MEDIHEAL Teatree Calming Cleanser

1,200.00 ALL 800.00 ALL

Porosia juaj mbërrin ndërmjet Gusht 26 dhe Gusht 27.

Përshkrimi

MEDIHEAL Teatree Calming Cleanser nga marka MEDIHEAL përmban në formulim Tea Tree Oil dhe acid hialuronik, duke u kthyer në një zgjedhje ideale për lëkurë të yndyrshme, me akne ose të prirur ndaj shpërthimeve. Tea Tree Oil njihet për vetitë e tij pastruese dhe antibakteriale, që ndihmojnë në qetësimin e irritimeve, reduktimin e skuqjeve dhe pastrimin efektiv të poreve, duke parandaluar formimin e akneve të reja. Ndërsa acidi hialuronik ofron hidratim të thellë, duke balancuar lagështinë e lëkurës. Formula e tij e butë, me pH pak alkalin, pastron pa e tharë apo acaruar lëkurën, duke e lënë të freskët, të pastër dhe të qetësuar. I përsosur për përdorim të përditshëm nga ata që kërkojnë një pastrim efektiv, por të butë, për lëkurë me tendencë akneike dhe të yndyrshme.

Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, ngjyrues artificial, fragrancë artificiale etj.

*120gr

Përdorimi

Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj, hidhni një sasi të konsiderueshme të tonerit në tampon pambuku ose në duar dhe aplikojeni në fytyrë e qafë, duke evituar zonën rreth syve, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht atë.

Përbërësit

Përbërësit "magjik"

Tea Tree Oil, acid hialuronik

Lista e plotë e përbërësve

Water, Glycerin, Myristic Acid, Stearic Acid, Lauric Acid, Potassium Hydroxide, Butylene Glycol, Glycol Distearate, Glyceryl Stearate SE, Sorbitan Olivate, Beeswax, Potassium Cocoyl Glycinate, Caprylyl Glycol, Coco-Betaine, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Oil, Sodium Chloride, Artemisia Vulgaris Oil, Ethylhexylglycerin, Lavandula Angustifolia (Lavender) Oil, Citric Acid, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Extract, Capryloyl Salicylic Acid, 1,2-Hexanediol, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Water, Mannitol, Sodium Hyaluronate, Kaolin, Papain, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Bromelain, Lactobacillus Ferment, Sodium Acetylated Hyaluronate, Hydrogenated Lecithin

 

Marka

Marka koreane MEDIHEAL është themeluar nga Fakulteti i Dermo-esktetikës mjekësore në Universitetin shtetëror të Seulit, në Korenë e Jugut. Produktet e kësaj marke janë krijuar nga një ekip i përkushtuar i ekspertëve të lëkurës. MEDIHEAL ofron një gamë të gjerë të produkteve, ky mbizotërojnë maskat “Sheet Mask”, me formulë inovative për t’i ofruar lëkurës atë çka vërtet ajo ka nevojë. Marka promovon idenë e përdorimit të produkteve në kushte shtëpie, duke pasur një rezultat të mrekullueshëm në lëkurë pa pasur nevojë për trajtime profesionale të kushtueshme. Të gjitha produktet janë të testuara dermatologjikisht dhe për këtë arsye janë të sigurta për t’u përdorur. Marka është në krye të industrisë së bukurisë koreane, pasi ka shitur tashmë 10 milionë copë pako me maska, ndërsa reputacioni i tyre vazhdon të rritet çdo ditë.

Reviews

Shpërndani

1,200.00 ALL 800.00 ALL