-
PRODUKTE
-
PASTRUES PËR FYTYRËN
-
EKSFOLIUES
-
TONER
-
TRAJTIM SPECIFIK
-
MASKA PËR FYTYRËN
-
HIDRATIM PËR FYTYRËN
-
PRODUKTE PËR MESHKUJ
TIPE TË LËKURËSPROBLEMATIKA TË LËKURËSMAKEUPFLOKËT & TRUPIMARKA -
- Log in
We use cookies and similar technologies to provide the best experience on our website.
MEDIHEAL Hyaluronate Hydrate Dewy Serum
Porosia juaj mbërrin ndërmjet Gusht 26 dhe Gusht 27.
- Përshkrimi
- Përdorimi
- Përbërësit
- Marka
- Reviews
MEDIHEAL Hyaluronate Hydrate Dewy Serum është i formuluar për të depërtuar thellë në lëkurë dhe për të ofruar hidratim të thellë. Me 99% acid hialuronik të pastër me molekulë të ulët, i njohur për aftësinë e tij për të depërtuar deri në 25 shtresa të lëkurës, ky serum rigjallëron menjëherë lëkurën e dehidratuar, duke i dhënë një pamje të freskët, të butë dhe të ndritshme. Formula unike me teksturë ultra të lehtë përthithet brenda pak sekondash, duke e lënë lëkurën të hidratuar në thellësi, por pa ndjesi të rënduar. I pasur me përbërës si squalane, që forcon barrierën mbrojtëse të lëkurës, dhe panthenol, që qetëson dhe ushqen, ky serum është i përshtatshëm për çdo tip lëkure, madje edhe për ato më të ndjeshmet. Por nuk mbaron me kaq! Teknologjia e avancuar FLEX-SOME™ Liposome ndihmon në shpërndarjen e përbërësve aktivë në shtresat më të thella të lëkurës, për një efekt të vazhdueshëm dhe të qëndrueshëm gjatë gjithë ditës. Ideal për përdorim të përditshëm, në mëngjes dhe në mbrëmje, ky serum është zgjedhja perfekte për ata që kërkojnë një lëkurë të hidratuar, të shëndetshme dhe me shkëlqim.
Formula e tij është hipoalergjike, vegane, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: paraben, sulfate, fragrancë artificiale.
*40ml
Përdoreni pas tonerit dhe/ose pas esencës. Merrni një sasi të konsiderueshme në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë, qafë dhe dekolte, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Këshillohet të përdoret në mëngjes dhe mbrëmje. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj.
Përbërësit "magjik"
squalane, panthenol, acid hialuronik
Lista e plotë e përbërësve
Purified water, propanediol, butylene glycol, 1,2-hexanediol, niacinamide, sodium hyaluronate (10,100.01 ppm), betaine, hydroxyethyl cellulose, glycerin, ammonium acryloyldimethyl taurate/VP copolymer, xylitol, panthenol, caprylic/capric triglyceride, C12-14 alkyls-12, ethylhexylglycerin, adenosine, hydrogenated lecithin, squalane, ceramide NP, beta-glucan, bergamot oil, eucalyptus leaf oil, tocopherol, dimethylsilanol hyaluronate (15 ppb), hydrolyzed hyaluronic acid (15 ppb), Hydrolyzed Sodium Hyaluronate (15 ppb), Hyaluronic Acid (10 ppb), Potassium Hyaluronate (10 ppb), Hydroxypropyltrimonium Hyaluronate (8 ppb), Sodium Hyaluronate Crosspolymer (8 ppb), Sodium Hyaluronate Dimethylsilanol (5 ppb), Sodium Acetylated Hyaluronate (4 ppb), Polyglyceryl-10 Oleate, Pentylene Glycol, Caprylyl/Capryl Glucoside.
Marka koreane MEDIHEAL është themeluar nga Fakulteti i Dermo-esktetikës mjekësore në Universitetin shtetëror të Seulit, në Korenë e Jugut. Produktet e kësaj marke janë krijuar nga një ekip i përkushtuar i ekspertëve të lëkurës. MEDIHEAL ofron një gamë të gjerë të produkteve, ky mbizotërojnë maskat “Sheet Mask”, me formulë inovative për t’i ofruar lëkurës atë çka vërtet ajo ka nevojë. Marka promovon idenë e përdorimit të produkteve në kushte shtëpie, duke pasur një rezultat të mrekullueshëm në lëkurë pa pasur nevojë për trajtime profesionale të kushtueshme. Të gjitha produktet janë të testuara dermatologjikisht dhe për këtë arsye janë të sigurta për t’u përdorur. Marka është në krye të industrisë së bukurisë koreane, pasi ka shitur tashmë 10 milionë copë pako me maska, ndërsa reputacioni i tyre vazhdon të rritet çdo ditë.
Shpërndani
RRETH NESH
KORAL SECRETS është dyqani online dhe fizik i parë në Shqipëri, ku do të zbuloni filozofinë dhe sekretet e bukurisë koreane. Produkte natyrale dhe organike, pa substanca të dëmshme, me formulime inovative, të kuruara dhe të zgjedhura me përkushtim për përkujdesjen e lëkurës. Markat më të njohura të K-Beauty do t'i japin përgjigje çdo problematike të lëkurës suaj!
Informacion
ADRESA
Rruga Bardhok Biba ZK 8360, nr.pasurie 6/175-N1, vol.20 Tirana, 1001
Rruga Ismail Qemali nr. hipotekor 186, z. kadastrale 8160 Tirana, Albania, 1001, 1001
ABONOHUNI / SUBSCRIBE