VT COSMETICS Pro Cica Reedle Shot 100

5,100.00 ALL

Porosia juaj mbërrin ndërmjet Qeshor 04 dhe Qeshor 05.

Përshkrimi

VT COSMETICS Pro Cica Reedle Shot 100, inovacioni më i ri në botë e kujdesit të produkteve korene i cili do të transformojë lëkurën në mënyrë të pabesueshme! Kjo esencë revolucionare e cilësuar si "microneedling në një shishe" lëmon teksturën e ashpër të lëkurës, minimizon madhësinë e poreve, largon qelizat e vdekura dhe nxit kollagjenin duke rigjeneruar me shpejtësi ciklin qelizor. Por nuk mbaron me kaq! Gjithashtu, ndihmon në trajtimin e shenjave post-akne dhe njollave kafe, duke njëtrajtësuar dhe rafinuar lëkurën. Tekstura e saj e veçantë krijon ndjesinë sikur në lëkurë po shkrihen copëza diamanti, falë formulimit me teknologjinë Cica Reedle™, e cila përmban përbërës mikrogrimcash me përmasa të vogla. Përmbajtja e këtij produkti është e pasur me ADN dhe ekstrakt të Centella Asiatica, si dhe propolis të gjelbër — dy përbërës që kanë veti të fuqishme antibakteriale, anti-inflamatore dhe antioksiduese. Këta përbërës ndihmojnë në qetësimin e irritimeve dhe skuqjes, të shkaktuara nga rrezet e dëmshme të diellit dhe agresorët e tjerë të jashtëm. Gjithashtu, ekstrakti i pemës së çajit vepron si një antibiotik shumë i fuqishëm kundër baktereve, radikaleve të lira dhe agjentëve të tjerë të dëmshëm, si pluhuri, duke e bërë këtë esencë të përshtatshme për lëkurat sensitive. Nga ana tjetër, formulimi me tre lloje të acidit hialuronik ofron hidratim të thellë, ndërsa kompleksi i aminoacideve ndihmon në riparimin dhe mbrojtjen e barrierës së lëkurës. Përshtatet për të gjitha tipet e lëkurës, kryesisht atë akneike dhe sensitive!

**Kjo esencë ka kaluar testin e irritimit të lëkurës dhe ka rezultuar me index 0.0.

Formula e tij është hipoalergjike, vegane, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.

*50ml

Shpërndani