Pastrues fytyre vajor.
ANUA Heartleaf Pore Control Cleansing Oil Mild është formuluar posaçërisht për lëkurën shumë sensitive. Ky vaj pastrues efektiv dhe jo-komedogjenik depërton në mënyrë të thellë në pore dhe në të gjitha shtresat e lëkurës, duke ofruar një pastrim të thellë dhe efektiv. I formuluar me ekstrakt të të bimës Heartleaf, ky larës vajor qetëson dhe redukton irritimet pa shkaktuar asnjë shqetësim në lëkurë. Ndërsa, formulimi me vajin e rozmarinës dhe farave të lulediellit do të shkrijë menjëherë çdo papastërti, duke përfshirë makeup-in e përditshëm, mbetjet e SPF-së dhe radikalet e lira. Formula e tij e lehtë shpërndahet lehtësisht në lëkurë dhe emulsifikohet efektivisht me ujë, duke e lënë kështu lëkurën të pastër, të freskët dhe të shëndetshme.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, konservues artificial, ngjyrues artificial, paraben, vaj mineral dhe është e patestuar në kafshë.
*200ml
Merrni një sasi të përshtatshme në duar të thata (1-2 sprucime), dhe aplikojeni po në lëkurë të thatë. Masazhojeni fytyrën butësisht me lëvizje rrethore, duke përfshirë edhe zonën e syve. Më pas shpëlajeni fytyrën me ujë të vakët e të bollshëm, duke larguar çdo mbetje papastërtie.
Përbërësit "magjik"
ekstrakt të gjethes së bimës heartleaf, vitaminë E, vaj ulliri, jojoba, rrushi dhe kurkumja
Lista e plotë e përbërësve
Ethylhexyl Stearate, Sorbeth-30 Tetraoleate, Cetyl Ethylhexanoate, Caprylic/Capric Triglyceride, Triethylhexanoin, Isododecane, Water, Rosmarinus Officinalis (Rosemary) Leaf Oil, Sorbitan Sesquioleate, Tocopherol, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil, Houttuynia Cordata Extract
Anua beson se lëkura e shëndetshme nuk varet vetëm nga produktet e kujdesit të lëkurës, por edhe nga të kesh një mendje të relaksuar dhe një mënyrë jetese të rregulluar. Marka fokusohet në zgjedhjen e përbërësve të pastër, organikë për të maksimizuar efektivitetin dhe për të minimizuar efektet e dëmshme në lëkurë. Produktet e saj miqësore me mjedisin dhe të qëndrueshme janë 100% të prodhuara në Kore dhe të dizajnuara me paketim të thjeshtë. Më të shiturit përfshijnë Toner qetësues Heartleaf 77%, Ampulë qetësuese Heartleaf 80% dhe krem dielli të butë 5-Zero.