium Hyaluronate (1ppb), Potassium Hyaluronate (1ppb), Hydroxypropyltrimonium Hyaluronate (0.8ppb), Sodium Hyaluronate Crosspolymer (0.8ppb), Sodium Acetylated Hyaluronate (0.4ppb)
Marka
Anua beson se lëkura e shëndetshme nuk varet vetëm nga produktet e kujdesit të lëkurës, por edhe nga të kesh një mendje të relaksuar dhe një mënyrë jetese të rregulluar. Marka fokusohet në zgjedhjen e përbërësve të pastër, organikë për të maksimizuar efektivitetin dhe për të minimizuar efektet e dëmshme në lëkurë. Produktet e saj miqësore me mjedisin dhe të qëndrueshme janë 100% të prodhuara në Kore dhe të dizajnuara me paketim të thjeshtë. Më të shiturit përfshijnë Toner qetësues Heartleaf 77%, Ampulë qetësuese Heartleaf 80% dhe krem dielli të butë 5-Zero.
NATURE REPUBLIC Real Nature Sheet Mask
NATURE REPUBLIC Real Nature Sheet Mask
Maskat e fytyrës me pëlhurë janë një mënyrë e thjeshtë dhe efektive për t’i dhënë lëkurës suaj një dozë të menjëhershme vitaminash dhe lagështie. Ato janë gjithashtu një mënyrë argëtuese për t’u çlodhur dhe përkëdhelur veten në shtëpi! NATURE REPUBLIC Real Nature Sheet Mask janë të pasura me esencë në sasi të bollshme, duke trajtuar problemet specifike të lëkurës suaj. Ato vijnë në dy variante:
Formuli me Acai Berry: ofron hidratim të fuqishëm, ndihmon në rigjallërimin e lëkurës dhe rrit elasticitetin e saj.
Formulimi me Aloe Vera: ofron hidratim të thellë dhe ndihmon në zvogëlimin e skuqjes dhe irritimeve të lëkurës.
*23ml
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin dhe/apo serumin, vendosni me kujdes maskën dhe prisni 10-20 min. Duhet të keni kujdes, të mos e lini në fytyrë derisa të thahet. Pasi ta hiqni nga fytyra, masazhoni esencën e mbetur në lëkurë butësisht që të përthithet sa më mirë. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj.
Përbërësit
Lista e plotë e përbërësve
Acai Berry:
Water, Dipropylene Glycol, Cetyl Ethylhexanoate, Glycerin, Polyglyceryl-3 Methylglucose Distearate, Dimethiconol, Glyceryl Stearate, PEG-100 Stearate, Butylene Glycol, Paeonia Suffruticosa Root Extract, Centella Asiatica Extract, 1,2 Hexanediol, Carbomer, Hydroxyethylcellulose, Euterpe Oleracea Fruit Extract, Chamomilla Recutita (Matricaria) Flower Extract, Glyceryl Caprylate, Potassium Hydroxide, Adenosine, Ethylhexylglycerin, Gentiana Lutea Root Extract, Achillea Millefolium Extract, Artemisia Absinthium Extract, Arnica Montana Flower Extract, Disodium EDTA, Fragrance, Limonene
Aloe Vera:
Aqua, Glycerin, Dipropylene Glycol, Alcohol, 1,2-hexanediol, Aloe Barbadensis Leaf Extract, Arginine, Butylene Glycol, Caprylate, Carbomer, Centella Asiatica Extract, Chamomilla Recutita (Matricaria) Flower Extract, Disodium Edta, Ethylhexylglycerin, Glyceryl Acrylate/acrylic Acid Copolymer, Glyceryl Caprylate, Hydroxyethylcellulose, Maris Aqua, Paeonia Suffruticosa Root Extract, Fragrance, Peg-60 Hydrogenated Castor Oil, Pentylene Glycol, Pvm/ma Copolymer, Sodium Hyaluronate, Trehalose
Marka
NATURE REPUBLIC është krijuar në vitin 2009 në Korenë e Jugut. Filozofia e formulimeve të produkteve të saj ka të bëjë me përbërje natyrale dhe bimore. NATURE REPUBLIC është një markë natyrale që gjen dhe ofron energjinë e jetës nga natyrat e ndryshme në mbarë botën. Zbuloni me të 10 llojet e ndryshme të përbërësve që ajo mbështetet në formulimet e produkteve të saj, si: aloe vera, ujë nga thellësia e detit, sekrecion kërmilli, calendula, argan, fara nga pema baobab, ujë i oksigjenuar, gjalpë shea, ginseng, çaj jeshil etj. E preferuara e KORAL SECRETS është linja me argan!
ANUA Peach 70% Niacin Brightening Collagen Mask
ANUA Peach 70% Niacin Brightening Collagen Mask
ANUA Peach 70% Niacin Brightening Collagen Mask është një maskë hidrogel me teksturë të hollë gel‑like, e krijuar për të ndriçuar, hidratuar dhe përmirësuar elasticitetin e lëkurës. Kjo maskë përmban 70 % ekstrakt pjeshke (Prunus Persica), të pasur me vitamina dhe antioksidantë, që rigjeneron dhe freskon lëkurën, ndërsa niacinamide ndihmon në njëtrajtësimin e tonit, zbehjen e njollave dhe forcimin e barrierës mbrojtëse. Kolagjeni me molekulë të ulët dhe acidet hialuronike ofrojnë hidratim të thellë, duke e bërë lëkurën më të butë, më të lëmuar dhe më elastike. Tekstura gelatinoze e maskës përthithet gradualisht, duke bërë që maska të bëhet transparente ndërsa përbërësit aktivë depërtojnë në lëkurë, duke dhënë ndjesi freskie dhe rigjenerimi. Pas përdorimit, lëkura duket më e ndritshme, më e njëtrajtshme dhe e hidratuar. Maskë e përshtatshme për të gjitha tipet e lëkurës, veçanërisht për ato me ton të pabarabartë, njolla ose mungesë elasticiteti, dhe mund të përdoret si trajtim intensiv për rezultate të dukshme.
Formula e saj është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale & natyrale.
*38gr
*1copë
Përdorimi
Pasi të keni mbaruar me të gjithë rutinën tuaj, vendoseni maskën në lëkurë dhe mbajeni minimalisht deri 4 orë, derisa maska të kthehet në një shtresë transparente.
Këshillë: Për më shumë efekte dhe nëse nuk jeni person që lëvizni shumë gjatë gjumit, sugjerojmë që maska të mbahet gjatë gjithë kohës që ju flini.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
70% ekstrakt pjeshke (Prunus Persica), niacinamide, kolagjen, acid hialuronik
Lista e plotë e përbërësve
Prunus Persica (Peach) Fruit Water, Water, Dipropylene Glycol, Hydrogenated Polydecene, 1,2-Hexanediol, Glycerin, Niacinamide, Lactobacillus Ferment, Acrylates Copolymer, Ceratonia Siliqua (Carob) Gum, Xanthan Gum, Carrageenan, Hydroxyacetophenone, Sucrose, Allantoin, Potassium Chloride, Sodium Polyacrylate, Dipotassium Glycyrrhizate, Cellulose Gum, Gellan Gum, Caprylyl Glycol, Adenosine, Ethylhexylglycerin, Sodium Phytate, Iron Oxides (Ci 77491), Soluble Collagen, Sodium Hyaluronate, Maltodextrin, Rubus Idaeus (Raspberry) Fruit Extract, Rubus Coreanus Fruit Extract, Prunus Persica (Peach) Flower Extract, Prunus Persica (Peach) Fruit Extract, Prunus Serrulata Flower Extract, Hydroxypropyltrimonium Hyaluronate, Betaine Salicylate, Sodium Citrate, Sodium Acetylated Hyaluronate, Citric Acid, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Hyaluronic Acid, Cyanocobalamin, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Hydrolyzed Sodium Hyaluronate, Potassium Hyaluronate
Marka
Anua beson se lëkura e shëndetshme nuk varet vetëm nga produktet e kujdesit të lëkurës, por edhe nga të kesh një mendje të relaksuar dhe një mënyrë jetese të rregulluar. Marka fokusohet në zgjedhjen e përbërësve të pastër, organikë për të maksimizuar efektivitetin dhe për të minimizuar efektet e dëmshme në lëkurë. Produktet e saj miqësore me mjedisin dhe të qëndrueshme janë 100% të prodhuara në Kore dhe të dizajnuara me paketim të thjeshtë. Më të shiturit përfshijnë Toner qetësues Heartleaf 77%, Ampulë qetësuese Heartleaf 80% dhe krem dielli të butë 5-Zero.
MIZON 7 Vegan Peptide Booster Serum
MIZON 7 Vegan Peptide Booster Serum
MIZON 7 Vegan Peptide Booster Serum është një serum i formuluar për të ndihmuar në hidratimin, forcimin dhe përmirësimin e elasticitetit të lëkurës, duke i dhënë asaj një pamje më të lëmuar dhe më të shëndetshme. Formula e tij përmban 7 lloje peptide vegane, të cilat ndihmojnë në stimulimin e rigjenerimit të lëkurës duke ndihmuar në një pamje më rinore dhe më elastike. Ky serum vepron si një booster në rutinën e kujdesit të lëkurës, duke rritur përthithjen dhe efektivitetin e produkteve që aplikohen më pas. Peptidet ndihmojnë në forcimin e barrierës mbrojtëse të lëkurës dhe në reduktimin e shenjave të lodhjes dhe humbjes së elasticitetit, ndërsa formula e balancuar e bën të përshtatshëm edhe për lëkurat e ndjeshme. Konsistenca e tij është e lehtë dhe fluide, përthithet shpejt dhe nuk lë ndjesi ngjitjeje apo rëndese në lëkurë. Përshtatet me të gjitha tipet e lëkurës, veçanërisht me lëkurën e lodhur, mature ose me mungesë elasticiteti. Produkti është vegan-friendly dhe i përshtatshëm për përdorim të përditshëm.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale dhe ngjyrues artificial.
*150ml
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, dhe e keni pergatitur me tonerin, mund ta përdorni në vend të esencës ose serumit në rutinën tuaj. Merrni një sasi të konsiderueshme (1-2 sprucime) në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë dhe në qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Keshillohet të përdoret në mëngjes dhe mbrëmje.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
7 lloj peptidesh
Lista e plotë e përbërësve
Water, Butylene Glycol, Glycerin, Dipropylene Glycol, 1,2-hexanediol, Niacinamide, Raffinose, Betaine, Carbomer, Ethylhexylglycerin, Tromethamine, Adenosine, Hydrolyzed Sclerotium Gum, Disodium Edta, Allantoin, Cynanchum Atratum Extract, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Sodium Hyaluronate, Caprylyl Glycol, Polyglyceryl-10 Laurate, Acetyl Hexapeptide-8, Palmitoyl Tripeptide-5, Acetyl Tetrapeptide-5, Palmitoyl Pentapeptide-4, Acetyl Hexapeptide-38, Nonapeptide-1, Pentapeptide-18
Marka
Marka koreano-jugore Mizon u themelua në vitin 2007 për të zhvilluar teknologji moderne të bukurisë. Me përbërës të cilësisë së lartë, teknika pioniere dhe kërkime intensive, për të krijuar produkte që janë shumë efektive dhe të thjeshta për t'u përdorur. MIZON beson në shumëllojshmërinë e bukurisë, pavarësisht nga përkatësia etnike, mosha, identiteti gjinor, seksualiteti, paaftësitë, feja.. Gjithkush është unik dhe misioni i tyre është të ndihmojnë duke u ndjerë rehat në lëkurën e tyre. Logoja e MIZON-it përfaqëson një kornizë të hapur dritareje: si një dritare që i hapet botës. Ata besojnë në dëgjimin e njerëzve, kuptimin e nevojave dhe formulimin e zgjidhjes së duhur.
FRANKLY PDRN Bounce Ball Serum
FRANKLY PDRN Bounce Ball Serum
FRANKLY PDRN Bounce Ball Serum është një serum inovativ korean me formulë të veçantë dyfazore dhe teknologjinë unike “Bounce Ball”, i krijuar për t’i dhënë lëkurës një pamje më rinore dhe plot vitalitet. Në formulë gjendet PDRN (Sodium DNA) i nxjerrë nga salmoni, i cili ndihmon në rigjenerimin e lëkurës, stimulon kolagjenin dhe përmirëson elasticitetin, duke lëmuar vijat e imëta. I pasur me ekstrakt të vezëve të salmonit, një përbërës më veti ushqyese dhe antioksidantësh, ky serum ushqen në thellësi, ndihmon në forcimin e barrierës së lëkurës dhe ruan hidratimin për një pamje më të shëndetshme. Formula përmban gjithashtu niacinamide dhe adenosine për njëtrajtësimin e tonit si dhe Centella Asiatica dhe Houttuynia Cordata për qetësimin e menjëhershëm të lëkurës së irrituar apo të skuqur. Por nuk mbaron me kaq! Veçantia këtij serumi qëndron tek kapsula vajore “Bounce Ball”, një top portokalli me raport unik 9:1 vaj–esencë, që duhet të shkundet para përdorimit për t’u përzier me esencën hidratuese; gjatë këtij procesi çlirohen përbërësit aktivë të freskët dhe krijohet një teksturë e lehtë, por thellësisht ushqyese, që përthithet shpejt pa ndjesi ngjitëse. Rezultati është një lëkurë më e hidratuar, më elastike, më e lëmuar dhe me një shkëlqim natyral e të shëndetshëm që vihet re që nga përdorimet e para.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate.
*30ml
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, dhe e keni pergatitur me tonerin, tundeni mirë për të shpërndarë topin aktiv PDRN dhe për ta përzier me formulën e serumit. Aplikoni disa pika në lëkurë dhe shpërndajeni butësisht në fytyrë dhe qafë derisa të përthithet plotësisht, duke shmangur zonën rreth syve. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Keshillohet të përdoret në mëngjes dhe mbrëmje.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
PDRN (Sodium DNA), ekstrakt të vezëve të salmonit, Centella Asiatica, Houttuynia Cordata, niacinamide, adenosine
Lista e plotë e përbërësve
Water(Aqua), Diphenyl Dimethicone, Pentylene Glycol, Propanediol, 1,2-Hexanediol, Niacinamide, Butylene Glycol, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil, Salmon Egg Extract, Sodium Citrate, Glycerin, Sodium Hyaluronate, Adenosine, Citric Acid, Glycine Soja (Soybean) Oil, Eclipta Prostrata Extract, Sodium DNA(PDRN), Dipotassium Glycyrrhizate, Sodium Phytate, Hydroxyethylcellulose, Melia Azadirachta Leaf Extract, Bacillus Ferment, Pullulan, Salvia Hispanica Seed Extract, Centella Asiatica Extract, Houttuynia Cordata Extract, Bixa Orellana Seed Oil, Moringa Oleifera Seed Oil, Tocopherol
Marka
FRANKLY është një markë moderne koreane e kujdesit për lëkurën që kombinon filozofinë e thjeshtë dhe të besueshme me formulime të bazuara në shkencë dhe përbërës të provuar. Produkte të saj janë krijuar nga studiues kozmetikë për të ofruar efikasitet pa përbërës të panevojshëm, duke i bërë të përshtatshme edhe për lëkurë të ndjeshme. Me një qasje transparente — pa parabene, pa aromë artificiale dhe të testuara dermatologjikisht — FRANKLY synon të sjellë rezultate të dukshme dhe një rutinë të pastër, efektive dhe të qetë për çdo ditë. Marka prodhohet në Kore, njihet globalisht dhe është bërë e dashur nga përdoruesit që duan kujdes të thjeshtë, të sigurtë dhe me rezultate të vërteta në lëkurë.
MEDICUBE Deep Lifting Peptide Eye Cream
MEDICUBE Deep Lifting Peptide Eye Cream
MEDICUBE Deep Lifting Peptide Eye Cream është një krem i avancuar për zonën delikate të syve, i formuluar për të përmirësuar elasticitetin dhe për të reduktuar linjat e holla. Formula e tij përmban kompleks peptidesh shumë-funksional, të cilat ndihmojnë në forcimin e zonës së lëkurës të syve dhe në stimulimin e prodhimit të kolagjenit, duke ndihmuar në reduktimin gradual të rrudhave dhe humbjes së elasticitetit. I pasur me kolagjen të hidrolizuar dhe adenosine, ky krem ndihmon në përmirësimin e elasticitetit dhe qetësimin e shenjave të lodhjes, ndërsa niacinamidet ndihmojnë në përmirësimin e zonës së syve dhe minimizimin e rrathëve të zinj. Nga ana tjetër, kombinimi i përbërësve hidratues si acid hialuronik, ceramide dhe panthenol ndihmon në ruajtjen e lagështisë, forcimin e barrierës mbrojtëse dhe qetësimin e irritimeve, duke e bërë formulën të përshtatshme edhe për lëkurë sensitive. Tekstura e lehtë dhe e mëndafshtë përthithet shpejt pa ndjesi të rëndë apo ngjitëse, duke e bërë të përshtatshëm jo vetëm për zonën e syve, por edhe për zonat me linja të holla si balli, vijat nazolabiale dhe qafa, për një pamje më të lëmuar, të hidratuar dhe dukshëm më rinore.
*30ml
Përdorimi
Në mëngjes dhe mbrëmje, pasi të keni aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj e përpara se të vendosni kremin hidratues, aplikojeni produktin lehtësisht në zonën rreth syve.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
peptide, niacinamide, acid hialuronik, ceramide, panthenol
Lista e plotë e përbërësve
Water(Aqua), Methylpropanediol, Glycerin, Cyclopentasiloxane, Butylene Glycol, Hydrogenated Poly(C6-14 Olefin), Dipropylene Glycol, Caprylic/Capric Triglyceride, Panthenol, Niacinamide, Squalane, Glyceryl Stearate, Butyrospermum Parkii (Shea) Butter, 1,2-Hexanediol, Polyglyceryl-3 Distearate, Cetearyl Olivate, C14-22 Alcohols, Stearyl Alcohol, Cetyl Alcohol, Sorbitan Olivate, Hydrogenated Lecithin, Polysorbate 60, Limnanthes Alba (Meadowfoam) Seed Oil, Palmitic Acid, Stearic Acid, C12-20 Alkyl Glucoside, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/VP Copolymer, Dimethiconol, Fragrance, Ethylhexylglycerin, Sodium Stearoyl Glutamate, Saccharide Hydrolysate, Glyceryl Stearate Citrate, Fructooligosaccharides, Allantoin, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Tromethamine, Caprylyl Glycol, Pullulan, Dipotassium Glycyrrhizate, Saccharum Officinarum (Sugarcane) Extract, Adenosine, Sorbitan Laurate, Disodium EDTA, Sodium Hyaluronate, Hydroxyethylcellulose, Acetyl Dipeptide-1 Cetyl Ester, Myristyl Alcohol, Myristic Acid, Hyaluronic Acid, Glucose, Arachidic Acid, Lauryl Alcohol, Alpha-Isomethyl Ionone, Acetyl Hexapeptide-1, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Hydrolyzed Sodium Hyaluronate, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Ceramide NP, Atelocollagen, Desamido Collagen, Palmitoyl Tripeptide-5, Oleic acid, Hydrolyzed Elastin, Hydrolyzed Collagen, Soluble Collagen, Sodium Acetylated Hyaluronate, Hydroxypropyltrimonium Hyaluronate, Collagen, Collagen Amino Acids, Acetyl Octapeptide-3, Procollagen, Magnesium PCA, Copper Tripeptide-1, Serine, Sucrose, Glycine, Calcium Chloride, Sea Salt, Alanine, Magnesium Chloride, Threonine, Histidine, Aspartic Acid, Valine, Proline, Dipotassium Phosphate, Lysine, Leucine, Tyrosine, Isoleucine, Magnesium Citrate, Glucosamine HCl, Phenylalanine, Glutamic Acid, Arginine, 1-Methylhydantoin-2-Imide, Asparagine, Citrulline, Methionine, Taurine, Tryptophan, Formic Acid, Glutamine, Cysteine
Marka
MEDICUBE PDRN Pink Collagen Bubble Serum
MEDICUBE PDRN Pink Collagen Bubble Serum
MEDICUBE PDRN Pink Collagen Bubble Serum është një serum inovativ me teksturë bubble-to-serum, i cili aktivizohet duke u shndërruar nga shkumë e lehtë në serum të pasur gjatë aplikimit, duke depërtuar shpejt në lëkurë për hidratim intensiv, shkëlqim dhe efekt “plump”. Formulimi i tij bazohet në kombinimin e 99% PDRN + 5% Niacinamide, që ndihmojnë në rigjenerimin e lëkurës, balancimin e tonit dhe përmirësimin e vitalitetit, ndërsa kolagjeni me pastërti të lartë (200Da) ndihmon në përmirësimin e elasticitetit dhe rregullimin e teksturës për një pamje më të lëmuar dhe rinore. Kompleksi hidratues me acid hialuronik, ceramide dhe panthenol ndihmon në forcimin e barrierës mbrojtëse, ruajtjen e lagështisë dhe qetësimin e lëkurës, ndërsa Vitamin E (Tocopherol) vepron si antioksidant për të mbrojtur nga faktorët e jashtëm. Formula është e lehtë, përthithet shpejt pa ndjesi ngjitëse dhe është e përshtatshme për të gjitha tipet e lëkurës, duke ndihmuar në reduktimin e poreve të dukshme, përmirësimin e tonit të pabarabartë dhe rikthimin e një shkëlqimi të shëndetshëm “glass skin”.
Formula e tij është jokomedogjenike, vegane, hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: përbërës EO, alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.
*95ml
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin, merrni një sasi të konsiderueshme të esencës dhe shpërhapeni atë në fytyrë dhe në qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Këshillohet të përdoret në mëngjes dhe mbrëmje.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
99% PDRN + 5% Niacinamide, kolagjen, acid hialuronik, ceramide, panthenol, Vitamin E (Tocopherol)
Lista e plotë e përbërësve
Aqua, Niacinamide, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil, Glycerin, Hydrogenated Poly(C6-14 Olefin), C12-14 Alketh-12, 1,2-Hexanediol, Propanediol, Isododecane, Ethylhexyl Palmitate, Cetyl Ethylhexanoate, Ethylhexylglycerin, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/VP Copolymer, Collagen Extract, Triethyl Citrate, Betula Alba Bark/Leaf Extract, Ricinus Communis (Castor) Seed Oil, Cymbopogon Citratus Leaf Oil, Illicium Verum (Anise) Fruit/Seed Oil, Adenosine, Tocopherol, Disodium EDTA, Cyanocobalamin, Collagen, Sodium DNA, Panthenol, Milk Protein Extract, Caprylic/Capric Triglyceride, Ceramide NP, Hydrogenated Lecithin, Xanthan Gum, Sodium Hyaluronate, Hyaluronic Acid, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Hydrolyzed Sodium Hyaluronate, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Hydroxypropyltrimonium Hyaluronate, Sodium Acetylated Hyaluronate, Retinol, Butylene Glycol, Glutamic Acid, Serine, Aspartic Acid, Hydrolyzed Collagen
Marka
MARY&MAY Spicule Retinol PDRN Cream
MARY&MAY Spicule Retinol PDRN Cream
MARY&MAY Spicule Collagen PDRN Cream
MARY&MAY Spicule Collagen PDRN Cream
CELIMAX Retinal Shot Tightening Booster
CELIMAX Retinal Shot Tightening Booster
CELIMAX Retinal Shot Tightening Booster është një serum revolucionar që ndihmon në reduktimin e rrudhave, poreve dhe përmirësimin e elasticitetit të lëkurës. Ky booster i fuqishëm përmban 0.1% retinal, një formë e avancuar e retinoidit që stimulon rinovimin qelizor dhe prodhimin e kolagjenit, duke e bërë lëkurën më të fortë, të freskët dhe të rigjeneruar. Teknologjia A‑Shot™ e serumit përdor mikropartikuj ultra të imët, të cilët depërtojnë thellë në lëkurë pa shkaktuar irritim, duke lejuar që vitaminat dhe peptidet të absorbohen maksimalisht. Nga ana tjetër, kompleksi i 9 peptideve përmirëson elasticitetin dhe teksturën e lëkurës, ndërsa panthenoli, vitamina E dhe ekstrakti i rrënjës së karotës ofrojnë hidratim të thellë, qetësim dhe mbrojtje antioksiduese. Tekstura e lehtë përthithet shpejt dhe lë një ndjesi të freskët në lëkurë, ndërsa përdorimi i rregullt ndihmon në reduktimin e poreve, përmirësimin e tonit dhe lëmimin e rrudhave. I përshtatshëm për çdo tipologji, kur lëkura ka shfaqur shenja të moshës të dukshme! Gjithashtu, është një parandalues i fuqishëm dhe efektiv!
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, sulfate, paraben, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial, vajra esencial dhe është i patestuar në kafshë.
*15ml
Përdorimi
Çdo mbrëmje pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin dhe kremin hidratues të rutinës suaj, aplikojeni në të gjithë fytyrën. Përdoreni 1 herë në 2 ditë.
*Faza e "ndërtimit të tolerancës", mund të shkurtohet ose zgjerohet në mënyrë individuale sipas reagimit të lëkurës së gjithësecilit.
*Frekuenca e përdorimit të rritet gradualisht si edhe zona në të cilën do ta përdorni po ashtu.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
0.1% retinal, 9 lloje peptidesh, panthenol, vitaminë E, ekstrakt i rrënjës së karotës
Lista e plotë e përbërësve
Water, Butylene Glycol, Glycerin, Caprylic/Capric Triglyceride, Cetearyl Alcohol, Niacinamide, Diisostearyl Malate, 1,2-Hexanediol, Polypropylsilsesquioxane, Panthenol, Cetearyl Olivate, Cetearyl Glucoside, Sorbitan Olivate, Hydroxyethyl Acrylate/Sodium Acryloyldimethyl Taurate Copolymer, Lecithin, Carbomer, Arginine, Dimethicone/Vinyl Dimethicone Crosspolymer, Tocopherol, Retinal (0.1%), Xanthan Gum, Ethylhexylglycerin, Adenosine, Sorbitan Isostearate, Sodium Lactate, Hydrolyzed Sponge, Disodium EDTA, Polysorbate 20, Ascorbic Acid, Glucose, Palmitoyl Tripeptide-1, Palmitoyl Tetrapeptide-7
Marka
CELIMAX është një markë e kozmetikës Koreano-Jugore, e themeluar në principin "Sinqeritet"! Filozofia e tyre ka të bëjë me: kozmatika nuk mund të bëjë mrekulli, por CELIMAX ju ofron një premtim të sinqertë për një lëkurë më të mirë. CELIMAX është një skuadër e përbërë nga njerëz të apasionuar, që kërkojnë të zhvillojnë produkte efikase dhe ofrojnë vërtetë atë që premtojnë. Qëllimi i kësaj marke është angazhimi i principit të sinqeritetit midis konsumatorit dhe produktit, dhe do të mund të arrijë që klientët e saj të kenë një persepktivë ndryshe për industrinë e bukurisë!
ANUA PDRN Hyaluronic Acid Capsule 100 Serum
ANUA PDRN Hyaluronic Acid Capsule 100 Serum
Shfaq 108/808

