Pastrues fytyre ujor.

Larës ujor me veti të fuqishme qetësuese për lëkurën. Shkumëzimi i butë i këtij larësi largon menjëherë papastërtitë dhe sebumin e tepërt, duke ruajtur lagështinë e duhur që i nevojitet lëkurës tuaj. I formuluar me Kompleksin Pure Fit Cica-7 dhe ekstraktin e lëkurës së shelgut të Pinus Pinaster. Përbërja CICA-7 Complex ka përqëndrimin më të lartë ndër gjithë produktet me centella asiatica ose siç njihet cica, me plot 7 përbërës nga vetë bima: ekstrakt centella asiatica, ekstrakt nga gjethja e centella asiatica, ekstrakt nga rrënja e centella asiatica, asiaticoside, acid asiatic, acid madecassic,madecassoside. Ky larës do të ekuilibrojë lëkurën tuaj, duke e ndihmuar atë të mbetet e lëmuar dhe elastike. I përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, veçanërisht për lëkurën sensitive dhe atë me tendencë akneike.

*50ml/150ml

Njomeni fytyrën me ujë të vakët dhe merrni një sasi të vogël nga larësi. Shkumojeni mirë nëpër duar dhe aplikojeni në lëkurë, duke e masazhuar atë me lëvizje rrethore. Shpëlajeni në fund fytyrën me ujë të bollshëm.

Përbërësit “magjik”

Cica, 7 përbërës të bimës Centella Asiatica (ekstrakt centella asiatica, ekstrakt nga gjethja e centella asiatica, ekstrakt nga rrënja e centella asiatica, asiaticoside, acid asiatic, acid madecassic,madecassoside)

Lista e plotë e përbërësve

Water, Sodium Cocoyl Isethionate, Glycerin, Glyceryl Stearate, Stearyl Alcohol, Coco-Betaine, Sodium Methyl Cocoyl Taurate, Sodium Chloride, Coco-Glucoside, Caprylyl Glycol, Glyceryl Caprylate, Citric Acid, Eucalyptus Globulus Leaf Oil, Disodium EDTA, Ocimum Basilicum (Basil) Oil, 1,2-Hexanediol, Quillaja Saponaria Bark Extract, Propanediol, Centella Asiatica Extract, Centella Asiatica Leaf Extract, Centella Asiatica Root Extract, Saccharomyces Ferment, Ethylhexylglycerin, Asiatic Acid, Asiaticoside, Madecassic Acid, Madecassoside, Pinus Pinaster Bark Extract

COSRX ka qenë zgjedhja jonë e parë dhe nuk mund të mungonte kurrsesi në familjen Koral Secrets. Emri i tij vjen nga bashkimi i fjalës “cosmetics” dhe shkronjave “RX”, që simbolizojnë përshkrimin e një recete nga mjekët. Marka është bërë e njohur në Korenë e Jugut e më pas në të gjithë botën, më shumë nga postimet në rrjetet sociale, artikujt në blog-e apo biseda në rrethet e ngushta shoqërore, sesa nga fushatat e shtrenjta marketing. COSRX ka besimin se investimet nuk duhet të shkojnë drejt promovimit të produkte por për kërkime shkencore që sjellin formulime inovative. Produktet e tij njihen për përbërjet e tyre të pastra, me pak përbërës, por shumë efektivë në zgjidhjen e problematikave të ndryshme të lëkurës. COSRX ka krijuar një komunitet të gjerë konsumatorësh falë komunikimit të vazhdueshëm me ta, duke krijuar produkte që i përgjigjen kërkesave dhe dëshirave të tyre. Paketimet e tyre janë aq të thjeshta dhe minimaliste sa shprehin gjithë filozofinë e COSRX.

COSRX Pure Fit Cica Cleanser

1,500 ALL 2,300 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI