-
PRODUKTE
-
PASTRUES PËR FYTYRËN
-
EKSFOLIUES
-
TONER
-
TRAJTIM SPECIFIK
-
MASKA PËR FYTYRËN
-
HIDRATIM PËR FYTYRËN
-
PRODUKTE PËR MESHKUJ
TIPE TË LËKURËSPROBLEMATIKA TË LËKURËSMAKEUPKUJDESI I FLOKËVEMARKAKUJDESI I TRUPITSUPLEMENTE -
- Log in
We use cookies and similar technologies to provide the best experience on our website.
KUNDAL Honey & Macadamia Treatment (Amber Vanilla)
Porosia juaj mbërrin ndërmjet Nentor 03 dhe Nentor 04.
- Përshkrimi
- Përdorimi
- Përbërësit
- Marka
KUNDAL Honey & Macadamia Hydro-Intensive Protein Hair Treatment është një trajtues intensiv për flokët, i formuluar për të ushqyer, hidratuar dhe përmirësuar pamjen e flokëve të thatë, të dëmtuar ose të dobësuar nga stilimi me nxehtësi dhe lyerja. Formula përmban mjaltë dhe ekstrakt të farës së makadamias, të cilët ndihmojnë në ruajtjen e hidratimit, zbutjen e fijeve dhe përmirësimin e shkëlqimit natyral të flokëve. Kombinimi i proteinave të hidrolizuara të keratinës, mëndafshit, sojës dhe kolagjenit, së bashku me aminoacidet e mëndafshit, ndihmon në përmirësimin e strukturës, elasticitetit dhe qëndrueshmërisë së fijeve, duke i bërë flokët më të butë, më të lëmuar dhe më të lehtë për t’u krehur. Panthenoli dhe vajrat bimorë, si vaji i arganit, jojobës dhe bajames së ëmbël, ndihmojnë në zbutjen e flokëve dhe reduktimin e pamjes së ashpër dhe të elektrizuar. Formula ka pH acidik 3.5–5.5 dhe është e përshtatshme për të gjitha llojet e flokëve, veçanërisht për ata që kanë nevojë për kujdes shtesë dhe përmirësim të butësisë. Aroma Amber Vanilla ndërthur notat e ëmbla të vaniljes me nuancat e ngrohta të qelibarit, duke lënë një aromë të këndshme në flokë.
Formula e saj është vegane, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për flokët, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificale.
*500ml
Pas larjes me shampo, aplikojeni në të gjithë gjatësinë e flokëve. Lëreni 2-3 minuta dhe shpëlajni me ujë të vakët.
Këshillë: Shmangni ujin shumë të nxehtë! Shpëlarja e flokëve me ujë shumë të nxehtë mund të irritojë skalpin dhe të dëmtojë flokët.
Përbërësit “magjik”
Mjaltë, ekstrakt makadamie, keratinë e hidrolizuar, proteinë mëndafshi e hidrolizuar, proteinë soje e hidrolizuar, kolagjen i hidrolizuar, aminoacide mëndafshi, panthenol, vaj argani, vaj jojoba, vaj bajameje të ëmbël.
Lista e plotë e përbërësve
Water, Cetearyl Alcohol, Stearyl Alcohol, Dimethicone, Behentrimonium Chloride, Cyclopentasiloxane, Propylene Glycol, Amodimethicone, Alcohol, Tocopheryl Acetate, Dimer Dilinoleyl Dimer Dilinoleate, Hydroxyacetophenone, Dipropylene Glycol, Caprylic/Capric Triglyceride, Trehalose, Steartrimonium Chloride, Caprylyl Glycol, C12-14 Sec-Pareth-7, Macadamia Ternifolia Seed Extract(890ppm), Honey Extract(890ppm), Betaine, Disodium EDTA, Cyclomethicone, Trideceth-10, Butylene Glycol, Arachidyl Alcohol, Panthenol, 1,2-Hexanediol, Cetyl Alcohol, Citric Acid, Brassicamidopropyl Dimethylamine, Dipotassium Glycyrrhizate, Calendula Officinalis Flower Oil, Cocos Nucifera (Coconut) Oil, Persea Gratissima (Avocado) Oil, Argania Spinosa Kernel Oil, Butyrospermum Parkii (Shea) Butter, Prunus Armeniaca (Apricot) Kernel Oil, Sclerocarya Birrea Seed Oil, Silk Amino Acids, Cyclohexasiloxane, Hydrolyzed Soy Protein, Hydrolyzed Collagen, Hydrolyzed Keratin, Hydrolyzed Silk, Glycerin, Polygonum Multiflorum Root Extract, Angelica Gigas Root Extract, Asarum Sieboldii Root Extract, Portulaca Oleracea Extract, Biota Orientalis Leaf Extract, Lycium Chinense Fruit Extract, Sophora Angustifolia Root Extract, Nelumbium Speciosum Flower Extract, Prunus Serrulata Flower Extract, Salvia Officinalis (Sage) Extract, Camellia Japonica Flower Extract, Propolis Extract, Acorus Calamus Root Extract, Malpighia Emarginata (Acerola) Fruit Extract, Euterpe Oleracea Fruit Extract, Malus Domestica Fruit Extract, Prunus Serotina (Wild Cherry) Fruit Extract, Prunus Persica (Peach) Fruit Extract, Adansonia Digitata Seed Extract, Moringa Oleifera Seed Extract, Laminaria Japonica Extract, Carthamus Tinctorius (Safflower) Flower Extract, Ginkgo Biloba Leaf Extract, Sodium Hyaluronate, Ceratonia Siliqua (Carob) Fruit Extract, Camellia Japonica Leaf Extract, Diospyros Kaki Fruit Extract, Fragrance, Alpha-Isomethyl Ionone, Hexyl Cinnamal, Linalool
KUNDAL është një markë koreane e kujdesit personal, e njohur për produktet e saj për flokët dhe trupin, të formuluara me përbërës me origjinë natyrore dhe aroma të veçanta. Emri i saj vjen nga fjala koreane kundal (quince), ndërsa produktet kombinojnë përbërës ushqyes, si mjalti dhe makadamia, me tekstura të këndshme dhe aroma të frymëzuara nga parfumeria, për ta kthyer rutinën e përditshme të kujdesit personal në një përvojë aromatike dhe relaksuese.
Shpërndani
BEST SELLERS
RRETH NESH
KORAL SECRETS është dyqani online dhe fizik i parë në Shqipëri, ku do të zbuloni filozofinë dhe sekretet e bukurisë koreane. Produkte natyrale dhe organike, pa substanca të dëmshme, me formulime inovative, të kuruara dhe të zgjedhura me përkushtim për përkujdesjen e lëkurës. Markat më të njohura të K-Beauty do t'i japin përgjigje çdo problematike të lëkurës suaj!
Informacion
ADRESA
Rruga Bardhok Biba ZK 8360, nr.pasurie 6/175-N1, vol.20 Tirana, 1001
Rruga Ismail Qemali nr. hipotekor 186, z. kadastrale 8160 Tirana, Albania, 1001, 1001
ABONOHUNI / SUBSCRIBE









