DR. ALTHEA Pure Grinding Cleansing Balm

1,900.00 ALL 1,400.00 ALL

Porosia juaj mbërrin ndërmjet Gusht 26 dhe Gusht 27.

Përshkrimi

DR. ALTHEA Pure Grinding Cleansing Balm është një larës në formë balmi, i cili ka tërhequr vëmendjen e adhuruesve të K-Beauty dhe është bërë viral për shkak të efektivitetit dhe inovacionit të tij. Ky balm, i kërkuar masivisht nga përdoruesit e kujdesit të lëkurës, është krijuar për të ofruar pastrim të thellë dhe efikas. Kur vjen në kontakt me ngrohtësinë e lëkurës, ky balm shndërrohet në vaj, duke pastruar në thellësi grimin, papastërtitë dhe produktet e tjera që mbeten gjatë ditës. Me shtimin e ujit, transformohet në një përbërje qumështi të lehtë, që shpërndahet lehtësisht dhe nuk lë pas ndjesinë e yndyrës. Formula e tij përmban një përzierje të fuqishme përbërësish, si vaji i kamelisë (Camellia Sinensis) dhe vaji i farës së rrushit (Vitis Vinifera), që ushqejnë dhe hidratojnë lëkurën, duke e lënë atë të butë dhe të pastër. Gjithashtu, ekstraktet e Madecassoside dhe Centella Asiatica qetësojnë lëkurën dhe ndihmojnë në reduktimin e skuqjeve dhe irritimeve, duke e bërë këtë balm të përshtatshëm për lëkurën e ndjeshme dhe të prirur ndaj akneve. Por nuk mbaron me kaq! Mekanizmi inovativ i këtij produkti e bën përdorimin të sigurt dhe higjienik.

Formula e tij është e testuar dermatologjikisht  dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, dhe irritues për lëkurën, si: paraben, sulfate, silikon, vajra artificial dhe fragrancë artificiale.

*50ml 

Përdorimi

Rrotullojeni produktin në drejtim të akrepave të orës për të marrë një sasi të përshtatshme  dhe aplikojeni në lëkurë të thatë. Masazhojeni fytyrën butësisht me lëvizje rrethore, duke perfshirë edhe zonën e syve. Më pas shpëlajeni fytyrën me ujë të vakët e të bollshëm, duke larguar çdo mbetje papastërtie.

Përbërësit

Përbërësit “magjik”

vaj kamelia (Camellia Sinensis), vaj i farës së rrushit (Vitis Vinifera), ekstrakt Madecassoside, Centella Asiatica

Lista e plotë e përbërësve

Cetyl Ethylhexanoate, Caprylic/Capric Triglyceride, PEG-20 Glyceryl Triisostearate, Synthetic Wax, PEG-10 Isostearate, Sorbitan Sesquioleate, Camellia Sinensis Seed Oil, Vitis Vinifera (Grape) Seed Oil, Madecassoside, Centella Asiatica Extract, Asiaticoside, Water, Caprylyl Glycol, Ethylhexylglycerin

Marka

ALTHEA është një markë koreane me plot kuptimin e fjalës… Domethënia e emrit të saj vjen nga: “Dr.”, që përfaqëson kërkimin shkencor dhe ekspertizën në procesin e krijimit të produkteve dhe “Althea”, lulja kombëtare e Koresë së Jugut, që përfaqëson vendin që frymëzon një qasje të re ndaj përkujdesjes së lëkurës. Themelimi i markës ka për qëllim kombinimin e estetikës së lartë dhe formulave inovative të produkteve. Këto formulime përmbajnë përbërës natyral, efektiv dhe të sigurtë, për të krijuar produkte me cilësi të lartë. Ndërkohë DR. ALTHEA zhvillon kërkime të hollësishme për të gjetur shkakun që qëndron mbrapa problematikave të ndryshme të lëkurës, duke i dhënë përgjigje me produktet e saj.





Reviews

Shpërndani

1,900.00 ALL 1,400.00 ALL