Dëshironi t'i ofroni flokëve pastrim të butë, të thellë duke ndihmuar në ruajtjen e një skalpi të shëndetshëm?  NARD Signature Shampoo, pjesë e linjës NARD Hair Line do e ushqejë skalpin plot me lëndë ushqyese, për të pasur flokë të butë dhe të mëndafshtë. Përmban vaj kokosi me origjinë natyrale dhe ekstrakt të frutave nga pema Babassu për të larguar butësisht qelizat e vdekura të skalpit, duke ofruar hidratim intensiv! Nga ana tjetër 6 lloje të proteinave të hidrolizuara dhe 11 lloje të aminoacideve ushqejnë flokun e thatë duke nxjerrë në pah flokë plot shkëlqim! Kjo shampoo përshtatet shumë mirë me flokun e dëmtuar, të dekoloruar dhe bjond.

Për efekt maksimal sugjerojmë kombinimin me: NARD Signature Treatment.

*100ml/ 500ml/1000ml

Masazhoni një sasi të moderuar në flokë të lagur dhe skalp. Fërkoni mirë flokët dhe shpëlajeni me ujë të vakët.

Këshillë: Shmangni ujin shumë të nxehtë! Shpëlarja e flokëve me ujë shumë të nxehtë mund të irritojë skalpin dhe të dëmtojë flokët. 

Përbërësit "magjik"

 vaj kokosi, ekstrakt të frutave Babassu, 6 lloje të proteinave të hidrolizuara,11 lloje të aminoacideve

Lista e plotë e përbërësve

Water, Sodium Laureth Sulfate, Cocamidopropyl Betaine, Ammonium Lauryl Sulfate, Sodium Chloride, Fragrance, Sodium Benzoate, Dimethicone, Caprylyl Glycol, Babassuamidopropyl Betaine, Disodium Cocoamphodiacetate, PPG-3 Caprylyl Ether, Polyquaternium-10, Trihydroxystearin, Polyquaternium-67, Pentasodium Pentetate, Citric Acid, Guar Hydroxypropyltrimonium Chloride, Sodium Carbonate, Hydrolyzed Collagen, Laureth-4, Laureth-23, Acacia Concinna Fruit Extract, Butylene Glycol, Phenoxyethanol, C12-15 Pareth-3, Hydrolyzed Wheat Protein, Salicylic Acid, Glycerin, Hexylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Sodium PCA, Sodium Lactate, Hydrolyzed Keratin, Hydrolyzed Silk, Arginine, Sodium Hydroxide, Aspartic Acid, PCA, Glycine, Alanine, Simmondsia Chinensis (Jojoba) Seed Oil, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil, Macadamia Integrifolia Seed Oil, Olea Europaea (Olive) Fruit Oil, Argania Spinosa Kernel Oil, Serine, Valine, Proline, Threonine, Isoleucine, Nardostachys Jatamansi Rhizome/Root Extract, Histidine, Phenylalanine, Ethylhexylglycerin, Hydrolyzed Corn Protein, Hydrolyzed Soy Protein, Tropolone, Alpha-Isomethyl Ionone, Citronellol, Geraniol, Hexyl Cinnamal, Linalool

Nard ose e quajtur ndryshe Spikenard (emri shkencor: Nardostachys.Jatamans) është një bimë e fortë, e fuqishme, që zë rrënjë në zonat e thata të rajoneve të Himalajeve të Nepalit, Kinës dhe Indisë. Vaji esencial i kësaj bime është përdorur me shekuj me radhë si parfum, dhe gjerësisht në mjeksinë tradicionale. Pikërisht nga kjo bimë e ka marrë emrin dhe marka koreano-jugore NARD. Duke përdorur produkte me përbërës të pastër dhe natyral, produktet e kujdesit të flokëve dhe trupit përbëhen nga 6 lloje proteinash të hidrolizuara dhe 5 lloje vajrash me bazë bimore. Që nga themelimi i saj, marka NARD e ka zgjeruar gamën e produkteve të kujdesit të trupit dhe lekurës. Produktet BESTSELLER të saj janë shampoo dhe trajtimi rigjenerues për flokët. Slogani i markës është: "Me flokë të shëndetshëm dhe lëkurë të hidratuar, shpresojmë që çdo moment i jetës tuaj të jetë i shëndetshëm dhe i bukur". NARD përpiqet të krijojë produkte me cilësi të lartë dhe çmim të arsyeshëm. Të gjitha produktet e markës janë 100% të prodhuara në Kore. 

NARD Signature Shampoo

550 ALL 1,200 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI