Zbuloni fuqinë e natyrës me ISNTREE Onion Newpair B5 Ampoule, një serum në trajtë ampule revolucionar që kombinon përbërësit më të mirë natyralë për të transformuar lëkurën tuaj. Ky serum i fuqishëm përmban 85% ekstrakt të qepës së kuqe, përbërës i njohur për vetitë e tij të jashtëzakonshme anti-inflamatore dhe antibakteriale, duke ndihmuar në zhdukjen e akneve dhe inflamacionit. Me 5% panthenol, ky produkt forcon dhe rigjeneron barrierën e lëkurës duke përmirësuar elasticitetin e saj. Nga ana tjetër, acid ferulik dhe acid tranexamik bashkëveprojnë për të përmirësuar teksturën e lëkurës dhe tonalitetin ndërsa acetilglukozamina përshpejton rigjenerimin qelizor. Për më tepër, allantoin, betain dhe kompleksi TRIPLE-HYAL hidratojnë intensivisht dhe forcojnë barrierën e lagështisë së lëkurës, duke siguruar një pamje të shëndetshme, të gjallë dhe të rinovuar. Përshtatet me të gjitha tipet e lëkurës, kryesisht me atë të yndyrshme, akneike dhe sensitive!

*50ml

Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, dhe e keni pergatitur me tonerin, mund ta përdorni në vend të esencës ose serumit në rutinën tuaj. Merrni një sasi të konsiderueshme (1-2 sprucime) në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë dhe në qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Keshillohet të përdoret në mëngjes dhe mbrëmje. 

Përbërësit "magjik"

85% ekstrakt të qepës së kuqe, 5% panthenol, acid ferulik, acid tranexamik, allantoin, betain dhe TRIPLE-HYAL

Lista e plotë e përbërësve

Allium Cepa (Onion) Bulb Extract (85%), Panthenol (5%), 1,2-Hexanediol, Niacinamide, Trehalose, Betaine, Acrylates/ C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Arginine, Butylene Glycol, Caprylyl Glycol, Water, Allantoin, Pentylene Glycol, Hydroxyacetophenone, Caffeine, Acetyl Glucosamine, Melia Azadirachta Flower Extract, Adenosine, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/VP Copolymer, Coccinia Indica Fruit Extract, Disodium EDTA, Tranexamic Acid, Sodium Hyaluronate, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Sodium Acetylated Hyaluronate, Ferulic Acid

Ekipi i ISNTREE hyri në botën e përkujdesjes së lëkurës me hapjen e blog-ut të parë në Korenë e Jugut. Ata arritën një numër të madh ndjekësish falë informacioneve të detajuara për përbërës, formulime dhe produkte të Industrisë së Bukurisë. Në vitin 2012, pas një ekperiencë të gjatë dhe kërkesave të shumta të ndjekësve të tyre, ata krijuan produktet e tyre të para nën markën e tyre ISNTREE. Emri i markës e merr kuptimin nga bashkimi i tre fjalëve që tregojnë mbi filozofinë e saj: IS- island (ishull) N-nature (natyrë) TREE (Pemë). Synimi i ISNTREE është të sjellë për konsumatorët produkte me përbërës të pastër, të sigurt dhe të shëndetshëm për lëkurën duke nxitur bukurinë natyrale tek çdokush që i përdor.

Customer Reviews

Based on 2 reviews Write a review

ISNTREE Onion Newpair B5 Ampoule

2,200 ALL 2,700 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI