-
PRODUKTE
-
PASTRUES PËR FYTYRËN
-
EKSFOLIUES
-
TONER
-
TRAJTIM SPECIFIK
-
MASKA PËR FYTYRËN
-
HIDRATIM PËR FYTYRËN
-
PRODUKTE PËR MESHKUJ
TIPE TË LËKURËSPROBLEMATIKA TË LËKURËSMAKEUPKUJDESI I FLOKËVEMARKAKUJDESI I TRUPITSUPLEMENTE -
- Log in
We use cookies and similar technologies to provide the best experience on our website.
I'M FROM Black Rice Toner
Porosia juaj mbërrin ndërmjet Korrik 23 dhe Korrik 24.
- Përshkrimi
- Përdorimi
- Përbërësit
- Marka
I'M FROM Black Rice Toner përmban ekstrakt të orizit të zi të fermentuar, një përbërës i njohur në Korenë e Jugut për përmbajtjen e lartë të antioksidantëve dhe vetitë e tij kundër plakjes së parakohshme. Orizi i zi është natyrshëm i pasur me polifenole dhe flavonoide, të cilat ndihmojnë në mbrojtjen e lëkurës nga radikalet e lira dhe faktorët e jashtëm që mund të dëmtojnë barrierën e saj mbrojtëse. Ky toner ndihmon në përmirësimin e elasticitetit të lëkurës, zbutjen e vijave të holla dhe ruajtjen e një pamjeje më rinore. Gjithashtu, pastron butësisht mbetjet e papastërtive që mund të kenë mbetur pas larjes së fytyrës, ndërsa ndihmon në ribalancimin e pH-së së lëkurës dhe përgatitjen e saj për hapat e mëtejshëm të rutinës. Tekstura e tij e lehtë përthithet shpejt pa lënë ndjesi ngjitëse, duke i dhënë lëkurës hidratim të menjëhershëm dhe një shkëlqim natyral e të shëndetshëm. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, veçanërisht për lëkurën e thatë, të dehidratuar, mature dhe atë që ka humbur elasticitetin ose shfaq shenja të lodhjes dhe plakjes së parakohshme.
Formula e tij është vegane, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, sulfate, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial.
*150ml
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj, hidhni një sasi të konsiderueshme të tonerit në tampon pambuku ose në duar dhe aplikojeni në fytyrë e qafë, duke evituar zonën rreth syve, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht atë.
Përbërësit “magjik”
oriz i zi i fermentuar,
Lista e plotë e përbërësve
Water, Oryza Sativa (Rice) Seed Water, Dicaprylyl Ether, Methylpropanediol, Hydrogenated Poly(C6-14 Olefin), 1,2-Hexanediol, Niacinamide, Sodium Chloride, Glycerin, Melia Azadirachta Flower Extract, Propanediol, Hydrogenated Lecithin, Polyglyceryl-10 Myristate, Coccinia Indica Fruit Extract, Ethylhexylglycerin, Adenosine, Xanthan Gum, Theobroma Cacao (Cocoa) Extract, Dextrin, Polyglycerin-3, Oryza Sativa (Rice) Extract, Tocopherol, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Polyglyceryl-10 Laurate, Butylene Glycol, Oryza Sativa (Rice) Bran Oil, Polyglutamic Acid, Panthenol, Xylose, Glycolic Acid, Disodium EDTA, Anthocyanins
Marka e produkteve të përkujdesjes ndaj lëkurës “I’M FROM” njihet për filozofinë e saj të veçantë që e dallon nga markat e tjera. Secili produkt me shumë krenari, liston të gjithë përbërësit, si edhe origjinën e tyre dhe kështu merr kuptim emri i markës “I’M FROM”, që do të thotë "Unë jam nga”. Slogani i tyre “Nature as it is", që përkthehet “Natyra ashtu siç është", tregon shumë për marrëdhënien e ngushtë që ka krijuar marka me natyrën duke sjellë produktet më natyrale të mundshme. Këtë gjë e tregojnë më së miri produktet si: "Mugwort Essence" e përbërë me 100% ekstrakt nga bima mugwort e marrë nga ishulli Ganghwa, linja e produkteve me mjaltë "Honey" që merret nga bletët e malit Jiri apo "Vitamin Tree Water Gel" e përbërë nga uji i gjetheve të bimës që rritet në malin Taebaek. Formulimet e tyre janë aq të veçanta, efektive dhe të sigurta për të ndihmuar lëkurën duke i dhuruar një pamje më të shëndetshme dhe më rinore.
Shpërndani
BEST SELLERS
RRETH NESH
KORAL SECRETS është dyqani online dhe fizik i parë në Shqipëri, ku do të zbuloni filozofinë dhe sekretet e bukurisë koreane. Produkte natyrale dhe organike, pa substanca të dëmshme, me formulime inovative, të kuruara dhe të zgjedhura me përkushtim për përkujdesjen e lëkurës. Markat më të njohura të K-Beauty do t'i japin përgjigje çdo problematike të lëkurës suaj!
Informacion
ADRESA
Rruga Bardhok Biba ZK 8360, nr.pasurie 6/175-N1, vol.20 Tirana, 1001
Rruga Ismail Qemali nr. hipotekor 186, z. kadastrale 8160 Tirana, Albania, 1001, 1001
ABONOHUNI / SUBSCRIBE













