NEOGEN DERMALOGY Real Vita C Serum, përmban 12% e Vita C Acerola-plex dhe 10% derivat të tretshëm në ujë të acidit askorbik (vitaminë C e pastër), i quajtur kështu Askorbil Fosfat Natriumi. Gjithashtu, ky serum përmban 5 ekstrakte agrumesh: Limon, Lime, Portokall, Mandarinë dhe grapefruit (Citrus × paradis) për të ndihmuar në zbehjen e njollave kafe dhe hiperpigmentimin, dhe në të njëjtën kohë për të mbajtur në kontroll shenjat e moshës! Nga ana tjetër formulimi me vitaminë E e këtij serumi, ofron rritje të elasticitetit dhe një lëkurë plot vitalitet. Ndërsa formulimi me niacinamide, rrit fuqinë antioksiduese vitaminës C për t'iu adresuar problematikave të lëkurës të sipërpërmendura. Gjithashtu niacinamidet ndihmojnë në tkurrjen e poreve të lëkurës. Acidi ferulik i pasur me veti antioksiduese, ndihmon në lëmimin e vijave të holla dhe rrudhave, ndërsa 3 lloje të acidit hialuronik & panthenolit mundësojnë hidratim të thellë të lëkurës! Ky serum vepron menjëherë sapo të aplikohet në lëkurë, ku do të vëreni shkëlqim në të. Konsistenca e tij është shumë e lehtë dhe përthithet menjëherë nga lëkura.
*32gr
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë dhe qafë derisa lëkura ta ketë përthithur tërësish, duke evituar zonën rreth syve. Nëse është e nevojshme riaplikoni një shtresë më shumë në zonat problematike me njolla në lëkurë. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Për të maksimizuar efektin dhe për të parandaluar oksidimin e produktit, mbajeni në një vend të freskët dhe të errët. Në ditën pasardhëse, aplikoni krem mbrojtës ndaj diellit me SPF 30+
Përbërësit "magjik"
vitaminë C, niacinamide, acid ferulik, vitaminë E, acid hialuronik
Lista e plotë e përbërësve
Water, Glycerin, Sodium Ascorbyl Phosphate(100,000ppm), Isopentyldiol, Butylene Glycol, 1.2hexanediol, Niacinamide, Dipropylene Glycol, Terminalia Ferdinandiana Fruit Extract, Morinda Citrifolia Extract, Apium Graveolens (Celery) Stem Extract, Brassica Oleracea Acephala Leaf Extract, Cichorium Intybus (Chicory) Leaf Extract, Citric Acid, Octyldodeceth-16, Xanthan Gum, Panthenol, Sodium Metabisulfite, Ethylhexylglycerin, Ascorbic Acid(100ppm), Ferulic Acid, Caprylyl Glycol, Dextrin, Tocopheryl Acetate, Polyglyceryl-4 Caprate, Theobroma Cacao (Cocoa) Extract, Coptis Japonica Root Extract, Persea Gratissima (Avocado) Oil, Pistacia Vera Seed Oil, Hyaluronic Acid, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Sodium Hyaluronate
NEOGEN u krijua në vitin 2009 nga kompania Outin Futures nën sloganin “We create reason and value”, që do të thotë “Ne krijojmë arsye dhe vlerë”. Arsyeja, misioni dhe filozofia në krijimin e çdo produkti është qëllimi për të përcjellë përfitimet vërtet të nevojshme për lëkurën. Laboratorët e NEOGEN-it nëpërmjet kërkimeve shkencore, për të maksimizuar përfitimet nga përbërësit natyralë, kanë shpikur 6 teknologji unike dhe sot zotërojnë më shumë se 50 patenta të certifikuara. Falë formulimeve miqësore me lëkurën, NEOGEN ofron produkte që i përgjigjen çdo nevoje dhe problematike të saj.