Nëse dëshironi të përmirësoni hidratimin, të rrisni shkëlqimin dhe të forconi barrierën mbrojtëse të lëkurës suaj, MEDIHEAL Vita Collagen Eye Ampoule Patch është zgjedhja ideale për ju! Formula e tyre e pasur me vitaminë C ndihmon në rigjenerimin dhe zbehjen e rrathëve të zinj, ndërsa niacinamida përmirëson tonin e lëkurës dhe ofron butësi që me aplikimin e parë. Nga ana tjetër, kompleksi 5x kolagjen ndihmon në zvogëlimin e vijave të holla dhe rrudhave, duke përmirësuar elasticitetin dhe vitalitetin e lëkurës për një pamje më të re dhe të freskët. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës.
Formula e tyre është e testuar dermatologjikisht, dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, silikon, sulfate dhe fragrancë artificiale.
*60 maska njëpërdorimshe
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin, merrni me aplikuesin dy maska dhe vendosini në zonën poshtë syve. Mbajini për 5 minuta (Mund t'i mbani edhe më shumë nëse dëshironi). Pas çdo përdorimi, kujdesuni ta mbyllni mirë kapakun e tij për të evituar tharjen e esencës që gjendet brenda tij.
Përbërësit "magjik"
vitaminë C, niacinamide, kompleks 5x kolagjen
Lista e plotë e përbërësve
Purified water, glycerin, niacinamide (20378ppm), carrageenan, 1,2-hexanediol, hydroxyacetophenone, vitamin tree water (504ppm), sodium ascorbyl phosphate (75ppm), pyridoxine HCL (30ppm), tocopheryl acetate (30ppm), thiamine HCL (5ppb), riboflavin (5ppb), menadione (5ppb), calcium pantothenate (176ppm), collagen (160ppm), hydrolyzed extensin (15ppm), collagen extract (10ppm) ), hydrolyzed collagen (5ppm), water-soluble collagen (500ppb), sodium hyaluronate, madecassoside, scented geranium flower oil, sweet almond oil, lavender oil, chamomile flower oil, orange peel oil, Mexican juniper Oil, carob gum, guar gum, allantoin, calcium chloride, cellulose gum, panthenol, polyglyceryl-10 laurate, potassium chloride, propanediol, maltodextrin, sodium starthioctenyl succinate, hydrogenated lecithin, butyl Len glycol, caprylyl glycol, calcium lactate, sucrose, adenosine, dipotassium glycyrrhizate, titanium dioxide, ethylhexyl glycerin, disodium EDTA, arginine, yellow iron oxide, polyglyceryl-10-oligo. ate, polymethylsilsesquioxane, silica
Marka koreane MEDIHEAL është themeluar nga Fakulteti i Dermo-esktetikës mjekësore në Universitetin shtetëror të Seulit, në Korenë e Jugut. Produktet e kësaj marke janë krijuar nga një ekip i përkushtuar i ekspertëve të lëkurës. MEDIHEAL ofron një gamë të gjerë të produkteve, ky mbizotërojnë maskat “Sheet Mask”, me formulë inovative për t’i ofruar lëkurës atë çka vërtet ajo ka nevojë. Marka promovon idenë e përdorimit të produkteve në kushte shtëpie, duke pasur një rezultat të mrekullueshëm në lëkurë pa pasur nevojë për trajtime profesionale të kushtueshme. Të gjitha produktet janë të testuara dermatologjikisht dhe për këtë arsye janë të sigurta për t’u përdorur. Marka është në krye të industrisë së bukurisë koreane, pasi ka shitur tashmë 10 milionë copë pako me maska, ndërsa reputacioni i tyre vazhdon të rritet çdo ditë.