CELIMAX Oil Control Mattifying Sun Stick SPF50+ PA++++
CELIMAX Oil Control Mattifying Sun Stick SPF50+ PA++++
CELIMAX Oil Control Mattifying Sun Stick SPF50+ PA++++ është krem mbrojtës nga dielli në formë stick-u, i krijuar posaçërisht për të kombinuar mbrojtjen e lartë UV me kontrollin e shkëlqimit dhe sebumit të tepërt gjatë ditës. Me SPF50+ PA++++, formula ofron mbrojtje të lartë ndaj rrezeve UVB dhe UVA, ndërsa tekstura e saj e lehtë ndihmon në krijimin e një përfundimi më mat dhe të lëmuar në lëkurë. Formula përmban përbërës si Silica, Calamine dhe Centella që ndihmojnë në absorbimin e sebumit të tepërt dhe në reduktimin e pamjes së shkëlqimit, duke e bërë veçanërisht të përshtatshëm për lëkurën e kombinuar dhe me tendencë për yndyrë. Forma praktike stick e bën aplikimin dhe riaplikimin e kremit mbrojtës shumë më të thjeshtë, pa pasur nevojë ta prekni produktin me duar. Mund të përdoret lehtësisht gjatë ditës, edhe kur jeni jashtë, dhe është një zgjedhje praktike për të rifreskuar mbrojtjen nga dielli pa prishur makeup-in.
Formula e sajështë e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, vajra artificial.
*19gr
Përdorimi
Përdoreni në mëngjes në hapin e fundit të rutinës suaj. Aplikojeni në fytyrë, qafë, dekolte dhe çdo zonë të trupit që e shikoni të arsyeshme. Riaplikojeni çdo 2 orë nëse doni të ruani efektin mbrojtës. Përpara çdo aplikimi pastroni me një pecetë sipërfaqen e produktit. Për të larguar mbetjet e filtrave SPF të kremit mbrojtës ndaj diellit, këshillohet pastrimi me larje të dyfishtë (larës vajor dhe larës ujor).
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
Uvinul A Plus, Uvinul T150, Tinosorb S, Polysilicone-15, Silica, Kalamina, Centella
Lista e plotë e përbërësve
Synthetic Wax, Dibutyl Adipate, Coco-Caprylate/Caprate, Ethylhexyl Palmitate, Methyl Methacrylate Crosspolymer, Caprylyl Methicone, Isopropyl Palmitate, Vinyl Dimethicone/Methicone Silsesquioxane Crosspolymer, Diethylamino Hydroxybenzoyl Hexyl Benzoate, Ethylhexyl Triazone, Tocopheryl Acetate, Vinyl Dimethicone, Ozokerite, Polysilicone-15, Silica, Triethoxycaprylylsilane, Bis-Ethylhexyloxyphenol Methoxyphenyl Triazine, Bisabolol, Polyglyceryl-4 Diisostearate/Polyhydroxystearate/Sebacate, Glyceryl Caprylate, Caprylyl Glycol, Ethylhexylglycerin, Tocopherol, Water, Butylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Pueraria Lobata Root Extract, Pinus Palustris Leaf Extract, Ulmus Davidiana Root Extract, Oenothera Biennis (Evening Primrose) Flower Extract, Centella Asiatica Extract, Centella Asiatica Leaf Extract, Saccharomyces Ferment, Centella Asiatica Root Extract, Asiaticoside, Madecassoside, Madecassic Acid, Asiatic Acid, Calamine
Marka
CELIMAX është një markë e kozmetikës Koreano-Jugore, e themeluar në principin "Sinqeritet"! Filozofia e tyre ka të bëjë me: kozmatika nuk mund të bëjë mrekulli, por CELIMAX ju ofron një premtim të sinqertë për një lëkurë më të mirë. CELIMAX është një skuadër e përbërë nga njerëz të apasionuar, që kërkojnë të zhvillojnë produkte efikase dhe ofrojnë vërtetë atë që premtojnë. Qëllimi i kësaj marke është angazhimi i principit të sinqeritetit midis konsumatorit dhe produktit, dhe do të mund të arrijë që klientët e saj të kenë një persepktivë ndryshe për industrinë e bukurisë!
BEAUTY OF JOSEON Revive Under Eye Patch
BEAUTY OF JOSEON Revive Under Eye Patch
BEAUTY OF JOSEON Revive Under Eye Patch Ginseng + Retinal janë patch-e hidroxheli të krijuara për kujdesin e zonës delikate rreth syve, duke ndihmuar në hidratimin dhe në përmirësimin gradual të pamjes së vijave të holla, teksturës dhe shenjave të lodhjes. Formula kombinon Ginseng, Retinal, Bakuchiol, Collagen dhe Acetyl Hexapeptide-8, përbërës që fokusohen në një pamje më të lëmuar dhe më të freskët të zonës së syve. Retinali ndihmon gradualisht në përmirësimin e pamjes së teksturës dhe vijave të imëta, ndërsa Bakuchiol dhe peptidet plotësojnë kujdesin për një pamje më elastike dhe të rigjallëruar. Ceramide NP, Beta-Glucan dhe Centella Asiatica nga ana tjetër ndihmojnë në mbështetjen e barrierës së lëkurës dhe ruajtjen e hidratimit të kësaj zone të ndjeshme. Materiali hidrogel përshtatet mirë me konturin poshtë syve dhe mbulon edhe pjesën e sipërme të mollëzës, duke ndihmuar që esenca të qëndrojë në kontakt me lëkurën gjatë aplikimit. Pas përdorimit, zona rreth syve ndihet më e hidratuar, më e butë dhe duket më e freskët. Me përdorim të rregullt, formula ndihmon gradualisht në përmirësimin e pamjes së vijave të holla dhe teksturës. Për shkak të përmbajtjes së Retinalit, rekomandohet që përdorimi të futet gradualisht në rutinë, veçanërisht për lëkurën e ndjeshme, dhe gjatë ditës të përdoret gjithmonë krem mbrojtës me SPF.
Formula e tyre është e testuar dermatologjikisht, dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, silikon, sulfate dhe fragrancë artificiale.
*60 maska njëpërdorimshe
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin, merrni me aplikuesin dy maska dhe vendosini në zonën poshtë syve. Mbajini për 5 minuta (Mund t'i mbani edhe më shumë nëse dëshironi). Pas çdo përdorimi, kujdesuni ta mbyllni mirë kapakun e tij për të evituar tharjen e esencës që gjendet brenda tij. Për shkak të formulimit sugjerohen vetëm në rutinën e mbrëmjes.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
Ujë nga rrënja e ginsegut, Retinal, Bakuchiol, Kolagjen, Ceramide NP, Peptide
Lista e plotë e përbërësve
Panax Ginseng Root Water, Water/Aqua, Glycerin, Collagen Water, 1,2-Hexanediol, Chondrus Crispus, Hydroxyacetophenone, Algin, Ceratonia Siliqua (Carob) Gum, Butylene Glycol, Potassium Chloride, Glucomannan, Hydrolyzed Collagen, Xanthan Gum, Sucrose, Titanium Dioxide, Mica, Synthetic Fluorphlogopite, Adenosine, Maltodextrin, Disodium EDTA, Allantoin, Dipotassium Glycyrrhizate, Tin Oxide, Hydrogenated Lecithin, Centella Asiatica Extract, Ficus Carica (Fig) Fruit Extract, Beta-Glucan, Ceramide NP, Caprylyl Glycol, Retinal, Bakuchiol, Acetyl Hexapeptide-8
Marka
ARENCIA TXA Booster Shot
ARENCIA TXA Booster Shot
ARENCIA TXA Booster Shot është një serum i përqendruar i krijuar për të targetuar njollat, shenjat post-akneve dhe tonin jo të njëtrajtshëm të lëkurës, duke i dhënë lëkurës një pamje më të ndritshme dhe uniforme. Formula me 5% Tranexamic Acid vepron si përbërësi kryesor kundër hiperpigmentimit, ndërsa Niacinamide, Vitaminë C, Glutathione dhe Ferulic Acid plotësojnë veprimin ndriçues dhe antioksidues të formulës. Peptidet mbështesin pamjen e elasticitetit dhe butësisë së lëkurës, ndërsa Panthenol, Allantoin dhe Ceramide ndihmojnë në hidratimin, qetësimin dhe mirëmbajtjen e barrierës mbrojtëse. Kombinimi i këtyre aktivëve e bën serumin veçanërisht të përshtatshëm për rutinat që synojnë hiperpigmentimin, njollat e errëta dhe shenjat pas akneve. Me përdorim të vazhdueshëm, lëkura mund të duket gradualisht më e ndritshme, më uniforme dhe me pamje më të njëtrajtshme. I përshtatshëm për çdo tipologji.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, sulfate, paraben, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial, vajra esencial dhe është i patestuar në kafshë.
*30ml
Përdorimi
Çdo mbrëmje pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin dhe kremin hidratues të rutinës suaj, aplikojeni në të gjithë fytyrën. Përdoreni 1 herë në 2 ditë.
*Faza e "ndërtimit të tolerancës", mund të shkurtohet ose zgjerohet në mënyrë individuale sipas reagimit të lëkurës së gjithësecilit.
*Frekuenca e përdorimit të rritet gradualisht si edhe zona në të cilën do ta përdorni po ashtu.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
5% Acid traneksamik, Niacinamide, Vitaminë C, Glutation, Acid ferulik, Peptide, Ceramide
Lista e plotë e përbërësve
Water, Glycerin, Tranexamic Acid, Propanediol, Methylpropanediol, 1,2-Hexanediol, Niacinamide, Butylene Glycol, Dipropylene Glycol, Silica, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/VP Copolymer, Arginine, Carbomer, Ethylhexylglycerin, Adenosine, Cyanocobalamin, Decyl Glucoside, Sodium Phytate, Theobroma Cacao (Cocoa) Extract, Sclerotium Gum, Dextrin, Panthenol, Allantoin, Arisaema Amurense Extract, Polyglyceryl-10 Laurate, Punica Granatum Fruit Extract, 3-O-Ethyl Ascorbic Acid, Caprylic/Capric Triglyceride, Adansonia Digitata Seed Oil, Hydrogenated Lecithin, Ceramide NP, Glutathione, Copper Tripeptide-1, Acetyl Hexapeptide-8, Tripeptide-29, Ceramide NS, Ceramide AS, Palmitoyl Pentapeptide-4, Palmitoyl Tetrapeptide-7, Palmitoyl Tripeptide-1, Ceramide AP, Ceramide EOP, Acetyl Hexapeptide-37, Palmitoyl Tripeptide-38, Palmitoyl Hexapeptide-12, Sodium Hyaluronate, sh-Oligopeptide-1, Ferulic Acid
Marka
ANUA Retinol 0.1 Caffeine Revitalizing Eye Cream
ANUA Retinol 0.1 Caffeine Revitalizing Eye Cream
ANUA Retinol 0.1 Caffeine Revitalizing Eye Cream është një krem i dedikuar për zonën e syve, i krijuar për të përmirësuar pamjen e vijave të holla, humbjes së elasticitetit dhe shenjave të lodhjes. I formuluar me 0.1% Retinol, Caffeine, Peptide, Niacinamide dhe Ceramide, ky krem kombinon përbërës të fokusuar në kujdesin kundër shenjave të moshës me përbërës hidratues dhe mbështetës të barrierës së lëkurës. Retinoli ndihmon gradualisht në përmirësimin e pamjes së teksturës dhe vijave të imëta, ndërsa peptidet dhe niacinamide ndihmojnë në një pamje më të lëmuar dhe më të njëtrajtshme të zonës së syve. Ndërkohë, kafeina ndihmon që zona e syve të duket më e freskët dhe më e zgjuar. Tekstura kremoze përhapet lehtësisht dhe është e përshtatshme për përdorim vetëm në rutinën e mbrëmjes. Për shkak të përmbajtjes së retinolit, përdorimi duhet të fillojë gradualisht, me një sasi të vogël, veçanërisht nëse zona e syve është e ndjeshme. Është një zgjedhje ideale për ata që kërkojnë një trajtim më intensiv për vijat e imëta, teksturën dhe pamjen e lodhur të zonës së syve, duke ruajtur njëkohësisht hidratimin e saj. I përshtatshëm për çdo tipologji.
Produkti është i testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban 20 përbërës të dëmshëm për lëkurën.
*30ml
Përdorimi
Kremi të përdoret në rutinën e mbrëmjes në hapin e fundit të saj, duke e sugjeruar pas tonerit, serumit dhe kremit hidratues të natës. në zonën rreth syve niseni aplikimin nga cepi i syrit duke e masazhuar lehtësisht. Nëse është hera e parë që e përdorni retinol, sugjerohet të niset dalëngadalë, duke e filluar 1 herë në javë derisa lëkura të mësohet dhe më pas me një frekuencë të përditshme. Mos e përdorni në të njëjtën rutinë me acide eksfoliuese (AHA, BHA, PHA, LHA etj,.). Gjithmonë në mëngjes të shoqërohet me krem me faktorë mbrojtës ndaj rrezeve të dëmshme të diellit.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
Lista e plotë e përbërësve
Water, Propanediol, Dipropylene Glycol, Niacinamide, Glycerin, Limnanthes Alba (Meadowfoam) Seed Oil, Pentylene Glycol, Cyclohexasiloxane, Polyglyceryl-3 Methylglucose Distearate, Polyglyceryl-3 Distearate, 1,2-Hexanediol, Caffeine, Panthenol, Soluble Collagen, Squalane, Adenosine, Ceramide NP, Ceramide NG, Ceramide NS, Ceramide AP, Ceramide AS, Ceramide EOP, Hexapeptide-2, Copper Tripeptide-1, Acetyl Hexapeptide-8, Acetyl Dipeptide-1 Cetyl Ester, Retinol, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Hyaluronic Acid, Sodium Hyaluronate, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Dimethylsilanol Hyaluronate, Hydrolyzed Sodium Hyaluronate, Potassium Hyaluronate, Hydroxypropyltrimonium Hyaluronate, Sodium Hyaluronate Dimethylsilanol, Sodium Acetylated Hyaluronate, Hippophae Rhamnoides Oil, Macadamia Ternifolia Seed Oil, Chitosan, Butyrospermum Parkii (Shea) Butter, Hippophae Rhamnoides Fruit Oil, Pentaerythrityl Tetraethylhexanoate, Hydroxyethyl Acrylate/Sodium Acryloyldimethyl Taurate Copolymer, Diglycerin, Polymethylsilsesquioxane, Tocopheryl Acetate, Sodium Polyacryloyldimethyl Taurate, Hydrogenated Polydecene, Hydroxyacetophenone, Glyceryl Stearate Citrate, Caprylic/Capric Triglyceride, Sodium Phytate, Butylene Glycol, Trideceth-10, Hydrogenated Lecithin, Sorbitan Isostearate, Palmitic Acid, Stearic Acid, Brassica Campestris (Rapeseed) Sterols, Cholesterol, Polyglyceryl-10 Laurate, Phytosteryl/Behenyl/Octyldodecyl Lauroyl Glutamate, Aluminum/Magnesium Hydroxide Stearate, Pentaerythrityl Tetra-di-t-butyl Hydroxyhydrocinnamate, Oleic Acid, Potassium Cetyl Phosphate, Tris(Tetramethylhydroxypiperidinol) Citrate, Octyldodecanol, Phytosterols, Sorbitan Laurate, Hydroxyethylcellulose, Phytosphingosine, Biotin, Cetearyl Alcohol, Xanthan Gum
Marka
ANUA Barrier Reboot Intensive Cream
ANUA Barrier Reboot Intensive Cream
ANUA Barrier Reboot Intensive Cream është një krem hidratues dhe riparues, i cili shërben për të qetësuar menjëherë lëkurën e irrituar, për të rikthyer hidratimin e thellë dhe për të forcuar barrierën mbrojtëse. I formuluar me Panthenol, Squalane, Ceramide NP, Cholesterol dhe Phytosphingosine, ky krem fokusohet në forcimin dhe mbështetjen e barrierës mbrojtëse të lëkurës, ndërsa ndihmon në ruajtjen e lagështisë dhe reduktimin e ndjesisë së thatësisë dhe tendosjes. Madecassoside dhe Allantoin plotësojnë formulën me veti qetësuese, duke ndihmuar lëkurën në reduktimin e irritimeve. Kombinimi i ceramideve dhe përbërësve hidratues krijon një bazë të pasur që ndihmon në mbështetjen e barrierës së dobësuar dhe në parandalimin e humbjes së tepërt të lagështisë. Tekstura kremoze krijon një shtresë mbrojtëse mbi lëkurë pa e lënë atë të ndihet e rënduar, duke e bërë veçanërisht të përshtatshëm për periudhat kur lëkura është shumë e thatë. Me përdorim të rregullt, lëkura ndihet më e hidratuar dhe më elastike, ndërsa sipërfaqja duket më e lëmuar dhe më e qetë. Është veçanërisht i përshtatshëm për lëkurën e thatë dhe të dehidratuar, ndërsa për lëkurën normale ose të kombinuar mund të përdoret në sasi më të vogla, veçanërisht në zonat që kanë nevojë për hidratim shtesë.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht, vegane, e patestuar në kafshë, dhe ka kaluar të gjitha testet e irritimit. Nuk përmban përbërës të dëmshëm për lëkurën, si: sulfate, alkool, fragrancë artificiale, silikon etj.
*100ml
Përdorimi
Në mëngjes, përpara aplikimit të kremit mbrojtës ndaj diellit, dhe në mbrëmje pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë me lëvizje rrethore, derisa të jetë përthithur tërësish
Përbrësit
Përbërësi "magjik"
Pantenol, Squalan, Ceramide NP, Kolesterol, Madecassoside
Lista e plotë e përbërësve
Water, Hydrogenated Polydecene, Butylene Glycol, Glycerin, Caprylyl Methicone, Dimethicone, Propanediol, Squalane, Panthenol, Sorbitol, Cetyl PEG/PPG-10/1 Dimethicone, 1,2-Hexanediol, Tapioca Starch, Sodium Chloride, Olea Europaea Fruit Oil, Trehalose, Ethylhexylglycerin, Allantoin, Dipropylene Glycol, Trisodium Ethylenediamine Disuccinate, Hydrogenated Lecithin, Biosaccharide Gum-1, Cholesterol, Pentaerythrityl Tetra-Di-T-Butyl Hydroxyhydrocinnamate, Candida Bombicola/Glucose/Methyl Rapeseedate Ferment, Pectin, Triisopropanolamine, Calcium Pantothenate, Phytosphingosine, Ceramide NP, Sphingolipids, Glycolipids, Tocopherol, Mevalonolactone, Madecassoside
Marka
AESTURA Ato Barrier 365 Lotion
AESTURA Ato Barrier 365 Lotion
AESTURA Atobarrier 365 Lotion është një locion hidratues me teksturë të lehtë, i krijuar për të ndihmuar në hidratimin dhe mbështetjen e barrierës së lëkurës. Formula e tij përmban përbërës si Ceramide NP, kolesterol, phytosphingosine, squalane, glicerinë dhe betainë, të cilët ndihmojnë në plotësimin e lipideve të barrierës së lëkurës dhe në ruajtjen e lagështisë. Ky locion mund të kombinohet me një krem më të pasur për lëkurën e thatë që ka nevojë për hidratim shtesë. Për lëkurën normale ose me tendencë të ydyrshme, tekstura e tij e lehtë mund të jetë e mjaftueshme edhe si hidratuesi kryesor i rutinës.
Formula e saj është vegane dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, vajra artificial dhe fragrancë artificiale.
*30ml/150ml
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, dhe e keni përgatitur me tonerin, merrni një sasi të konsiderueshme të esencës dhe shpërhapeni atë në fytyrë dhe në qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Këshillohet të përdoret në mëngjes dhe mbrëmje.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
Ceramide NP, Squalan, Niacinamide, Glicerinë
Lista e plotë e përbërësve
Water, Butylene Glycol, Glycerin, Dimethicone, Squalane, Pentaerythrityl Tetraisostearate, Betaine, Polyglyceryl-3 Methylglucose Distearate, Butylene Glycol Dicaprylate/Dicaprate, Caprylic/Capric Triglyceride, Palmitic Acid, 1,2-Hexanediol, Stearic Acid, Hydroxyethyl Acrylate/Sodium Acryloyldimethyl Taurate Copolymer, Glyceryl Stearate, Hydroxypropyl Bispalmitamide MEA, Glyceryl Stearate Citrate, Cholesterol, Niacinamide, Dimethiconol, Hydroxypropyl Bislauramide MEA, Behenyl Alcohol, Glyceryl Caprylate, Carbomer, Disodium EDTA, Ethylhexylglycerin, Tromethamine, Sorbitan Isostearate, Phytosphingosine, Mannitol, Ceramide NP, Tocopherol, Hydrogenated Lecithin, Acrylates/Ammonium Methacrylate Copolymer, Silica, Sphingolipids, Arachidic Acid, Oleic Acid
Marka
AESTURA është një brand korean dermato-kozmetik në pronësi të Amorepacific, i specializuar në trajtimin e lëkurës së ndjeshme dhe të dëmtuar. I njohur për formulat e zhvilluara në bashkëpunim me dermatologë dhe të testuara hipoalergjikisht, brandi përdor teknologji të patentuar me ceramide, lipide dhe kolesterol për të rindërtuar dhe fuqizuar barrierën mbrojtëse të lëkurës. Produktet e tij më të kërkuara përfshijnë linjën Atobarrier 365 për hidratim intensiv dhe riparim, Theracne 365 për lëkurë me tendencë aknesh, si dhe A-Cica 365 për qetësimin e lëkurës së irrituar dhe me skuqje.
AESTURA Ato Barrier 365 Hydro Essence Jumbo
AESTURA Ato Barrier 365 Hydro Essence Jumbo
AESTURA Atobarrier 365 Hydro Essence është një esencë dermatologjike hidratuese, e cila shërben për të ushqyer thellësisht lëkurën dhe për të riparuar barrierën e saj mbrojtëse. Formuluar me Squalane, Glicerinë dhe një kompleks lipidik me Ceramide (të ngjashme me ato natyrale të lëkurës), kjo esencë ndihmon në ruajtjen e lagështisë, lehtësimin e ndjesisë së tendosjes dhe mbrojtjen nga agresorët e jashtëm. Konsistenca e saj është më hidratuese se një toner klasik, por më e lehtë se një krem, duke u përthithur shpejt pa e rënduar rutinën. Është veçanërisht e përshtatshme për lëkurën e thatë, të ndjeshme, të dehidratuar ose me barrierë të dëmtuar nga trajtimet, moti i ftohtë apo përdorimi i përbërësve aktivë.
Formula e saj është vegane dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, vajra artificial dhe fragrancë artificiale.
*200ml
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj, hidhni një sasi të konsiderueshme të esencës në tampon pambuku ose në duar dhe aplikojeni në fytyrë e qafë, duke evituar zonën rreth syve, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht atë.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
Squalan, Glicerinë, Hidroksipropil Bispalmitamid MEA, Aminoacide, NMF
Lista e plotë e përbërësve
Water, Butylene Glycol, Glycerin, Squalane, 1,2-Hexanediol, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Carbomer, Tromethamine, Glyceryl Caprylate, Ethylhexylglycerin, Disodium EDTA, Natto Gum, Stearic Acid, Hydroxypropyl Bispalmitamide MEA, Mannitol, PCA, Lactic Acid, Glucose, Glycine, Urea, Sodium Glycerophosphate, Serine, Glutamic Acid, Tocopherol, Acrylates/Ammonium Methacrylate Copolymer, Potassium Magnesium Aspartate, Aspartic Acid, Leucine, Sodium Chloride, Alanine, Lysine, Arginine, Calcium Gluconate, Magnesium Gluconate, Tyrosine, Phenylalanine, Proline, Threonine, Valine, Isoleucine, Citric Acid, Cholesterol, Histidine, Silica, Acetyl Glucosamine, Creatine, Uric Acid, Cysteine, Methionine
Marka
AESTURA është një brand korean dermato-kozmetik në pronësi të Amorepacific, i specializuar në trajtimin e lëkurës së ndjeshme dhe të dëmtuar. I njohur për formulat e zhvilluara në bashkëpunim me dermatologë dhe të testuara hipoalergjikisht, brandi përdor teknologji të patentuar me ceramide, lipide dhe kolesterol për të rindërtuar dhe fuqizuar barrierën mbrojtëse të lëkurës. Produktet e tij më të kërkuara përfshijnë linjën Atobarrier 365 për hidratim intensiv dhe riparim, Theracne 365 për lëkurë me tendencë aknesh, si dhe A-Cica 365 për qetësimin e lëkurës së irrituar dhe me skuqje.
ABIB Glutathione Kojic Acid Eye Patch Vita Jelly
ABIB Glutathione Kojic Acid Eye Patch Vita Jelly
ABIB Glutathione Kojic Acid Eye Patch Vita Jelly janë patch-e hidrogel, të krijuara për t’i dhënë zonës delikate të syve një pamje më të njëtrajtshme, duke ndihmuar në përmirësimin e pamjes së rrathëve të zinj dhe në hidratimin e saj. Formula kombinon glutathionin, acidin kojik, niacinamiden dhe derivatet e vitaminës C, të cilat ndihmojnë në përmirësimin e pamjes së tonit jo të njëtrajtshëm dhe në zbehjen e pamjes së rrathëve të zinj. Ndërkohë, Ceramide NP, kolagjeni dhe acidi hialuronik ndihmojnë në ruajtjen e hidratimit. Tekstura elastike e patch-eve përshtatet mirë me konturin e syve, ndërsa mund të përdoren edhe në zona të tjera që kanë nevojë për kujdes ekstra. Esenca e pasur ndihmon që lëkura të mos duket e thatë apo e lodhur, ndërsa kombinimi i përbërësve në formulim synon t’i japë zonës një pamje më të njëtrajtshme dhe të freskët me përdorim të rregullt. Janë gjithashtu ideale për përdorim para makeup-it, kur dëshironi që zona e syve të duket më e hidratuar, e lëmuar dhe e freskët.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial dhe elementë PEG.
*60 maska njëpërdorimshe
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin, merrni me aplikuesin dy maska hydrogel dhe vendosini në zonën poshtë syve. Mbajini për 10-20 min. Në temperatura të larta, këshillohet ta mbani produktin në frigorifer. Pas çdo përdorimi, kujdesuni ta mbyllni mirë kapakun e tij për të evituar tharjen e esencës që gjendet brenda tij.
Këto maska mund t’i aplikoni edhe në zona të tjera, si pjesa e ballit apo qafës nëse keni nevojë për hidratim, zbehje të njollave apo kujdes të shtuar ndaj rrudhave.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
Glutathione, Acid Kojik, Niacinamide, Vitaminë C, Ceramide NP, Kolagjen, Acid Hialuronik
Lista e plotë e përbërësve
Water, Glycerin, Niacinamide, Chondrus Crispus Powder, Butylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Ceratonia Siliqua (Carob) Gum, Hydroxyacetophenone, Chondrus Crispus, Cyamopsis Tetragonoloba (Guar) Gum, Calcium Chloride, Allantoin, Potassium Chloride, Glucomannan, Polyglyceryl-10 Laurate, Trehalose, Propanediol, Sucrose, Cellulose Gum, Adenosine, Ethylhexylglycerin, Dipotassium Glycyrrhizate, Glutathione, Iron Oxides (CI 77492), Iron Oxides (CI 77491), Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Kojic Acid, Pentylene Glycol, Tocopherol, Collagen Extract, Dipropylene Glycol, Malus Domestica Fruit Cell Culture Extract, Hydrogenated Lecithin, Cholesterol, Curcuma Longa (Turmeric) Root Extract, Chitosan, Ascorbic Acid, 3-O-Ethyl Ascorbic Acid, Ascorbyl Glucoside, Ceramide NP
Marka
ABIB është një markë koreane në industrinë e përkujdesjes së lekurës e themeluar në Janar 2016. Emri i saj, Abib, përkthehet si muaji i parë i kalendarit të lashtë hebraik dhe simbolizon një fillim të ri në përkujdesjen ndaj vetes.
Ekspertët e Abib punojnë për të krijuar formulime dhe produkte sa më inovative, që nxisin lëkurën në mënyrë sa më natyrale të mundshme në: procesin e largimit të qelizave të vdekura dhe rigjenerimit e tyrej; mbrojtjen ndaj përbërësve toksikë dhe agresorëve të jashtëm; ngadalësimin e procesit të plakjes.
Me të njëjtin përkushtim dhe pasion, Abib bën punë të palodhur kërkimore për të sjellë paketime të thjeshta dhe minimaliste, që jo vetëm ngjajnë bukur, por dhe mbrojnë përmbajtjen e produktit nga faktorët e jashtëm.
COLLAGENIQUE By NEOGEN DERMALOGY Pure Collagen Core Essential Ampoule
COLLAGENIQUE By NEOGEN DERMALOGY Pure Collagen Core Essential Ampoule
COLLAGENIQUE By NEOGEN DERMALOGY Pure Collagen Core Essential Ampoule është një ampulë “all-in-one” e fokusuar në hidratimin e thellë dhe në përmirësimin e elasticitetit. Formula kombinon Hydrolyzed Collagen, Niacinamide, Adenosine dhe Soluble Proteoglycan, së bashku me ekstrakte bimore si Centella Asiatica dhe Green Tea, duke ofruar një kombinim të kujdesit hidratues, antioksidues dhe anti-age. Falë teksturës së saj hidratuese, mund të përdoret edhe si një hap i ngjashëm me esencën/tonerin. Është veçanërisht e përshtatshme për lëkurë të thatë, të dehidratuar, të lodhur ose me humbje elasticiteti dhe shenja të para të moshës, duke ndihmuar që lëkura të duket më e butë, më e hidratuar, më elastike dhe me një glow të shëndetshëm.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale dhe është i patestuar në kafshë.
*260ml
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj, hidhni një sasi të konsiderueshme të tonerit në tampon pambuku ose në duar dhe aplikojeni në fytyrë e qafë, duke evituar zonën rreth syve, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht atë.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
Hydrolyzed Collagen, Niacinamide, Adenosine, Soluble Proteoglycan, ekstrakt Centella Asiatica, ekstrakt Green Tea,
Lista e plotë e përbërësve
Purified water, butylene glycol, glycerin, 1,2-hexanediol, niacinamide, dipropylene glycol, propanediol, hydroxyethyl cellulose, glycereth-25 pcai isostearate, carbomer, tromethamine, ethylhexylglycerin, hydrolyzed collagen (500.6 ppm), adenosine, cyanocobalamin (6.0005 ppm), soluble proteoglycan (5 ppm), collagen (0.5 ppm), collagen amino acid (0.5 ppm), soluble collagen (0.5 ppm), sodium soy hydrolyzed collagen (0.5 ppm), collagen extract (0.5 ppm), disodium phosphate, potassium phosphate, lily of the valley extract, succinoyl atelocollagen (0.165 ppm), Rock Samphire Callus Culture Filtrate, Sunflower Seed Oil, Maltodextrin, Avocado Fruit Extract, Coptis Chinensis Extract, Green Tea Extract, Cochineal Cactus Fruit Extract, Centella Asiatica Extract, Rosa Damascus Extract, Lime Extract, White Lupine Seed Extract, Folium Perennial Root Extract, Rosa Damascus Flower Extract, Rosehip Flower Extract, Purslane Extract, Fig Extract, Pine Tree Extract, Stone Extract, Rice Bran Extract, Pearl Extract, Port Marigold Extract, Raspberry Extract, Tocopherol, Phenoxyethanol, Disodium Adita, Fragrance
Marka
NEOGEN u krijua në vitin 2009 nga kompania Outin Futures nën sloganin “We create reason and value”, që do të thotë “Ne krijojmë arsye dhe vlerë”. Arsyeja, misioni dhe filozofia në krijimin e çdo produkti është qëllimi për të përcjellë përfitimet vërtet të nevojshme për lëkurën. Laboratorët e Neogen-it nëpërmjet kërkimeve shkencore, për të maksimizuar përfitimet nga përbërësit natyralë, kanë shpikur 6 teknologji unike dhe sot zotërojnë më shumë se 50 patenta të certifikuara. Falë formulimeve miqësore me lëkurën, Neogen ofron produkte që i përgjigjen çdo nevoje dhe problematike të saj.
GENABELLE PDRN 3% Hyper Boost Ampoule
GENABELLE PDRN 3% Hyper Boost Ampoule
Lëkura e dëmtuar apo pa shkëlqim kërkon një ushqyerje intensive dhe stimulim të thellë qelizor, ndaj ka nevojë për produkte me përqendrim të lartë përbërësish aktivë rigjenerues. GENABELLE PDRN 3% Hyper Boost Ampoule, është një ampulë e fuqishme e formuluar për riparimin e barrierës mbrojtëse, përmirësimin e elasticitetit dhe kthimin e shkëlqimit natyral të lëkurës. Kjo ampulë përmban një përqendrim maksimal prej 3% PDRN (Sodium DNA) me origjinë nga salmoni, i cili përputhet mrekullisht me ADN-në e njeriut për të nxitur prodhimin e kolagjenit dhe për të përshpejtuar rigjenerimin e indeve të dëmtuara. Formula është e pasuruar me acid hialuronik me pesha të ndryshme molekulare për hidratim, si dhe niacinamide e adenozinë për njëtrajtësimin e njollave dhe lëmimin e rrudhave. Me një teksturë të pasur, por që përthithet shpejt pa lënë ndjesi ngjitëse, kjo ampulë është zgjidhja ideale për përdorim të përditshëm nga të gjitha llojet e lëkurës, veçanërisht ato të lodhura, me stres apo që kërkojnë një efekt të fortë riparues dhe rinovues.
Formula e tij është vegane, hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht, e sigurt për përdorim gjatë shtatëzanisë dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.
*30ml
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, dhe e keni pergatitur me tonerin, merrni një sasi të konsiderueshme (1-2 sprucime) në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë dhe në qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Keshillohet të përdoret në mëngjes.
Përbërësit
"Përbërësit magjik"
3% PDRN (Sodium DNA), acid hialuronik, niacinamide, adenozinë
Lista e plotë e përbërësve
Water, Dipropylene Glycol, Butylene Glycol, Sodium DNA (30,000ppm), Propanediol, Glycerin, Niacinamide, Panthenol, 1,2-Hexanediol, Arginine, Carbomer, Polyglyceryl-10 Laurate, Betaine, Allantoin, Polyglyceryl-4 Laurate, Ethylhexylglycerin, Sodium Hyaluronate, Caprylyl Glycol, Adenosine, Centella Asiatica Extract, Disodium EDTA, Hydrolyzed Sodium DNA, Hyaluronic Acid, Tripeptide-1, Acetyl Hexapeptide-8
Marka
GENEBELLE është një markë koreane e kujdesit të lëkurës e fokusuar te rigjenerimi dhe mirëqenia e saj. Produktet e saj përdorin përbërës aktivë të fuqishëm, si PDRN (Polydeoxyribonucleotide), i cili nxit rigjenerimin qelizor, përmirëson elasticitetin dhe rikthen shkëlqimin natyral të lëkurës. Linja e saj kryesore përfshin maska, kremra dhe ampula të dizajnuara për hidratim të thellë, rigjenerim dhe ndriçim, duke reduktuar shenjat e lodhjes dhe dëmtimit nga mjedisi. Formula e butë e Genabelle është e përshtatshme edhe për lëkurën e ndjeshme, ndërsa teknologjia moderne e shpërndarjes së përbërësve siguron që lëkura të përthithë maksimalisht efektet e tyre. E inspiruar nga dermatologjia koreane, marka synon të sjellë kujdes profesional në rutinën e përditshme, duke i dhënë lëkurës pamje të freskët, elastike dhe të rinovuar.
GENABELLE PDRN 360 Rejuvenating Eye Mask
GENABELLE PDRN 360 Rejuvenating Eye Mask
Zona delikate rreth syve është e para që shfaq shenjat e lodhjes, rrudhat e imëta dhe humbjen e elasticitetit, ndaj kërkon një trajtim të specializuar rigjenerues dhe jo thjesht një hidratues të zakonshëm. GENABELLE PDRN 360 Rejuvenating Eye Mask, janë maska njëpërdorimshe luksoze për zonën e syve, të cilat ofrojnë një përkujdesje të kompletuar 360 gradë duke përmirësuar elasticitetin, rrudhat e imëta dhe shkëlqimin e lëkurës. E veçanta e kësaj maske është dizajni i saj unik në formë luleje (butterfly/flower shape), i cili mbulon njëkohësisht si qepallën e sipërme, ashtu edhe zonën poshtë syrit, duke u përputhur në të gjithë konturin e zonës së syrit. Kjo maskë përmban PDRN (Sodium DNA), një përbërës rigjenerues i cili stimulon prodhimin e kolagjenit dhe riparon strukturën e lëkurës, i kombinuar me Acid Hyaluronik, Vitaminë C dhe Niacinamide për hidratim të thellë dhe njëtrajtësim të rrathëve të errët. Gjithashtu, formula përmban peptide dhe ekstrakte qetësuese që forcojnë barrierën mbrojtëse. Me një teksturë hidroxhëli të pasur që ngjitet perfekt dhe lejon përthithjen optimale të përbërësve, kjo maskë është e shkëlqyer për t'u përdorur nga të gjitha llojet e lëkurës, veçanërisht ato që kërkojnë një pamje më të re, më të ushqyer dhe të çlodhur.
Formula e tyre është e testuar dermatologjikisht, dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, silikon, sulfate dhe fragrancë artificiale.
*70 maska njëpërdorimshe
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin, merrni me aplikuesin dy maska dhe vendosini në zonën poshtë syve. Mbajini për 5 minuta (Mund t'i mbani edhe më shumë nëse dëshironi). Pas çdo përdorimi, kujdesuni ta mbyllni mirë kapakun e tij për të evituar tharjen e esencës që gjendet brenda tij.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
PDRN (Sodium DNA), Acid Hyaluronik, Niacinamide, peptide
Lista e plotë e përbërësve
Water, Butylene Glycol, Glycerin, Niacinamide, 1,2-Hexanediol, Hydroxyacetophenone, Trehalose, Glycereth-25 PCA Isostearate, Sodium DNA, Xanthan Gum, Ethylhexylglycerin, Propanediol, Adenosine, Disodium EDTA, Zea Mays (Corn) Kernel Extract, Biosaccharide Gum-1, Hyaluronic Acid, Fructan, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Sodium Hyaluronate, Glucose, Ascorbic Acid, Hydrolyzed Sodium DNA, Saccharide Isomerate, Brassica Oleracea Italica (Broccoli) Extract, Tripeptide-1, Myrothamnus Flabellifolia Leaf/Stem Extract, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Alcohol Denat., Caffeine, Cholesterol, Hydrogenated Lecithin, Pantothenic Acid, Tetrahexyldecyl Ascorbate, Citric Acid, Sodium Citrate, Gallic Acid, Phosphatidylcholine, Sodium Dilauramidoglutamide Lysine, Acetyl Hexapeptide-8, Polyglutamic Acid, Xylose
Marka
BEAUTY OF JOSEON Comfort Protection Mineral Body Sun Lotion SPF 40+ PA++++
BEAUTY OF JOSEON Comfort Protection Mineral Body Sun Lotion SPF 40+ PA++++
Përveç kujdesit të përditshëm me kremra apo larës, lëkura e trupit ekspozohet vazhdimisht ndaj rrezeve të dëmshme të diellit dhe ka nevojë për mbrojtje maksimale çdo ditë, ndaj kërkon formulime minerale të cilat janë ultra-të buta dhe nuk lënë ndjesi ngjitëse. BEAUTY OF JOSEON Comfort Protection Mineral Body Sun Lotion SPF 40+ PA++++, është një locion dielli 100% mineral (fizik) i formuluar posaçërisht për trupin, i cili ofron mbrojtje shumë të lartë dhe të menjëhershme kundër rrezeve UVA dhe UVB. Ky locion përmban fitokompleksin e traditës koreane Hanbang, i pasuruar me ekstrakt nga azuki (fasule e kuqe) dhe ujë nga gjethet e pemës së çajit (Tea Tree), të cilët ndihmojnë në kontrollin e yndyrës, qetësimin e iritimeve dhe freskimin e lëkurës gjatë ditëve të nxehta. Gjithashtu, produkti përmban përbërës hidratues që e lënë lëkurën të butë e të ushqyer, pa krijuar shtresë të raskapitur. Për shkak të formulës së tij minerale dhe të butë, ky locion është plotësisht i sigurt për t'u përdorur nga e gjithë familja, përfshirë fëmijët dhe personat me lëkurë me të vërtetë sensilve!
Formula e tij është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm ose irritues për lëkurën, si: paraben, vajra mineral, ngjyrues artificial, ethanol, phenoxyethanol.
*150ml
Përdorimi
Para se të dilni jashtë, aplikoni kremin mbrojtës ndaj diellit diellit në mënyrë të barabartë në fytyrë dhe në të gjithë trupin.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
ekstrakt nga azuki (fasule e kuqe), ujë nga gjethet e pemës së çajit (Tea Tree),
Lista e plotë e përbërësve
Water, Zinc Oxide, Propanediol, Isononyl Isononanoate, Neopentyl Glycol Diheptanoate, Coco-Caprylate/Caprate, Pentylene Glycol, Polymethylsilsesquioxane, Polyglyceryl-3 Distearate, 2,3-Butanediol, Polyhydroxystearic Acid, Triethoxycaprylylsilane, 1,2-Hexanediol, Glyceryl Stearate, Poly C10-30 Alkyl Acrylate, Sodium Polyacryloyldimethyl Taurate, Cetearyl Alcohol, Polyacrylate Crosspolymer-6, Sphingomonas Ferment Extract, Glyceryl Stearate Citrate, Methylpropanediol, Polyether-1, Lactobacillus/Rice Ferment, Panthenol
Marka
BEAUTY OF JOSEON Hydra Shield Body Sunscreen SPF 50+ PA++++
BEAUTY OF JOSEON Hydra Shield Body Sunscreen SPF 50+ PA++++
BEAUTY OF JOSEON Hydra Shield Body Sunscreen SPF 50+ PA++++ mbron lëkurën e trupit tuaj jo vetëm nga djegia nga dielli, por e mbron atë me një spektër të gjerë nga rrezet e dëmshme ultraviolet (UV) që shkaktojnë plakje të parakohshme dhe dëmtim qelizor. Ky krem mbrojtës kimik ultra-i lehtë ofron mbrojtje maksimale SPF 50+ PA++++, duke e kombinuar mbrojtjen nga dielli me një trajtim të thellë hidratues. I formuluar me ekstrakt të orizit të kuq/brun të fermentuar (Fermented Brown Rice) dhe ceramide, ky produkt ushqen në thellësi lëkurën e trupit, forcon barrierën mbrojtëse natyrale dhe parandalon humbjen e lagështisë gjatë ditëve të nxehta. Në një konsistencë locioni që thithet menjëherë nga lëkura, formula lë një fund të rehatshëm, me shkëlqim natyral dhe pa asnjë ndjesi ngjitëse ose mbetje të bardha (white cast). Ky krem mbrojtës është i formuluar me përbërës të sigurt e të butë dhe reziston mirë ndaj ujit e djersës. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, përfshirë edhe atë më të ndjeshmen.
Formula e tij është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm ose irritues për lëkurën, si: paraben, vajra mineral, ngjyrues artificial, ethanol, phenoxyethanol.
*150ml
Përdorimi
Para se të dilni jashtë, aplikoni kremin mbrojtës ndaj diellit diellit në mënyrë të barabartë në fytyrë dhe në të gjithë trupin.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
ekstrakt orizi të kuq/brun të fermentuar (Fermented Brown Rice), Ceramide
Lista e plotë e përbërësve
Water, Zinc Oxide, Propanediol, Isononyl Isononanoate, Neopentyl Glycol Diheptanoate, Coco-Caprylate/Caprate, Pentylene Glycol, Polymethylsilsesquioxane, Polyglyceryl-3 Distearate, 2,3-Butanediol, Polyhydroxystearic Acid, Triethoxycaprylylsilane, 1,2-Hexanediol, Glyceryl Stearate, Poly C10-30 Alkyl Acrylate, Sodium Polyacryloyldimethyl Taurate, Cetearyl Alcohol, Polyacrylate Crosspolymer-6, Sphingomonas Ferment Extract, Glyceryl Stearate Citrate, Methylpropanediol, Polyether-1, Lactobacillus/Rice Ferment, Panthenol
Marka
SUNGBOON EDITOR Silk Peptide EGF Intensive Ampoule
SUNGBOON EDITOR Silk Peptide EGF Intensive Ampoule
Jeni gati për pak “pickim” me gjilpërë… pa asnjë gjilpërë? SUNGBOON EDITOR Silk Peptide Intensive Lifting Ampoule vjen me një aplikator inovativ në formë shiringe që krijon eksperiencën e një trajtimi profesional skincare. Tekstura e tij ka një formulim unik që shfaqet si “krimba” fije të vogla (“fije të vogla”) xheli, të cilat shkrihen menjëherë gjatë aplikimit në lëkurë, duke ndihmuar që formula të shpërndahet në mënyrë më efektive dhe të japë një glow të menjëhershëm. Formulimi i tij përmban kompleksin me Peptide, i cili ndihmon në stimulimin e prodhimit të kolagjenit dhe përmirësimin e elasticitetit të lëkurës. Nga ana tjetër, kolagjeni i hidrolizuar ndihmon në përmirësimin e pamjes së lëkurës së varur dhe i jep asaj një efekt më të tërhequr dhe “plump”. Por nuk mbaron me kaq! Ylli i vërtetë i këtij formulimi është EGF (Faktori i Rritjes Epidermale), një përbërës revolucionar që punon në nivel qelizor për të përshpejtuar rigjenerimin e lëkurës, duke targëtuar rrudhat dhe duke riparuar barrierën e dëmtuar. Një trajtimi intensiv dhe i plotë që i duhet çdo lëkure që kërkon rigjenerim të thellë, riparim të barrierës dhe një shkëlqim të jashtëzakonshëm rinor!. I përshtatshëm për të gjithë tipologjitë.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, sulfate, paraben, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial, vajra esencial dhe është i patestuar në kafshë.
*40ml
Përdorimi
Në rutinën tuaj të mbrëmjes, pasi të keni pastruar lëkurën dhe aplikuar tonerin dhe esencën, merrni një sasi të konsiderueshme me anë të shiringës dhe shpërhapeni atë në fytyrë, qafë dhe dekolte, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
Kompleks Peptidesh, Kolagjen i Hidrolizuar, Panthenol, Sodium Hyaluronate, Betaine, Ekstrakt Silk, Aminoacide, Adenosine, EGF
Lista e plotë e përbërësve
Silk Water, Butylene Glycol, Water, Glycerin, Methylpropanediol, 1,2-Hexanediol, Niacinamide, PPG-13-Decyltetradeceth-24, Carbomer, Tromethamine, Propanediol, Hydroxyethylcellulose, Adenosine, Chondrus Crispus Powder, Agar, Disodium EDTA, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Synthetic Fluorphlogopite, Panthenol, Betaine, Glycine Soja (Soybean) Peptide, Titanium Dioxide (CI 77891), Iron Oxide Red (CI 77491), Mica, Gellan Gum, Hydrolyzed Collagen, Magnesium Ascorbyl Phosphate, Centella Asiatica Extract, Artemisia Annua Extract, Lecithin, Houttuynia Cordata Extract, Bacillus/Folic Acid/Soybean Ferment Extract, Sodium Hyaluronate, Tin Oxide, Squalane, Ethylhexylglycerin, Hydrogenated Polyisobutene, Acetyl Glutamine, Copper Tripeptide-1, Caprylyl Glycol, Tocopherol, Hydroxypropyltrimonium Hyaluronate, Acetyl Hexapeptide-8, Palmitoyl Pentapeptide-4, Caffeoyl Hexapeptide-65, Gold, sh-Decapeptide-7, sh-Octapeptide-4, sh-Oligopeptide-9, sh-Pentapeptide-19, Sodium Acetylated Hyaluronate, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Hyaluronic Acid, Hydrolyzed Sodium Hyaluronate, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Anemarrhena Asphodeloides Root Extract, Potassium Hyaluronate, sh-Oligopeptide-1, Collagen, sh-Polypeptide-1, sh-Polypeptide-11, sh-Oligopeptide-2, sh-Polypeptide-9.
Marka
SUNGBOON EDITOR është një markë koreane e skincare e njohur për formulat e saj inovative që kombinojnë teknologjinë moderne dermokozmetike me përbërës aktivë me origjinë natyrale. Marka fokusohet në krijimin e produkteve që adresojnë probleme specifike të lëkurës si poret e zgjeruara, humbja e elasticitetit, dehidratimi dhe balancimi i sebumit, duke ofruar rezultate të dukshme pa kompromentuar butësinë ndaj lëkurës. Produktet e SUNGBOON EDITOR karakterizohen nga tekstura moderne, formulime të pasura me ingredientë funksionalë si Vitaminat, Acidi Hyaluronik dhe ekstraktet botanike, si dhe nga qasja minimalistike “skin-first”, e cila synon të përmirësojë shëndetin dhe pamjen natyrale të lëkurës në mënyrë efektive dhe të sigurt edhe për lëkurat sensitive.
SUNGBOON EDITOR PDRN Pink Vitamin Glow Boosting Ampoule
SUNGBOON EDITOR PDRN Pink Vitamin Glow Boosting Ampoule
Jeni gati për pak “pickim” me gjilpërë… pa asnjë gjilpërë? SUNGBOON EDITOR PDRN Pink Vitamin Glow Boosting Ampoule vjen me një aplikator inovativ në formë shiringe që krijon eksperiencën e një trajtimi profesional skincare. Tekstura e tij ka një formulim unik që shfaqet si “krimba” fije të vogla (“fije të vogla”) xheli, të cilat shkrihen menjëherë gjatë aplikimit në lëkurë, duke ndihmuar që formula të shpërndahet në mënyrë më efektive dhe të japë një glow të menjëhershëm. Formulimi i saj përmban përbërësin inovativ PDRN (ekstraktuar nga ADN-ja e salmonit), i cili ndihmon në stimulimin e rigjenerimit qelizor, nxitjen e prodhimit të kolagjenit dhe përmirësimin e elasticitetit të lëkurës. Nga ana tjetër, kompleksi i pasur me Vitamina (si Vitamin B12, C dhe E) ndihmon në zbehjen e njollave, njëtrajtësimin e tonit të lëkurës dhe i jep asaj një efekt të menjëhershëm ndriçues e plot jetë. Por nuk mbaron me kaq, pasi për një hidratim më intensiv dhe një barrierë më të fortë të lëkurës, ampula përmban në formulë Acid Hyaluronic me pesha të ndryshme molekulare, Panthenol dhe Niacinamide. Këta përbërës ndihmojnë në mbajtjen e lagështisë në lëkurë, reduktojnë inflamacionin, kontrollojnë sebumit dhe e bëjnë lëkurën të duket më e shëndetshme e më e plotë. Ndërsa Glutathione, një antioksidues i fuqishëm, ndihmon në mbrojtjen e lëkurës nga radikalet e lira. Formula përmban edhe Adenosine, një përbërës shumë i përdorur në skincare koreane për forcimin e barrierës së lëkurës dhe trajtimin e shenjave të para të moshës. I përshtatshëm për të gjitha tipologjitë e lëkurës.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, sulfate, paraben, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial, vajra esencial dhe është i patestuar në kafshë.
*40ml
Përdorimi
Në rutinën tuaj të mbrëmjes, pasi të keni pastruar lëkurën dhe aplikuar tonerin dhe esencën, merrni një sasi të konsiderueshme me anë të shiringës dhe shpërhapeni atë në fytyrë, qafë dhe dekolte, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
PDRN (ADN salmoni), Vitaminë B12, Vitaminë C, Vitaminë E, Acid Hyaluronic, Panthenol, Niacinamide, Glutathione, Adenosine
Lista e plotë e përbërësve
Water, Butylene Glycol, Glycerin, Propanediol, Niacinamide, Sodium DNA, Dipropylene Glycol, Panthenol, Carbomer, Tromethamine, 1,2-Hexanediol, Hydroxyacetophenone, Hydrolyzed Collagen, Xanthan Gum, Adenosine, Sodium Polyphosphate, Chondrus Crispus Powder, Agar, Glyceryl Glucoside, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Synthetic Fluorphlogopite, Cyanocobalamin, Elastin, Soluble Proteoglycan, Glycosaminoglycans, Sodium Chondroitin Sulfate, Fibronectin, Polyglutamic Acid, Sodium Hyaluronate, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Dimethylsilanol Hyaluronate, Hydrolyzed Sodium Hyaluronate, Potassium Hyaluronate, Hyaluronic Acid, Hydroxypropyltrimonium Hyaluronate, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Sodium Hyaluronate Dimethylsilanol, Sodium Acetylated Hyaluronate, Copper Tripeptide-1, Ethylhexylglycerin, Oleic Acid, Decapeptide-40, Hydrolyzed DNA, Polysorbate 80, Lecithin, Glyceryl Stearate, CI 77891, CI 73360, CI 17200, CI 16035
Marka
SUNGBOON EDITOR është një markë koreane e skincare e njohur për formulat e saj inovative që kombinojnë teknologjinë moderne dermokozmetike me përbërës aktivë me origjinë natyrale. Marka fokusohet në krijimin e produkteve që adresojnë probleme specifike të lëkurës si poret e zgjeruara, humbja e elasticitetit, dehidratimi dhe balancimi i sebumit, duke ofruar rezultate të dukshme pa kompromentuar butësinë ndaj lëkurës. Produktet e SUNGBOON EDITOR karakterizohen nga tekstura moderne, formulime të pasura me ingredientë funksionalë si Vitaminat, Acidi Hyaluronik dhe ekstraktet botanike, si dhe nga qasja minimalistike “skin-first”, e cila synon të përmirësojë shëndetin dhe pamjen natyrale të lëkurës në mënyrë efektive dhe të sigurt edhe për lëkurat sensitive.
I'M FROM Fig Foam Cleanser
I'M FROM Fig Foam Cleanser
I'M FROM Mugwort Fluid Cream
I'M FROM Mugwort Fluid Cream
Për ju që jeni të interesuar për markat K-Beauty, shanset janë që të keni dëgjuar tashmë për markën I’M FROM. Marka shquhet me produkte unike, që bazohen në përbërës të njohur koreanë. Një nga produktet e tyre më të pëlqyera është edhe versioni fluid i linjës Mugwort.I'M FROM Mugwort Fluid Cream është një hidratues dhe qetësues ekstremisht i lehtë, i pasuruar me një përqendrim të lartë të ekstraktit të pastër të bimës Artemisia ose siç quhet ndryshe Mugwort. Kjo bimë medicinale njihet për efektet e saj të fuqishme detoksifikuese, anti-inflamatore dhe rigjeneruese për lëkurën, duke qenë ideale për qetësuar dhe reduktuar skuqjet dhe irritimet. Të gjitha këto veti mrekullibërëse, së bashku me përbërësit si beta-glucan dhe allantoin, e bëjnë këtë fluid të ndihmojë në riparimin e thellë të barrierës së lëkurës, duke e mbrojtur atë nga radikalet e lira dhe agresorët e jashtëm mjedisorë. Nga ana tjetër, formulimi i tij i pasur me ekstrakte bimore ushqen lëkurën pa e rënduar dhe minimizon dukshëm inflamacionin e shkaktuar nga aknet apo ndjeshmëria e lartë. Konsistenca e tij fluid, e ngjashme me një qumësht të hollë që përthithet në sekonda, e bën këtë produkt të përshtatshëm kryesisht për lëkurë mikse, të yndyrshme, të prirur ndaj akneve, si dhe për lëkurat shumë të ndjeshme që kanë nevojë për hidratim të thellë pa asnjë ndjesi rëndese.
Formula e tij është hipoalergjike, jokomedogjenike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: paraben, sulfate.
*50ml
Përdorimi
Në mëngjes, përpara aplikimit të kremit mbrojtës ndaj diellit dhe në mbrëmje, pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë me lëvizje rrethore, derisa të jetë përthithur tërësisht.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
Ekstrakt i pastër i bimës Artemisia (Mugwort)
Lista e plotë e përbërësve
Water, Glycerin, Propanediol, Polyglycerin-3, Niacinamide, 1,2-Hexanediol, Cetyl Ethylhexanoate, Caprylic/Capric Triglyceride, Artemisia Princeps Extract, Polyglyceryl-3 Distearate, Cetearyl Olivate, Sorbitan Olivate, Tromethamine, Melia Azadirachta Leaf Extract, Carbomer, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/VP Copolymer, Maltodextrin, Ethylhexylglycerin, Adenosine, Melia Azadirachta Flower Extract, Carbomer, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/VP copolymer, Maltodextrin, Ethylhexylglycerin, Adenosine, Melia Azadirachta Flower Extract, Dextrin, Theobroma Cacao (Cocoa) Extract, Glyceryl Stearate Citrate, Methyl Dlisopropyl Propionamide, Xanthan Gum, Zinc PCA, Disodium EDTA
Marka
Marka e produkteve të përkujdesjes ndaj lëkurës “I’M FROM” njihet për filozofinë e saj të veçantë që e dallon nga markat e tjera. Secili produkt me shumë krenari, liston të gjithë përbërësit, si edhe origjinën e tyre dhe kështu merr kuptim emri i markës “I’M FROM”, që do të thotë "Unë jam nga”. Slogani i tyre “Nature as it is", që përkthehet “Natyra ashtu siç është", tregon shumë për marrëdhënien e ngushtë që ka krijuar marka me natyrën duke sjellë produktet më natyrale të mundshme. Këtë gjë e tregojnë më së miri produktet si: "Mugwort Essence" e përbërë me 100% ekstrakt nga bima mugwort e marrë nga ishulli Ganghwa, linja e produkteve me mjaltë "Honey" që merret nga bletët e malit Jiri apo "Vitamin Tree Water Gel" e përbërë nga uji i gjetheve të bimës që rritet në malin Taebaek. Formulimet e tyre janë aq të veçanta, efektive dhe të sigurta për të ndihmuar lëkurën duke i dhuruar një pamje më të shëndetshme dhe më rinore.
I'M FROM Mugwort Gel Cleanser
I'M FROM Mugwort Gel Cleanser
Një tjetër produkt ikonik në botën e K-Beauty për qetësimin e lëkurave problematike është I'M FROM Mugwort Gel Cleanser, një pastrues i butë me bazë xheli që ofron një zgjidhje perfekte për pastrimin e përditshëm. Ky produkt përmban 60% ekstrakt të pastër të bimës Mugwort (Artemisia) nga rajoni Ganghwa në Korenë e Jugut, e njohur botërisht për vetitë e saj të fuqishme anti-inflamatore, antibakteriale dhe qetësuese. Me një teksturë xheli transparent dhe të lehtë, ai kthehet në një shkumë të butë që pastron në thellësi poret, largon mbetjet e makeup-it dhe rregullon prodhimin e sebumit, pa shkaktuar asnjë irritim apo ndjesi tërheqjeje në lëkurë. Falë metodës së veçantë të nxjerrjes së ekstraktit (Cold Extraction), të gjitha vetitë ushqyese dhe shëruese të bimës ruhen të paprekura, duke ndihmuar në mbrojtjen dhe riparimin e barrierës së dëmtuar. Ky produkt bëhet ideal për t'u përdorur çdo ditë, pasi ka një pH të balancuar dhe përshtatet në mënyrë të përsosur me të gjitha tipet e lëkurës, e në veçanti me lëkurën me sensitivitet të lartë, lëkurën me tendencë akneike dhe të prirur ndaj inflamacioneve apo skuqjeve të shpeshta.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, ngjyrues artificial, fragrancë artificiale etj.
*150gr
Përdorimi
Njomeni fytyrën me ujë të vakët dhe merrni një sasi të vogël nga larësi. Shkumojeni mirë nëpër duar dhe aplikojeni në lëkurë, duke e masazhuar atë me lëvizje rrethore. Shpëlajeni në fund fytyrën me ujë të bollshëm.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
60% ekstrakt të pastër të bimës Mugwort (Artemisia)
Lista e plotë e përbërësve
Artemisia Princeps Extract, Water, Sodium C14-16 Olefin Sulfonate, Lauryl Hydroxysultaine, Glycerin, 1,2-Hexanediol, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Caprylyl Glycol, Sodium Methyl Cocoyl Taurate, Sodium Chloride, Tromethamine, Hexadecene, Tetradecene, Sodium Sulfate, Artemisia Vulgaris Oil, Melia Azadirachta Leaf Extract, Melia Azadirachta Flower Extract, Ocimum Sanctum Leaf Extract, Disodium EDTA, Curcuma Longa (Turmeric) Root Extract, Dextrin, Theobroma Cacao (Cocoa) Extract, Corallina Officinalis Extract
Marka
Marka e produkteve të përkujdesjes ndaj lëkurës “I’M FROM” njihet për filozofinë e saj të veçantë që e dallon nga markat e tjera. Secili produkt me shumë krenari, liston të gjithë përbërësit, si edhe origjinën e tyre dhe kështu merr kuptim emri i markës “I’M FROM”, që do të thotë "Unë jam nga”. Slogani i tyre “Nature as it is", që përkthehet “Natyra ashtu siç është", tregon shumë për marrëdhënien e ngushtë që ka krijuar marka me natyrën duke sjellë produktet më natyrale të mundshme. Këtë gjë e tregojnë më së miri produktet si: "Mugwort Essence" e përbërë me 100% ekstrakt nga bima mugwort e marrë nga ishulli Ganghwa, linja e produkteve me mjaltë "Honey" që merret nga bletët e malit Jiri apo "Vitamin Tree Water Gel" e përbërë nga uji i gjetheve të bimës që rritet në malin Taebaek. Formulimet e tyre janë aq të veçanta, efektive dhe të sigurta për të ndihmuar lëkurën duke i dhuruar një pamje më të shëndetshme dhe më rinore.
Shfaq 54/879

