I'm From Fig Cleansing Balm një balm pastrues me teksturë sherbet i cili me kontaktin e ngrohtësisë së lëkurës suaj, balmi transformohet në vaj dhe në aplikimin e ujit në lëkurë emulsifikohet në trajtë qumështi. Ashtu si vetë emri ky balm ka në formulim e tij 7.8% ekstrat të fikut, i cili ndihmon në kontrollin e sebumit të tepër, minimizon shfaqjen e pikave të zeza si edhe ofron një pastrim sa më të thellë dhe efikas, duke mos krijuar aspak bllokim të poreve apo ndjesi rëndese në lëkurë. Përveç kësaj, zbeh njollat ​​e errëta dhe ndihmon në qetësimin e lëkurës suaj duke mos sjellur aspak irritim. Ky balm është i pasur me vitaminë dhe polifenol i cili hidraton dhe ndihmon në rikthimin e vitalitetit të lëkurës së lodhur. Gjithashtu, ja vlen të përmendet që balmi ka një aromë shumë të këndshme dhe të freskët nga përbërja e pasur të fikut! I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës.

Formula e tij është e testuar dermatologjikisht  dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, dhe irritues për lëkurën, si: paraben, sulfate, silikon, vajra artificial dhe fragrancë artificiale.

*100ml 

Merrni një sasi të përshtatshme me spatul dhe aplikojeni në lëkurë të thatë. Masazhojeni fytyrën butësisht me lëvizje rrethore, duke perfshirë edhe zonën e syve. Më pas shpëlajeni fytyrën me ujë të vakët e të bollshëm, duke larguar çdo mbetje papastërtie.

Përbërësit “magjik”

Ekstrakt i frutave të fikut, ekstrakte natyrale (vaji i farës Moringa Oleifera, Ekstrakt i rrënjës së shafranit të Indisë, Ekstrakt i luleve Melia Azadirachta, Ekstrakt i gjetheve Melia Azadirachta, Ekstrakt i lëvores së Melia Azadirachta, Ekstrakt i gjetheve Ocimum Sanctum)

Lista e plotë e përbërësve

Cetyl Ethylhexanoate, Polyethylene, Synthetic Wax, Ficus carica (fig) Fruit Extract, Peg-10 Isostearate, Peg-20 Glyceryl Triisostearate, Caprylic/Capric Triglyceride, Fragrance, Sorbitan Sesquioleate, Caprylyl Glycol, Ethylhexylglycerin, Moringa Oleifera Seed Oil, Curcuma longa (turmeric) Root Extract, Melia Azadirachta Flower Extract, Melia Azadirachta Leaf extract, Melia Azadirachta Bark Extract, Corallina Officinalis Extract, Ocimum Sanctum Leaf Extract

Marka e produkteve të përkujdesjes ndaj lëkurës “I’M FROM” njihet për filozofinë e saj të veçantë që e dallon nga markat e tjera. Secili produkt me shumë krenari, liston të gjithë përbërësit, si edhe origjinën e tyre dhe kështu merr kuptim emri i markës “I’M FROM”, që do të thotë "Unë jam nga”. Slogani i tyre “Nature as it is", që përkthehet “Natyra ashtu siç është", tregon shumë për marrëdhënien e ngushtë që ka krijuar marka me natyrën duke sjellë produktet më natyrale të mundshme. Këtë gjë e tregojnë më së miri produktet si: "Mugwort Essence" e përbërë me 100% ekstrakt nga bima mugwort e marrë nga ishulli Ganghwa, linja e produkteve me mjaltë "Honey" që merret nga bletët e malit Jiri apo "Vitamin Tree Water Gel" e përbërë nga uji i gjetheve të bimës që rritet në malin Taebaek. Formulimet e tyre janë aq të veçanta, efektive dhe të sigurta për të ndihmuar lëkurën duke i dhuruar një pamje më të shëndetshme dhe më rinore.

I'M FROM Fig Cleansing Balm

2,700 ALL 3,700 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI