MIZON Hyalugen Le Lift Cream, ashtu si gjithë linja "Hyalugen" është i formuluar me gjeneratën e katërt të kolagjenit Hyalugen (acid hialuronik + kolagjen) për t’i  dhuruar lëkurës një pamje më rinore. Ndërsa, përmbajtja me niacinamide ndihmon në zbehjen e njollave kafe sepse redukton përmbajtjen e melaninës në qelizat e keratinës, dhe gjithashtu dobëson inflamacionin e shkaktuar nga baktere të ndryshme, që janë shkaktare të formimit të akneve, duke i trajtuar këto të fundit. Gjithashtu niacinamidet ndihmojnë në rritjen e sintezës së kolagjenit në lëkurë. Ky krem përmban gjithashtu në formulim Squalene, një anitoksidant i fuqishëm, lufton dëmtimin e lëkurës nga radikalet e lira, të cilat përshpejtojnë procesin e plakjes. Përshtatet për të gjitha tipet e lëkurës, kryesisht atë të thatë dhe mature.

Formula e tij është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, slikon, sulfate, fragrancë artificiale, vajra esencial.

*50ml

Në mëngjes, përpara aplikimit të kremit mbrojtës ndaj diellit, dhe në mbrëmje pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë me lëvizje rrethore, derisa të jetë përthithur tërësisht.

Përbërësit "magjik"

Hyalugen (acid hialuronik + kolagjen), niacinamide, Squalene

Lista e plotë e përbërësve

Water, Dipropylene Glycol, Squalane, Butylene Glycol, Caprylic/Capric Triglyceride, 1,2-Hexanediol, Sodium Hyaluronate, Hydrolyzed Collagen, Niacinamide, C12-16 Alcohols, Palmitic Acid, Hydrogenated Lecithin, Hydrogenated Polydecene, Hydroxyacetophenone, Caprylyl Glycol, Dipotassium Glycyrrhizate, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/VP Copolymer, Hydroxyethyl Acrylate/Sodium Acryloyldimethyl Taurate Copolymer, Sorbitan Isostearate, Polyglyceryl-2 Stearate, Glyceryl Stearate, Stearyl Alcohol, Ethylhexylglycerin, Tocopherol, Adenosine , Disodium EDTA

Marka koreano-jugore Mizon u themelua në vitin 2007 për të zhvilluar teknologji moderne të bukurisë. Me përbërës të cilësisë së lartë, teknika pioniere dhe kërkime intensive, për të krijuar produkte që janë shumë efektive dhe të thjeshta për t'u përdorur. MIZON beson në shumëllojshmërinë e bukurisë, pavarësisht nga përkatësia etnike, mosha, identiteti gjinor, seksualiteti, paaftësitë, feja..Gjithkush është unik dhe misioni i tyre është të ndihmojnë duke u ndjerë rehat në lëkurën e tyre. Logoja e MIZON-it përfaqëson një kornizë të hapur dritareje: si një dritare që i hapet botës. Ata besojnë në dëgjimin e njerëzve, kuptimin e nevojave dhe formulimin e zgjidhjes së duhur.

MIZON Hyalugen Le Lift Cream

2,300 ALL 3,000 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI