-
PRODUKTE
-
PASTRUES PËR FYTYRËN
-
EKSFOLIUES
-
TONER
-
TRAJTIM SPECIFIK
-
MASKA PËR FYTYRËN
-
HIDRATIM PËR FYTYRËN
-
PRODUKTE PËR MESHKUJ
TIPE TË LËKURËSPROBLEMATIKA TË LËKURËSMAKEUPFLOKËT & TRUPIMARKA -
- Log in
We use cookies and similar technologies to provide the best experience on our website.
MAKEP:REM Safe Me. Relief Moisture Cleansing Oil
Porosia juaj mbërrin ndërmjet Prill 03 dhe Prill 04.
- Përshkrimi
- Përdorimi
- Përbërësit
- Marka
- Reviews
Pastrues fytyre vajor
MAKEP:REM Safe Me. Relief Moisture Cleansing Oil ofron një përvojë të jashtëzakonshme pastrimi për lëkurën, duke shkrirë butësisht mbetjet e makeup-it, pikat e zeza dhe sebumin e tepërt. Formula e tij unike është e pasur me vajra bimorë të farave, të cilët jo vetëm që ndihmojnë në pastrimin e thellë të lëkurës, por gjithashtu ofrojnë një ndjesi komoditeti dhe freskie. Vaji i farave të lulediellit luan një rol të rëndësishëm në ruajtjen e lagështisë së lëkurës, duke e mbajtur atë të hidratuar dhe të shëndetshme. Ndërkohë, vaji i farave të kajsisë dhe jojobës sigurojnë një kujdes të veçantë për sebumin, duke ndihmuar në balancimin e yndyrës së tepër të lëkurës. Përveç kësaj, ky larës vajor është i pasur gjithashtu me ekstrakt të lëvores së shelgut të zi, i cili ndihmon në reduktimin e pikave të zeza dhe përmirësimin e strukturës së lëkurës. Ndërsa, vaji ricini ofron një nivel të lartë hidratuese, duke e lënë lëkurën tuaj të butë dhe të lëmuar. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës.
Formula e tij është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.
*210ml
Merrni një sasi të përshtatshme në duar të thata (1-2 sprucime), dhe aplikojeni po në lëkurë të thatë. Masazhojeni fytyrën butësisht me lëvizje rrethore, duke përfshirë edhe zonën e syve. Më pas shpëlajeni fytyrën me ujë të vakët e të bollshëm, duke larguar çdo mbetje papastërtie.
Përbërësit "magjik"
Vaji i farave të lulediellit, vaji i farave të kajsisë, vaji i farave të jojobës, ekstrakt të lëvores së shelgut të zi, vaj ricini,
Lista e plotë e përbërësve
Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil, Prunus Armeniaca (Apricot) Kernel Oil, Caprylic/Capric Triglyceride, Isopropyl Myristate, Octyldodecanol, Ethoxydiglycol, Sorbeth-30 Tetraoleate, Ricinus Communis (Castor) Seed Oil, Cetyl Ethylhexanoate, Simmondsia Chinensis (Jojoba) Seed Oil, Salix Nigra (Willow) Bark Extract, Boswellia Carterii Oil, Tocopherol, Water
Duke adoptuar konceptin nordic lagom që do të thotë "vetëm sasinë e duhur", marka koreane make p:rem thjeshton rutinat e kujdesit të lëkurës me produktet e saj shumëfunksionale. Koleksioni i markës përdor përbërës natyralë shumë të pastër si ekstrakti i mjedrës së Arktikut, lëngu finlandez i thuprës dhe uji i torfe nga Danimarka, dhe mbështetet në teknologjinë e patentuar Micro Trans Moisture të markës për t'i shpërndarë ato në mënyrë efektive në lëkurë. Paketimi dhe sasia e përbërësve mbahen minimale, duke reflektuar filozofinë "e drejtë". Të gjitha produktet janë prodhuar në Kore.
Shpërndani
RRETH NESH
KORAL SECRETS është dyqani online dhe fizik i parë në Shqipëri, ku do të zbuloni filozofinë dhe sekretet e bukurisë koreane. Produkte natyrale dhe organike, pa substanca të dëmshme, me formulime inovative, të kuruara dhe të zgjedhura me përkushtim për përkujdesjen e lëkurës. Markat më të njohura të K-Beauty do t'i japin përgjigje çdo problematike të lëkurës suaj!
Informacion
ADRESA
Rruga Bardhok Biba ZK 8360, nr.pasurie 6/175-N1, vol.20 Tirana, 1001
Rruga Ismail Qemali nr. hipotekor 186, z. kadastrale 8160 Tirana, Albania, 1001, 1001
ABONOHUNI / SUBSCRIBE