KLAVUU Real Vegan Collagen Cream

2,700.00 ALL 2,000.00 ALL

Porosia juaj mbërrin ndërmjet Gusht 26 dhe Gusht 27.

Përshkrimi

KLAVUU Real Vegan Collagen Cream është një krem hidratues i formuluar për të përmirësuar elasticitetin dhe pamjen e përgjithshme të lëkurës, falë përbërësve plotësisht veganë dhe teknologjisë së avancuar Plussome™. Ky krem përmban kolagjen me origjinë bimore, të nxjerrë nga karrota, një burim natyral i beta-karotenit, i cili ndihmon në mbrojtjen e lëkurës nga faktorët e jashtëm dhe në lëmimin e rrudhave dhe linjëva të holla. Gjithashtu, ky krem është i pasur me peptide të nxjerra nga bizelet, që veprojnë si agjentë aktivë për rigjenerimin e lëkurës dhe stimulojnë prodhimin natyral të kolagjenit. Kjo përbërje ndihmon në një hidratim të thellë dhe të qëndrueshëm, duke e bërë lëkurën më të butë, më të lëmuar dhe më elastike. Formula është e lehtë, përthithet shpejt pa lënë ndjesi ngjitjeje apo yndyre, dhe është e përshtatshme për të gjitha tipet e lëkurës, përfshirë lëkurën mikse, të yndyrshme dhe normale. 

Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban fragrancë artificiale, paraben, sulfate, ngjyrues artificialm alkool, vajra mineralë dhe silikon.

*50ml

Përdorimi
Në mëngjes, përpara aplikimit të kremit mbrojtës ndaj diellit dhe në mbrëmje, pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë me lëvizje rrethore, derisa të jetë përthithur tërësisht.
Përbërësit

Përbërësit "magjik"

Plussome™, ekstrakt karrote, peptide të ekstraktuara nga bizelet

Lista e plotë e përbërësve

Water, glycerin, caprylic/capric triglyceride, vinyl dimethicone, cetyl ethylhexanoate, niacinamide, polyglyceryl-3 methylglucose distearate, pentylene glycol, cyclohexasiloxane, 1,2-hexanediol, butyrospermum parkii (shea) butter, cocos nucifera (coconut) oil, chlorella vulgaris extract, hydrolyzed pea protein, olea europaea (olive) fruit oil, vincetoxicum atratum extract, althaea rosea flower extract, glyceryl stearate, propanediol, cetearyl olivate, polymethylsilsesquioxane, sorbitan olivate, dimethiconol, hydroxyethyl acrylate/sodium acryloyldimethyltaurate copolymer, tromethamine, glucose, hydroxyacetophenone, butylene glycol, fructooligosaccharides, fructose, panthenol, glyceryl acrylate/acrylic acid copolymer, adenosine, hydrogenated lecithin, sodium phytate, hydrolyzed extensin, sorbitan isostearate, phytosterol, ceramide np, lecithin, squalane, ethylhexyl glycerin, polyquaternium-80, sodium chloride, cetearyl alcohol, behenyl alcohol, carbomer, xanthan gum

Marka

 Marka luksoze koreane KLAVUU ka një emërtim të veçantë nga fjalët suedisht "klar" ("paster"), and "vuu" ("pamje"). Produktet e prodhuara nga brand-i, më së shumti janë të formuluar nga ekstrakt të perlave të marra nga ishulli Jeju. Produktet e saj targetojnë problematika të ndryshme të lëkurës, si: hiperpigmentimi, purifikimi, mbrojtja UV, hidratimi, reduktimi i akneve, dhe kujdesi ndaj lëkurës së trupit në përgjithësi. Të gjitha produktet KLAVUU prodhohen në Kore, duke përfshirë 2 produktet "Bestseller" të saj, që janë: KLAVUU Resuve Pearlsation Multi Peptide Cream dhe KLAVUU Resuve Pearlsation Multi Peptide Eye Cream, që rreshtohen me krenari në koleksionin KORAL SECRETS!

Reviews

Shpërndani

2,700.00 ALL 2,000.00 ALL