KSECRET SEOUL 1988 Cleansing Foam : Pine Cica 1% + Probiotics

1,400.00 ALL 1,100.00 ALL

Porosia juaj mbërrin ndërmjet Qeshor 09 dhe Qeshor 10.

Përshkrimi

Pastrues fytyre ujor.

KSECRET SEOUL 1988 Cleansing Foam: Pine Cica 1% + Probiotics është një pastrues në formë shkume i krijuar për të larguar papastërtitë, sebumin e tepërt dhe mbetjet e grimit pa e tharë lëkurën apo pa dëmtuar barrierën e saj mbrojtëse. Formula e tij me pH të balancuar kombinon Pine Cica Complex 1% (ekstrakt pishe dhe Centella Asiatica) me probiotikë si Bifida Ferment Lysate dhe Lactobacillus Ferment, të cilët ndihmojnë në qetësimin e irritimeve, forcimin e barrierës së lëkurës dhe ruajtjen e ekuilibrit natyral të saj. Përmban gjithashtu Acid Salicilik (BHA), i cili eksfolion butësisht qelizat e vdekura, ndihmon në pastrimin e poreve dhe redukton shfaqjen e pikave të zeza dhe të bardha. Kompleksi i Centella Asiatica-s, i pasuruar me Madecassoside, Asiaticoside, Asiatic Acid dhe Madecassic Acid, kontribuon në qetësimin e skuqjeve dhe përmirësimin e teksturës së lëkurës. Pas përdorimit, lëkura ndihet e pastër, e freskët dhe e rehatshme, pa ndjesinë e tendosjes që shpesh shkaktojnë pastruesit e fortë. Ky larës është veçanërisht i përshtatshëm për lëkurë mikse, të yndyrshme, me pore të bllokuara ose me prirje ndaj akneve, por mund të përdoret edhe nga lëkurat e ndjeshme që kërkojnë një pastrim efektiv dhe qetësues.

Formula e tij është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial.

*150ml

Përdorimi

Njomeni fytyrën me ujë të vakët dhe merrni një sasi të vogël nga larësi. Shkumojeni mirë nëpër duar dhe aplikojeni në lëkurë, duke e masazhuar atë me lëvizje rrethore. Shpëlajeni në fund fytyrën me ujë të bollshëm. 

Përbërësit

Përbërësit "magjik"

Ekstrakt Pishe (Pine Cica Complex), Centella Asiatica, Lizat i Fermentit Bifida, Ferment Lactobacillus, Acid Salicilik (BHA), Madecassoside, Asiaticoside, Acid Asiatic, Acid Madekassik

Lista e plotë e përbërësve

Water, Myristic Acid, Glycerin, Potassium Hydroxide, Palmitic Acid, Stearic Acid, Coco-betaine, Lauric Acid, Glyceryl Stearate, Sorbitan Olivate, Caprylyl Glycol, 1,2-Hexanediol, Sodium Chloride, Salicylic Acid, Butylene Glycol, Hydroxypropyl Starch Phosphate, Ethylhexylglycerin, Bifida Ferment Lysate, Synthetic Beeswax, Disodium Edta, Pinus Densiflora Leaf Extract(100 ppm), Centella Asiatica Extract(100 ppm), Lactobacillus Ferment, Asiatic Acid, Asiaticoside, Madecassic acid, Madecassoside, Bambusa Vulgaris Extract, Chamaecyparis Obtusa Leaf Extract, Thuja Orientalis Extract

Marka

KSECRET është një markë koreane e kujdesit të lëkurës që ka fituar zemrat e përdoruesve falë formulimeve të saj të avancuara dhe përkushtimit të palëkundur ndaj përbërësve natyralë me efikasitet të lartë. E pozicionuar mes traditës së lashtë koreane dhe inovacionit më të fundit në fushën e kozmetikës, KSECRET mishëron një qasje holistike ndaj bukurisë, duke ofruar produkte që jo vetëm përmirësojnë pamjen e jashtme, por edhe shëndetin e brendshëm të lëkurës, në mënyrë të qëndrueshme dhe afatgjatë. Një nga linjat më ikonike të saj është SEOUL 1988, një homazh për elegancën dhe finesën koreane, që përfshin serume, kremra dhe trajtime të specializuara për zonën delikate të syve. Kjo linjë është e pasuruar me përbërës të çmuar si liposome me retinal një formë e fuqishme e vitaminës A për rigjenerimin qelizor, ginseng i zi i fermentuar me veti energjizuese dhe antioksiduese, bakuchiol si alternativë natyrale e retinolit, vitamina C për ndriçim dhe baraspeshim të tonit të lëkurës, mucinë kërmilli për rigjenerim intensiv dhe ekstrakte orizi për hidratim e zbutje të lëkurës. Çdo produkt është i krijuar me kujdes për të trajtuar shenjat e moshës, për të rritur elasticitetin dhe për të rikthyer shkëlqimin natyral të lëkurës.

Shpërndani