-
PRODUKTE
-
PASTRUES PËR FYTYRËN
-
EKSFOLIUES
-
TONER
-
TRAJTIM SPECIFIK
-
MASKA PËR FYTYRËN
-
HIDRATIM PËR FYTYRËN
-
PRODUKTE PËR MESHKUJ
TIPE TË LËKURËSPROBLEMATIKA TË LËKURËSMAKEUPKUJDESI I FLOKËVEMARKAKUJDESI I TRUPITSUPLEMENTE -
- Log in
We use cookies and similar technologies to provide the best experience on our website.
VT COSMETICS Reedle Shot Vita-Light Toning Essence VC 1000
Porosia juaj mbërrin ndërmjet Qeshor 09 dhe Qeshor 10.
- Përshkrimi
- Përdorimi
- Përbërësit
- Marka
Një nga produktet më të veçanta me përmbajtje Vitamine C që nuk ka asnjë mundësi oksidimi, nuk mund të vinte ndryshe përveçse nga gjiganti VT COSMETICS. VT REEDLE SHOT VITA-LIGHT TONING ESSENCE VC1000 nuk është një "dual pump" i zakonshëm, por vjen në formën e një sistemi "mix-it-yourself" (përzieje vetë) për të garantuar që Vitamina C të jetë në kulmin e fuqisë së saj. VT COSMETICS Reedle Shot Vita-Light C Powder, me teksturë pluhuri, përmban Vitaminë C të pastër (Acid Askorbik), ndërsa VT COSMETICS Reedle Shot Vita-Light Toning Essence përmban teknologjinë Cica Reedle™, e cila përdor mikrogjilpëra minerale për të stimuluar lëkurën dhe për të hapur rrugët e depërtimit. Ky format është krijuar posaçërisht sepse Vitamina C në gjendje të lëngshme oksidohet shpejt; duke e mbajtur si pluhur deri në momentin e përdorimit, formula është më e freskët dhe më e fuqishme. Tekstura, pas përzierjes së pluhurit me lëngun, shndërrohet në një esencë fluide, të lehtë, që depërton menjëherë në lëkurë duke ofruar një efekt "glass skin", ndërsa kompleksi CICA HYALON™ qetëson ndjesinë karakteristike të shpimit dhe siguron hidratim të thellë. Ky produkt përfaqëson kulmin e linjës Vita-Light, duke ofruar një tonifikim rrënjësor dhe një shkëlqim rrezatues që vërehet që në aplikimet e para. I përshtatshëm për çdo tipologji të lëkurës.
Formula e produktit është e testuar dermatologjikisht, dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm për lëkurën, si: alkool, silikon, paraben, fragrancë artificiale, dhe vajra mineral.
*VT Reedle Shot Vita-Light Toning 1Step 1g
*VT Reedle Shot Vita-Light Toning 2Step 9ml
Fillimisht, hapni shishet dhe hidhni Toning Essence brenda në shishe të Vita-Light C Powder. Shishen tundeni mirë derisa pluhuri të tretet plotësisht dhe formula të kthehet në një esencë fluide. Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë dhe qafë derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht, duke evituar zonën rreth syve. Nëse është e nevojshme, riaplikoni edhe një shtresë tjetër në zonat problematike me njolla. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Në fund, aplikoni krem mbrojtës ndaj diellit me SPF 50+.
1- Reedle Shot Vita-Light C Powder
Përbërësit "magjik"
Vitaminë C (Acid Askorbik), Vitaminë E, Acid Ferulik
Lista e plotë e përbërësve
Ascorbic Acid
2- Reedle Shot Vita-Light Toning Essence
Përbërësit "magjik"
Cica Reedle™, CICA HYALON™
Lista e plotë e përbërësve
Water, Glycerin, Propanediol, Diphenylsiloxy Phenyl Trimethicone, Niacinamide, 1,2-Hexanediol, Tromethamine, Polyglyceryl-10 Distearate, Vinyl Dimethicone, Tocopherol, Tocopheryl Acetate, Jojoba Esters, Glyceryl Stearate, Cetyl Alcohol, Stearyl Alcohol, Dimethiconol, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/VP Copolymer, Carbomer, Sodium Stearoyl Glutamate, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Wax, Panthenol, Hydroxyethyl Acrylate/Sodium Acryloyldimethyl Taurate Copolymer, Ethylhexylglycerin, Centella Asiatica Extract, Adenosine, Xanthan Gum, Sodium Metabisulfite, C15-23 Alkane, C13-14 Alkane, Decyl Glucoside, Polyglycerin-3, Eriobotrya Japonica Leaf Extract, Mentha Viridis (Spearmint) Extract, Silica, Sodium Hyaluronate, Beta-Glucan, Ferulic Acid, Propolis Extract, Madecassoside, Asiaticoside, Asiatic Acid, Madecassic Acid, Disodium EDTA, Fragrance
Marka VT Cosmetics është një markë e njohur koreane e kujdesit të lëkurës, e krijuar nga YouTuberja dhe influencerja koreane, Tae Yeon. Ajo filloi si një kanal YouTube ku ndau këshilla dhe teknika për kujdesin e lëkurës. Me kalimin e kohës, ajo mori një interesim të madh nga ndjekësit dhe u vendos të krijojë linjën e saj të produkteve të kujdesit të lëkurës, e cila u bë e njohur për produktet e saj efektive dhe inovative.
Produktet e VT Cosmetics përdorin përbërës natyralë dhe teknologji të avancuar për të ofruar zgjidhje efektive për çdo problematikë që mund të hasi një lëkurë. Marka është e famshme për maskat e fytyrës dhe produkte të tjera për pastrimin, hidratimin dhe mbrojtjen e lëkurës. Ajo ka arritur një sukses të madh në tregun koreane dhe më gjerë për shkak të cilësisë së lartë të produkteve dhe angazhimit të saj për inovacion dhe përdorimin e përbërësve të natyrshëm.
Shpërndani
BEST SELLERS
RRETH NESH
KORAL SECRETS është dyqani online dhe fizik i parë në Shqipëri, ku do të zbuloni filozofinë dhe sekretet e bukurisë koreane. Produkte natyrale dhe organike, pa substanca të dëmshme, me formulime inovative, të kuruara dhe të zgjedhura me përkushtim për përkujdesjen e lëkurës. Markat më të njohura të K-Beauty do t'i japin përgjigje çdo problematike të lëkurës suaj!
Informacion
ADRESA
Rruga Bardhok Biba ZK 8360, nr.pasurie 6/175-N1, vol.20 Tirana, 1001
Rruga Ismail Qemali nr. hipotekor 186, z. kadastrale 8160 Tirana, Albania, 1001, 1001
ABONOHUNI / SUBSCRIBE













