-
PRODUKTE
-
PASTRUES PËR FYTYRËN
-
EKSFOLIUES
-
TONER
-
TRAJTIM SPECIFIK
-
MASKA PËR FYTYRËN
-
HIDRATIM PËR FYTYRËN
-
PRODUKTE PËR MESHKUJ
TIPE TË LËKURËSPROBLEMATIKA TË LËKURËSMAKEUPKUJDESI I FLOKËVEMARKAKUJDESI I TRUPIT -
- Log in
We use cookies and similar technologies to provide the best experience on our website.
MEDICUBE Kojic Acid Turmeric Niacinamide Serum
Porosia juaj mbërrin ndërmjet Nentor 29 dhe Nentor 30.
- Përshkrimi
- Përdorimi
- Përbërësit
- Marka
MEDICUBE Kojic Acid Turmeric Niacinamide Serum është serumi më i ri i koleksionit 'KORAL Secrets' nga marka e njohur MEDICUBE. Formula e tij e avancuar kombinon fuqinë e Acidit Kojic (1 %), një përbërës i njohur që zbeh njollat kafe, redukton pigmentimin dhe parandalon shfaqjen e njollave të reja, me Niacinamide (5 %), i cili forcon barrierën e lëkurës, minimizon dukshmërinë e poreve dhe përmirëson teksturën e saj. Shafrani (Turmeric) ofron veprim qetësues dhe antioksidues, duke reduktuar skuqjen dhe inflamacionin, dhe duke rikthyer lëkurës shkëlqim dhe vitalitet. Përveç këtyre, serumit i shtohen squalane dhe ekstrakte ushqyese, të cilat sigurojnë hidratim të thellë dhe ndihmojnë në rigjenerimin e lëkurës, duke e bërë të butë dhe elastike. Tekstura e tij është e lehtë, përthithet shpejt dhe nuk lë ndjesi të rëndë. Me përdorim të rregullt, serumi ndihmon në zbehjen e njollave të pigmentimit dhe i dhuron lëkurës një pamje të shëndetshme dhe rinore. I përshtatshëm për të gjitha tipologjitë.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, sulfate, paraben, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial, vajra esencial.
*30ml
Të fillohet përdorimi ngadalë!
Sugjerojmë nisjen e këtij produkti në mënyrë graduale, që lëkura të arrijë të adaptohet, duke shmangur çdo irritimin të mundshëm. Të fillohet me përdorimin e këtij serumi 2-3 herë në javë dhe gradualisht mund të rritet frekuenca, duke e përdorur edhe çdo ditë.
Përdoreni pas tonerit apo esencës. Merrni një sasi të konsiderueshme në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë, qafë dhe dekolte, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj.
Përbërësit "magjik"
Acid Kojic (1 %), niacinamide (5 %), Shafran
Lista e plotë e përbërësve
Water (Aqua), Niacinamide, Butylene Glycol, Jojoba Esters, 1,2-hexanediol, Curcuma Longa (Turmeric) Root Extract, Caprylic/capric/succinic Triglyceride, Coco-caprylate/caprate, Kojic Acid, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/vp Copolymer, Hydrogenated Castor Oil/sebacic Acid Copolymer, Melia Azadirachta Flower Extract, Ocimum Sanctum Leaf Extract, Coccinia Indica Fruit Extract, Eclipta Prostrata Extract, Melia Azadirachta Leaf Extract, Allantoin, Cetyl Alcohol, Silica Silylate, Sodium Citrate, Ethylhexylglycerin, Corallina Officinalis Extract, Adenosine, Chamaecyparis Obtusa Wood Oil, Behenyl Alcohol, Arginine, Citric Acid, Tocopherol, Panthenol, Squalane, Thioctic Acid , Glycolic Acid
MEDICUBE është një markë koreane e njohur për trajtimin e problemeve të ndryshme të lëkurës përmes formulave të avancuara dhe të testuara shkencërisht. Ajo ofron produkte që përmbajnë përbërës të fuqishëm si Centella Asiatica, acid salicilik dhe vitamina, të cilat ndihmojnë në trajtimin e akneve, ndjeshmërisë dhe shenjave të plakjes. Produktet e saj të njohura përfshijnë kremra dhe tonikë që ndihmojnë në pastrimin e poret, qetësimin e lëkurës dhe reduktimin e inflamacionit. MEDICUBE është e angazhuar gjithashtu në përdorimin e kërkimeve shkencore për të ofruar zgjidhje efektive dhe të sigurta për kujdesin e lëkurës.
Shpërndani
BEST SELLERS
RRETH NESH
KORAL SECRETS është dyqani online dhe fizik i parë në Shqipëri, ku do të zbuloni filozofinë dhe sekretet e bukurisë koreane. Produkte natyrale dhe organike, pa substanca të dëmshme, me formulime inovative, të kuruara dhe të zgjedhura me përkushtim për përkujdesjen e lëkurës. Markat më të njohura të K-Beauty do t'i japin përgjigje çdo problematike të lëkurës suaj!
Informacion
ADRESA
Rruga Bardhok Biba ZK 8360, nr.pasurie 6/175-N1, vol.20 Tirana, 1001
Rruga Ismail Qemali nr. hipotekor 186, z. kadastrale 8160 Tirana, Albania, 1001, 1001
ABONOHUNI / SUBSCRIBE













