MIZON Collagen Power Lifting Toner pjesë e linjës: Collagen Power, është toneri i duhuri për të gjitha lëkurat të cilat e kanë humbur elasticitetin dhe vitalitetin. Formulimi i tij me një dozë të lartë kolagjeni, nxit prodhimin e tij si edhe ndihmon në ngadalësimin e plakjes së lëkurës! Një tjetër përbërës shumë i veçantë i këtij toneri është ekstrakti i mjedrës, përbërës i cili përmban antioksidantë të fuqishëm për të parandaluar shenjat e parakohshme të moshës. Ndërsa, ekstrakt i rrënjës coptis chinensis, falë vetive të fuqishme qetësuese që ka, ndihmon në shërimin e shpejtë dhe minimizimin e inflamacionit në lëkurë. Menjëherë pas aplikimit, lëkura hidratohet thellësish. Konsistenca e tij është e lehtë dhe përthithet menjëherë në lëkurë, duke mos lënë aspak ndjesi ngjitje ose rëndese.

Formula e tij është vegane, hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, sulfate, silikon.

*120ml

Në mëngjes dhe në mbrëmje, pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë me lëvizje rrethore, derisa të jetë përthithur tërësisht.

Përbërësit "magjik"

kolagjen, ekstrakti i mjedrës, ekstrakt i rrënjës coptis chinensis

Lista e plotë e përbërësve

Water, Collagen, Butylene Glycol, Glycerin, PEG/PPG-17/6 Copolymer, Trehalose, Sodium Hyaluronate, Bis-PEG-18 Methyl Ether Dimethyl Silane, PEG-60 Hydrogenated Castor Oil, Beta-Glucan, Copper Tripeptide-1, Xanthan Gum, Adenosine, Coptis Japonica Extract, Theobroma Cacao (Cocoa) Extract, Biosaccharide Gum-1, Sodium PCA, Betaine, Sorbitol, Glycine, Alanine, Prolin, Serine, Threonine, Arginine, Lysine, Glutamic Acid, Orris (Iris Florentina) Extract, Caprylyl Glycol, Ethylhexylglycerin, Tropolone, Disodium EDTA

Marka koreano-jugore Mizon u themelua në vitin 2007 për të zhvilluar teknologji moderne të bukurisë. Me përbërës të cilësisë së lartë, teknika pioniere dhe kërkime intensive, për të krijuar produkte që janë shumë efektive dhe të thjeshta për t'u përdorur. MIZON beson në shumëllojshmërinë e bukurisë, pavarësisht nga përkatësia etnike, mosha, identiteti gjinor, seksualiteti, paaftësitë, feja.. Gjithkush është unik dhe misioni i tyre është të ndihmojnë duke u ndjerë rehat në lëkurën e tyre. Logoja e MIZON-it përfaqëson një kornizë të hapur dritareje: si një dritare që i hapet botës. Ata besojnë në dëgjimin e njerëzve, kuptimin e nevojave dhe formulimin e zgjidhjes së duhur.


MIZON Collagen Power Lifting Toner

1,575 ALL 2,100 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI