Ky larës ujor për fytyrën përmban një formulë të fuqishme me 3 lloje të ndryshme acidesh hialuronik, të cilat kanë struktura molekulare të ndryshme për të depërtuar në të gjitha shtresat e lëkurës. Në kontakt me ujin, shndërrohet menjëherë në shkumë të butë që pastron thellësisht, duke eliminuar çdo papastërti pa dëmtuar barrierën e lëkurës. I përshtatshëm për përdorim në mëngjes dhe mbrëmje, ofron një pastrim delikat dhe efektiv. I përshtatshëm për lëkurë të thatë dhe sensitive.
*100g
Njomeni fytyrën me ujë të vakët dhe merrni një sasi të vogël nga larësi. Shkumojeni mirë nëpër duar dhe aplikojeni në lëkurë, duke e masazhuar atë me lëvizje rrethore. Shpëlajeni në fund fytyrën me ujë të bollshëm.
Përbërësit "magjik"
3 lloje acidesh hialuronik
Lista e plotë e përbërësve
Water, BG, cocoyl glutamate 2Na, PEG-8, cocamidopropyl betaine, cocamide DEA, PEG-80 sorbitan laurate, glycerin, sorbitol, cocoyl methyl taurine taurine Na, acetyl hyaluronic acid Na (super hyaluronic acid), hyaluronic acid hydroxy Propyltrimonium (skin-adsorbed hyaluronic acid), vaseline, citric acid, polyquaternium-7, EDTA-2Na, BHT, methyl paraben
HADA LABO është një markë japoneze e famshme e përkujdesjes ndaj lëkurës, që u krijua në vitin 2004 nga Rohto Pharmaceutical. Që në themelimin e saj, marka u përpoq të promovojë një qasje të re dhe më të thjeshtë në Industrinë e Bukurisë, duke larguar elementët shtesë të panevojshëm si ngjyruesit, aromat apo vajrat mineralë. Hada Labo është e njohur për produktet me përmbajtje të përqëndruar të llojeve të ndryshme të acidit hialuronik. Shembulli më i mirë është linja "Goku-jyun" dhe dy produktet e saj më të shitura, Goku-jyun Hyaluronic Acid Face Foam dhe Goku-jyun Hyaluronic Acid Lotion që janë përzgjedhur me shumë dashuri nga Koral Secrets. Në vitin 2005, marka ndryshoi paketimin dhe kaloi nga materiali i qelqit në shishe plastike dhe filloi të ofronte produkte në versionin me qese për rimbushje. Ndërsa në Nëntor 2019, Hada Labo vendosi që të gjitha paketimet e linjave “Gokujyun” të bëheshin me materiale me prejardhje nga bimët.