MIZON Cicaluronic ™️ Low pH Cleanser, është larësi i linjës Cicaluronic nga marka MIZON. Ky larës me Ph të ulët, si e gjithë linja përmban formulën e patentuar Cicaluronic  Complex ™️,një kombinim i fuqishëm i centella asiatica dhe acidit hialuronik. Ky kombinim përfshin 8 lloje të acidit hialuronik dhe 10% ekstrakt të centella asiatica i cili ndihmon në rigjenerimin e lëkurës, duke ofruar qetësim të menjëhershëm! Nga ana tjetër ky larës eksfolion dhe zhbllokon poret duke hequr të gjitha qelizat e vdekura të lëkurës falë përmbajtjes me acid salicilik. Gjithashtu zvogëlon pikat e zeza dhe parandalon shpërthimet e ardhshme akneike. Tekstura e tij është kremoze që në bashkim me ujin kthehet në një shkumë të butë dhe të freskët që nuk lë aspak ndjesi tharjeje në lëkurës. Ky larës përshtatet me të gjitha tipologjitë e lëkurës, kryesisht për ato me tendencë të thatë.

Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën.

*120g

Njomeni fytyrën me ujë të vakët dhe merrni një sasi të vogël nga larësi. Shkumojeni mirë nëpër duar dhe aplikojeni në lëkurë, duke e masazhuar atë me lëvizje rrethore. Shpëlajeni në fund fytyrën me ujë të bollshëm. 

Përbërësit "magjik"

Cicaluronic  Complex ™️, acid salicilik

Lista e plotë e përbërësve


Marka koreano-jugore Mizon u themelua në vitin 2007 për të zhvilluar teknologji moderne të bukurisë. Me përbërës të cilësisë së lartë, teknika pioniere dhe kërkime intensive, për të krijuar produkte që janë shumë efektive dhe të thjeshta për t'u përdorur. MIZON beson në shumëllojshmërinë e bukurisë, pavarësisht nga përkatësia etnike, mosha, identiteti gjinor, seksualiteti, paaftësitë, feja.. Gjithkush është unik dhe misioni i tyre është të ndihmojnë duke u ndjerë rehat në lëkurën e tyre. Logoja e MIZON-it përfaqëson një kornizë të hapur dritareje: si një dritare që i hapet botës. Ata besojnë në dëgjimin e njerëzve, kuptimin e nevojave dhe formulimin e zgjidhjes së duhur.

MIZON Cicaluronic ™️ Low pH Cleanser

1,700 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI