VILLAGE 11 FACTORY Miracle Youth Double Cleanser është një larës për fytyrën me konsistencë jashtëzakonisht të butë dhe kremoze i cili do të shndërrohet në një përvojë të mrekullueshme pastrimi, duke ofruar një prekje të butë që lë lëkurën të ndjehet e freskët dhe e rigjallëruar. Në kontakt me ujin, ai depërton thellë në pore, duke larguar në mënyrë efektive të gjitha papastërtitë dhe mbetjet, pa shkaktuar asnjë irritim. Ky larës magjik 2-në-1 transformohet nga vaj në shkumë të lehtë për të larguar sebumin e tepërt, grimin dhe kremin kundër diellit, duke lënë lëkurën të hidratuar dhe të butë. I pasuruar me Kompleksin V11, ai forcon barrierën natyrale të lëkurës dhe ndihmon në parandalimin e humbjes së elasticitetit, duke ruajtur një pamje rinore dhe të shëndetshme. Nga ana tjetër, glicerina (agjent natyral hipoallergjik) ruan lagështinë natyrale të lëkurës, duke mos krijuar irritim apo tharje të saj. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, sidomos për atë shumë të ndjeshme. 

Formula e tij është pa fragrancë dhe ngjyrues artificial, dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: paraben, sulfate, produkte shtazore, vaj mineral dhe silikon.

*150ml

Merrni një sasi të përshtatshme në duar të thata (1-2 sprucime), dhe aplikojeni po në lëkurë të thatë. Masazhojeni fytyrën butësisht me lëvizje rrethore, duke përfshirë edhe zonën e syve. Më pas shpëlajeni fytyrën me ujë të vakët e të bollshëm, duke larguar çdo mbetje papastërtie.

Përbërësit “magjik”

Kompleksi V11, glicerinë

Lista e plotë e përbërësve

Water, Sodium C14-16 Olefin Sulfonate, Glycerin, Decyl Glucoside, Acrylates Copolymer, Butylene Glycol, Potassium Benzoate, Polyglyceryl-4 Caprate, Tromethamine, Melaleuca Alternifolia Leaf Oil, Ethylhexylglycerin, Lavandula Angustifolia Flower Extract, Hamamelis Virginiana Leaf Extract, Adansonia Digitata Seed Extract, Disodium EDTA, Caprylyl Glycol, Gelidium Cartilagineum Extract, Glycyrrhiza Glabra Root Extract, Melaleuca Alternifolia Leaf Extract, Laminaria Japonica Extract, Himanthalia Elongata Extract, Myrciaria Dubia Fruit Extract, Cetraria Islandica Extract, Fucus Vesiculosus Extract, Helianthus Annuus Seed Oil, Vitis Vinifera Seed Oil, Carthamus Tinctorius Seed Oil, Solanum Lycopersicum Seed Oil, Olea Europaea Fruit Oil, Daucus Carota Sativa Seed Oil, Camellia Sinensis Seed Oil, Moringa Oleifera Seed Oil, Brassica Oleracea Italica Seed Oil, Ribes Nigrum Seed Oil, Tocopherol

VILLAGE 11 FACTORY është marka më e re e koleksionit “Koral Secrets”. Paketimi dhe marketingu i markës përdorin konceptin e një shkencëtari të çuditshëm për të përcjellë qasjen e tij argëtuese por të thelluar për zhvillimin e zgjidhjeve për kujdesin e lëkurës. VILLAGE 11 FACTORY mori çmimin Hi-Seoul për produktet e saj novatore, 100% të bëra në Kore.

Customer Reviews

No reviews yet Write a review

VILLAGE 11 FACTORY Miracle Youth Double Cleanser

2,200 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI