BEAUTY OF JOSEON Revive Eye Serum: Ginseng + Retinal
BEAUTY OF JOSEON Revive Eye Serum: Ginseng + Retinal
BEAUTY OF JOSEON Revive Eye Serum: Ginseng + Retinal është serum për zonën rreth syve i cili i adresohet shenjave të moshës, por mund të përdoret në të gjithë fytyrën. Kur mungon proteina që i ofron elasticitet shtresës së sipërme të lëkurës, përqindja e kolagjenit dhe acidit hialuronik ulet, gjë e cila sjell shfaqje të rrudhave. Ky serum ndihmon në minimizimin e vijave të holla dhe rrudhave falë kombinimit me 10% ekstrakt të rrënjës së ginseng-ut dhe 2% të retinës. Ginsengu tashmë njihet si një përbërës bimor shumë efikas në përmirësimin e shenjave të moshës, pasi në përmbajtjen e tij ka sasi të bollshme të saponinave. Këto të fundit janë komponime natyrale që gjenden në të gjitha qelizat e bimëve bishtajore dhe kanë efekte antioksiduese, antiskeptike dhe anti-inflamatore në lëkurë, duke e mbrojtur atë nga dëmtimet e rrezeve të dëmshme UV. Gjithashtu ofrojnë hidratim të thellë dhe ndihmojnë në krijimin e një barriere mbrojtëse të shëndetshme. Përbërësi i dytë që kombinohet me ginseng-un, është vitamina A. Ekzistojnë 2 lloje të kësaj vitamine të cilat përdoren gjerësisht në produktet kozmetike të kujdesit të lëkurës, retinoli dhe retina. Shkencëtarët të cilët kanë punuar mbi prodhimin e këtij serumi kanë synuar që të arrijnë stabilitet të përbërjes, në mënyrë që të reduktojnë çdo irritim të mundshëm. 2% i retinës (nga ku 0.02% është përbërës aktiv), në formë liposomesh, është përzier në formulë, duke e thyer retinën në elementë më të vegjël. Ky serum përmban gjithashtu glicerinë, niacinamide dhe kolesterol për të rritur fuqitë vepruese të ginseng-ut dhe retinës, teksa ndihmojnë edhe në zbehjen e rrathëve të zinj dhe dehidratimit të lëkurës. Konsistenca e këtij serumi është e plotë, por nuk lë aspak ndjesi rëndese.
Formula e tij është vegane, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për zonën rreth syve, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, vajra esencial.
*30ml
Përdorimi
Në mëngjes dhe mbrëmje, pasi të keni aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj e përpara se të vendosni kremin hidratues, aplikojeni produktin lehtësisht në zonën rreth syve.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
ginseng, retinal
Lista e plotë e përbërësve
Water, Panax Ginseng Root Extract, Glycerin, Dipropylene Glycol, Caprylic/Caprictriglyceride, 1,2-Hexanediol, Pentaerythrityl Tetraethylhexanoate, Niacinamide, Butyleneglycol Dicaprylate/Dicaprate, Cetearyl Alcohol, Sorbitan Olivate, Cetearyl Olivate,Butylene Glycol, Hydrogenated Lecithin, Tromethamine, Carbomer, Glyceryl Stearate,Macadamia Ternifolia Seed Oil, Adenosine, Theobroma Cacao (Cocoa) Extract, Dextrin,Cholesterol, Polyglyceryl-10 Oleate, Retinal, Brassica Campestris (Rapeseed) Sterols,Phytosteryl/Behenyl/Octyldodecyl Lauroyl Glutamate, Silica, Sodium Hyaluronate,Tocopherol, Aluminum/Magnesium Hydroxide Stearate, Potassium Cetyl Phosphate,Pentaerythrityl Tetra-Di-T-Butyl Hydroxyhydrocinnamate, Ceramide Np, Palmitoyltripeptide-5, Disodium Edta, Ethylhexylglycerin
Marka
Beauty of Joseon është një markë për kujdesin e lëkurës e cila është frymëzuar nga bukuria e femrave gjatë Dinastisë Koreane Joseon. Gjatë asaj kohe gratë nga kjo Dinasti fokusoheshin shumë në kujdesin e lëkurës, për t'a pasur këtë të fundit shumë të pastër dhe të shëndetshme, dhe jo t'a mbulonin këtë të fundit me grim të rëndë. Sekreti i bukurisë së këtyre grave u rregjistrua në Gyuhap Chongseo, e cila konsiderohet si enciklopedia e bukurisë e Dinastisë Joseon e shkruar nga Yi Bingheogak, një studiuese femër e lindur nga një familje prestigjoze në vitet 1809, ku femrat përshkruheshin me një çehre të shëndetshme dhe të shndritshme. Kështu i interpreton dhe marka produktet e kujdesit të kujdesit të lëkurës, të cilat kryesisht fokusohen në kombinimin e magjisë së bimëve tradicionale që përmbajnë Hanbang (ilaçe bimore tradicionale Koreane), duke u bashkuar me përbërësit modernë të mbeshtetur sigurisht shkencërisht.
GOODAL Green Tangerine Vita C Dark Circle Eye Cream
GOODAL Green Tangerine Vita C Dark Circle Eye Cream
Dëshironi t'i thoni lamtumirë rrathëve të zinj rreth syve, në vetëm 4 javë? Trajtimi intensiv GOODAL Green Tangerine Vita C Dark Circle Eye Cream, ka kaluar studimin klinik, ku 85.7% e njerëzve kanë parë reduktim maksimal të problematikës së tyre me rrathët e zinj. Ky rezultat mahnitës vjen falë ekstraktit green tangerine, i cili përmban 10 herë më shumë vitaminë C! Ky përbërës i kombinuar me adenosine dhe peptide të ndryshme e rrit elasticitetin e lëkurës, duke tërhequr vijat dhe rrudhat e krijuara në të. Me përdorim të përditshëm, ky krem do t'i adresohet shumë problematikave njëherësh. Formula e tij është hipoalergjike, pa përbërës irritues, dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: paraben, triclosan, ngjyrues artificial, fragrancë artificiale, formaldehyde, oxybenzone, dhe alkool.
*30ml
Përdorimi
Në mëngjes dhe mbrëmje, pasi të keni aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj e përpara se të vendosni kremin hidratues, aplikojeni produktin lehtësisht në zonën rreth syve.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
green tangerine, viaminë C, peptide, adenosine
Lista e plotë e përbërësve
Citrus Tangerina (Tangerine) Extract, Water, Butylene Glycol, Glycerin, Propanediol, Pentaerythrityl Tetraethylhexanoate, Pentylene Glycol, Niacinamide, Arbutin, 1,2-Hexanediol, Polymethylsilsesquioxane, Diisostearyl Malate, Vinyl Dimethicone, Diglycerin, Caprylic/Capric/Myristic/Stearic Triglyceride, Methyl Methacrylate Crosspolymer, Sodium Polyacryloyldimethyl Taurate, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/Beheneth-25 Methacrylate Crosspolymer, Bis-Diglyceryl Polyacyladipate-2, Chlorella Vulgaris Extract, Glucose, Dimethiconol, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Hydroxyacetophenone, Tromethamine, 2-O-Ethyl Ascorbic Acid, Fructooligosaccharides, Fructose, Glucosyl Hesperidin, Ethylhexylglycerin, Glyceryl Acrylate/Acrylic Acid Copolymer, Melia Azadirachta Flower Extract, Allantoin, Dipotassium Glycyrrhizate, Adenosine, Melia Azadirachta Leaf Extract, Curcuma Longa (Turmeric) Root Extract, Ocimum Sanctum Leaf Extract, Disodium EDTA, Corallina Officinalis Extract, Ascorbic Acid Polypeptide, Tocopherol (Vitamin E)
Marka
GOODAL është një markë koreane e përkujdesjes së lëkurës shumë e njohur në Azi dhe prej vitesh në Perëndim! Emri i së cilës është krijuar nga bashkimi i fjalëve Good (e mirë) + All (gjithçka). Marka është themeluar dhe krijuar në vitin 2011, për të krijuar dhe prodhuar produkte me formulime të përqëndruara nga përbërës natyralë të bimë shumë të veçanta, bimë egra të rritura në pyjet e Amazonës! Nga këto bimë janë nxjerrë vajra esencialë në procesin e fermentimit të tyre, falë teknologjisë së lartë që vetë marka ka investuar! Këta përbërës, kultivohen në sezone të ndryshme në Kore, nga verërat e nxehta dhe të lagështa, deri në dimra të ftohta. Përbërësi kyç i markës GOODAL, janë ekstrakti i nxjerrë nga qitro jeshile, e quajtur green tangerine, i pasura me 10 herë më shumë vitaminë C se agrumet e zakonshme, vitaminë P e cila është sintetizuese e kolagjenit, duke e mbrojtur lëkurën nga radikalet e lira, dhe përbërës të tjerë aktivë, për t’i ofruar lëkurës përfitime mbresëlënëse! Filozofia e markës GOODAL, e thotë më së miri: “Ofrojini lëkurës tuaj gjithçka të mirë ajo ka nevojë!”
HEIMISH Marine Care Eye Cream
HEIMISH Marine Care Eye Cream
HEIMISH Marine Care Eye Cream është kremi ideal për zonën rreth syve i formuluar me 51% lëndë ushqyese dhe minerale detare dhe 2% niacinamide, duke mundësuar hidratim të thellë të zonës poshtë syve. Ky krem adreson disa problematika, si:
-Qeskat dhe rrathët e zinj, falë formulimit me ujë detar dhe niacinamide;
-Vijat e holla dhe rrudhat, falë formulimit me peptide, kolagjen dhe adenosine. Falë aplikatorit që kremi ka në paketim do t'ju ofrojë zonës poshtë syve një masazh shumë relaksues, duke ulur vatrat e nxehta. Ky krem premton freski dhe një pamje më rinore të zonës rreth syve! Për efekte maksimale antirrudhë, sugjerojmë përdorimin e tij, bashkë me kremin e linjës: HEIMISH Marine Care Deep Moisture Nourishing Melting Cream.
*30ml
Përdorimi
Në mëngjes dhe mbrëmje, pasi të keni aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj e përpara se të vendosni kremin hidratues, aplikojeni produktin lehtësisht në zonën rreth syve.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
peptide, kolagjen, niacinamide, ujë detar, ekstrakt i qelizave staminale bimore
Lista e plotë e përbërësve
Water,Butylene Glycol,Ecklonia Cava Extract,Undaria Pinnatifida Extract,Hizikia Fusiforme Extract,Laminaria Japonica Extract,Glycerin,Cetearyl Alcohol,Caprylic/Capric Triglyceride,Cetyl Ethylhexanoate,Hydrogenated Polydecene,Macadamia Ternifolia Seed Oil,Niacinamide,Cyclopentasiloxane,Glycol Palmitate,Glycol Stearate SE,1,2-Hexanediol,Hydrogenated Vegetable Oil,Butyrospermum Parkii (Shea) Butter,Glyceryl Stearate,Cyclohexasiloxane,Sodium Hyaluronate,Beta-Glucan,Leontopodium Alpinum Callus Culture Extract,Agarum Cribosum Extract,Codium Fragile Extract,Codium Tomentosum Extract,Enteromorpha Compressa Extract,Laminaria Cloustoni Extract,Laminaria Digitata Extract,Porphyra Yezoensis Extract,Solidago Virgaurea (Goldenrod) Extract,Ulva Lactuca Extract,Copper Tripeptide-1,Ethylhexylglycerin,Acetyl Hexapeptide-8,Adenosine,Trehalose,Tocopheryl Acetate,Sorbitan Olivate,Sorbitan Palmitate,Dipropylene Glycol,Titanium Dioxide,Glycol,CI 77288,Palmitic Acid,Sorbitan Isostearate,CI 77492,CI 77499,Stearic Acid,Aluminum Starch Octenylsuccinate,Hydrogenated Lecithin,Cetyl Palmitate,Dimethicone,Hydroxyacetophenone,Polyacrylate-13,PEG-100 Stearate,Polyisobutene,Polysorbate 20,Butylphenyl Methylpropional,Linalool,Fragrance,Disodium EDTA
Marka
Marka koreane Heimish është lançuar në vitin 2016 me produktet e kujdesit të lëkurës dhe ato kozmetike. Slogani i tyre është "Vlera më e madhe krijohet nga "normalja" dhe bukuria është brenda secilit prej nesh, jo nga zbukurimet e tepërta". Produkti më i shitur i markës është balmi pastrues HEIMISH All Clean Balm falë të cilit ju mund të pastroni thellësisht lëkurën, qelizat e vdekura të lëkurës dhe pikat e zeza menjëherë.
KSECRET SEOUL 1988 Eye Cream : Retinal Liposome 4% + Fermented Bean
2,200.00 ALL
Çmimi për njesi perKSECRET SEOUL 1988 Eye Cream : Retinal Liposome 4% + Fermented Bean
2,200.00 ALL
Çmimi për njesi perZbuloni një ndryshim të dukshëm dhe të thellë në zonën delikate rreth syve me këtë formulë premium anti-age, e cila bashkon fuqinë maksimale të 4% Retinal Liposome me ekstraktin e pasur të fasuleve të fermentuara. Retinali vepron në reduktimin e vijave të imta dhe rrudhave, ndërsa përbërësit e fermentuar ushqejnë thellë lëkurën, forcojnë elasticitetin dhe rikthejnë vitalitetin e humbur. Formulës i shtohen bakuchioli, vitamina C & E dhe 3 lloje peptidesh të fuqishme, të cilat rrisin prodhimin e kolagjenit dhe i japin lëkurës një pamje më të lëmuar dhe dukshëm më rinore. Niacinamidet dhe adenosina nga ana tjetër qetësojnë dhe rigjenerojnë qelizat e lodhura të syve, ndërsa ekstraktet bimore dhe ato të fermentuara krijojnë një shtresë mbrojtëse kundër faktorëve të jashtëm. Tekstura e tij kremoze, e butë si mëndafshi, përthithet menjëherë pa lënë ndjesi yndyrore. Perfekte për çdo tip lëkure dhe ideale për këdo që kërkon të targetojë në mënyrë efektive shenjat e moshës.
Formula e tij është vegane, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për zonën rreth syve, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, vajra esencial.
*30ml
Përdorimi
Në mbrëmje, pasi të keni aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj e përpara se të vendosni kremin hidratues, aplikojeni produktin lehtësisht në zonën rreth syve.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
4% Retinal Liposome, bakuchiol, vitamin C & E, 3 lloje peptidesh
Lista e plotë e përbërësve
Water, Glycerin, Dipropylene Glycol, Caprylic/Capric Triglyceride, 1,2-Hexanediol, Butylene Glycol Dicaprylate/Dicaprate, Niacinamide, Pentaerythrityl Tetraethylhexanoate, Cetearyl Alcohol, Butylene Glycol, Cetearyl Olivate, Sorbitan Olivate, Hydrogenated Lecithin, Macadamia Ternifolia Seed Oil, Carbomer, Tromethamine, Propanediol, Glyceryl Stearate, Cholesterol, Polyglyceryl-10 Oleate, Ethylhexylglycerin, Adenosine, Brassica Campestris (Rapeseed) Sterols, Phytosteryl/Behenyl/Octyldodecyl Lauroyl Glutamate, Retinal, Silica, Disodium EDTA, Aluminum/Magnesium Hydroxide Stearate, Lactobacillus/Panax Ginseng Root Ferment Filtrate, Lactobacillus/Rice Ferment, Lactobacillus/Soybean Ferment Extract, Saccharomyces/Coix Lacryma-Jobi Ma-yuen Seed Ferment Filtrate, Saccharomyces/Potato Extract Ferment Filtrate, Tocopherol, Potassium Cetyl Phosphate, Pentaerythrityl Tetra-di-t-Butyl Hydroxyhydrocinnamate, Sodium Hyaluronate, Arctium Lappa Root Extract, Cnidium Officinale Root Extract, Dioscorea Japonica Root Extract, Paeonia Suffruticosa Root Extract, Rehmannia Chinensis Root Extract, 3-O-Ethyl Ascorbic Acid, Bakuchiol, sh-Oligopeptide-1, sh-Oligopeptide-2, sh-Polypeptide-1
Marka
KSECRET është një markë koreane e kujdesit të lëkurës që ka fituar zemrat e përdoruesve falë formulimeve të saj të avancuara dhe përkushtimit të palëkundur ndaj përbërësve natyralë me efikasitet të lartë. E pozicionuar mes traditës së lashtë koreane dhe inovacionit më të fundit në fushën e kozmetikës, KSECRET mishëron një qasje holistike ndaj bukurisë, duke ofruar produkte që jo vetëm përmirësojnë pamjen e jashtme, por edhe shëndetin e brendshëm të lëkurës, në mënyrë të qëndrueshme dhe afatgjatë. Një nga linjat më ikonike të saj është SEOUL 1988, një homazh për elegancën dhe finesën koreane, që përfshin serume, kremra dhe trajtime të specializuara për zonën delikate të syve. Kjo linjë është e pasuruar me përbërës të çmuar si liposome me retinal — një formë e fuqishme e vitaminës A për rigjenerimin qelizor, ginseng i zi i fermentuar me veti energjizuese dhe antioksiduese, bakuchiol si alternativë natyrale e retinolit, vitamina C për ndriçim dhe baraspeshim të tonit të lëkurës, mucinë kërmilli për rigjenerim intensiv dhe ekstrakte orizi për hidratim e zbutje të lëkurës. Çdo produkt është i krijuar me kujdes për të trajtuar shenjat e moshës, për të rritur elasticitetin dhe për të rikthyer shkëlqimin natyral të lëkurës.
I'M FROM Ginseng Eye Cream
I'M FROM Ginseng Eye Cream
Ginseng Eye Cream nga marka I'M FROM, është një krem për zonën delikate dhe problematike rreth syve pjesë e linjës: I'M FROM Ginseng! Ashtu si e gjitha linja përmban përbërës aktiv si: ai i bimës së ginsengut të kuq gjashtëvjeçar, duke e bërë këtë krem zgjidhjen perfekte për përmirësimin dhe mbushjen e rrudhave, duke e forcuar atë zonë të hollë të lëkurës së fytyrës. Formula e tij kombinon gjethen (panax ginseng), kërcellin dhe rrënjën e kësaj bime kurative koreane. Të gjithë këta përbërës i ofrojnë zonës rreth syve freski, gjallëri dhe një pamje më rinore. Ky krem, falë kësaj bime, ka veti antioksiduese dhe hidratuese që e bëjnë lëkurën të ruajë lagështinë e saj natyrale dhe të ketë një barrierë të fortë. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, kryesisht i adresohet shenjave të moshës! Për të përfituar efektet maksimale, këshillohet të përdoret bashkë me serumin e linjës: I'M FROM Ginseng Serum.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, dhe irritues për lëkurën, si: paraben, sulfate, silikon, vajra artificial dhe fragrancë artificiale.
*30g
Përdorimi
Në mëngjes dhe mbrëmje, pasi të keni aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj e përpara se të vendosni kremin hidratues, aplikojeni produktin lehtësisht në zonën rreth syve. Gjithashtu, mund ta vendosni edhe në zona të tjera të fytyrës ku ju janë shfaqur rrudha.
Përbërësit
Përbërësit “magjik”
Ekstrakt i bimës së ginseng-u të kuq dhe panax ginseng.
Lista e plotë e përbërësve
Water, Butylene Glycol, Caprylic/Capric Triglyceride, Glycerin, Cetearyl Olivate, Butyrospermum Parkii (Shea) Butter, Simmondsia Chinensis (Jojoba) Seed Oil, Cetearyl Alcohol, Sorbitan Olivate, Beeswax, Hydroxyethyl Acrylate/Sodium Acryloyldimethyl Taurate Copolymer, Isododecane, Squalane, Panax Ginseng Root Extract, Dimethicone, Betaine, , Angelica Gigas Root Extract, 1,2-Hexanediol, Red Ginseng Root Extract, Dimethicone, Dimethicone/Vinyl Dimethicone Crosspolymer, Glyceryl Caprylate, Dipotassium Glycyrrhizate, Allantoin, Xanthan Gum, Adenosine, Sorbitan isostearate, Ethylhexylglycerin, Boswellia Serrata Resin Extract, Disodium EDTA, Methylpropanediol,, Sodium Acetylated Hyaluronate, Zanthoxylum Piperitum Fruit Extract, Usnea Barbata(Lichen) Extract, Sodium Hyaluronate, Solubie Collagen, Hydrolyzed Hyaluronic acid, Ethylhexylglycerin, Sodium Acetylated
Marka
Marka e produkteve të përkujdesjes ndaj lëkurës “I’M FROM” njihet për filozofinë e saj të veçantë që e dallon nga markat e tjera. Secili produkt me shumë krenari, liston të gjithë përbërësit, si edhe origjinën e tyre dhe kështu merr kuptim emri i markës “I’M FROM”, që do të thotë "Unë jam nga”. Slogani i tyre “Nature as it is", që përkthehet “Natyra ashtu siç është", tregon shumë për marrëdhënien e ngushtë që ka krijuar marka me natyrën duke sjellë produktet më natyrale të mundshme. Këtë gjë e tregojnë më së miri produktet si: "Mugwort Essence" e përbërë me 100% ekstrakt nga bima mugwort e marrë nga ishulli Ganghwa, linja e produkteve me mjaltë "Honey" që merret nga bletët e malit Jiri apo "Vitamin Tree Water Gel" e përbërë nga uji i gjetheve të bimës që rritet në malin Taebaek. Formulimet e tyre janë aq të veçanta, efektive dhe të sigurta për të ndihmuar lëkurën duke i dhuruar një pamje më të shëndetshme dhe më rinore.
DR.MELAXIN Eyephalt Eyebag Cream
DR.MELAXIN Eyephalt Eyebag Cream
DR.MELAXIN Eyephalt Eyebag Cream është një krem intensiv për zonën rreth syve, i krijuar posaçërisht për të reduktuar fryrjen poshtë syve, rrathët e errët dhe humbjen e elasticitetit në këtë zonë delikate. Formula ndihmon që zona rreth syve të duket më e tendosur, më e lëmuar dhe më e freskët, duke përmirësuar gradualisht pamjen e “eye bags” dhe shenjave të lodhjes. Një nga veçantitë kryesore të këtij kremi është kombinimi i përbërësve lifting dhe rigjenerues, që ndihmojnë në forcimin e lëkurës së hollë rreth syve dhe përmirësimin e densitetit të saj. Formula përmban peptide dhe përbërës aktivë që ndihmojnë në përmirësimin e elasticitetit dhe lëmimin e vijave të imëta. Kremi është i pasur gjithashtu me TranEX-1, një kompleks i krijuar për të ndihmuar në reduktimin e rrathëve të errët dhe njëtrajtësimin e tonit të lëkurës rreth syve. Ky përbërës vepron duke ndihmuar në zbehjen e pigmentimit dhe përmirësimin e pamjes së lodhur të zonës së syve. Formula përmban edhe Niacinamide, që ndihmon në ndriçimin dhe rigjallërimin e lëkurës, ndërsa Adenosine ndihmon në lëmimin e rrudhave dhe përmirësimin e elasticitetit. Tekstura e kremit është e pasur, por përthithet lehtësisht pa lënë ndjesi të rëndë apo të yndyrshme. Me përdorim të rregullt, zona rreth syve duket më e ndriçuar, më e tendosur dhe më e rigjallëruar, ndërsa fryrja, rrathët e errët dhe vijat e imëta bëhen më pak të dukshme.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.
*10ml
Përdorimi
Përbërësit
Përbërësit “magjik”
TranEX-1,peptide, niacinamide, adenosine
Lista e plotë e përbërësve
Water, Magnesium Aluminum Silicate, 1,2-Hexanediol, Niacinamide, Sodium Silicate, Citric Acid, Xanthan Gum, Ethylhexylglycerin, Adenosine, Arbutin, Glutathione, Hydrolyzed Sponge, Glycerin, Caprylic/Capric Triglyceride, Adansonia Digitata Seed Oil, Butylene Glycol, Hydrogenated Lecithin, Ceramide NP, Tocopherol, Ceramide AS, Ceramide NS, Ceramide AP, Ceramide EOP, Sodium Hyaluronate, rh-Oligopeptide-1
Marka
DR.MELAXIN është një brand korean skincare i njohur për formulat e tij inovative që kombinojnë përbërës aktivë me teknologji dermatologjike për të trajtuar problematika të ndryshme të lëkurës. Produktet e tij fokusohen në përmirësimin e teksturës, elasticitetit dhe shkëlqimit të lëkurës, duke ofruar trajtime intensive për pore, pigmentim, hidratim dhe shenja të moshës.
Brandi përdor përbërës të avancuar si peptide, retinol, niacinamide, kolagjen dhe teknologji spicule, të kombinuara me formula që synojnë të japin rezultate të dukshme pa irrituar lëkurën. DR.MELAXIN është veçanërisht i njohur për produktet e tij me efekt peeling, pore care dhe skin renewal, të dizajnuara për të ofruar rezultate të ngjashme me trajtimet profesionale në kushte shtëpie.
DR.MELAXIN Calcium Dark Spot Cover Eye Cream
DR.MELAXIN Calcium Dark Spot Cover Eye Cream
DR.MELAXIN Calcium Dark Spot Cover Eye Cream është një krem për zonën e syve i krijuar për të ndihmuar në reduktimin e rrathëve të errët, njollave dhe shenjave të lodhjes, ndërsa përmirëson elasticitetin dhe njëtrajtësimin e lëkurës. Formula është zhvilluar posaçërisht për zonën delikate rreth syve, ku lëkura është më e hollë dhe më e prirur ndaj tharjes dhe shfaqjes së vijave të imëta. Një nga përbërësit kryesorë të formulës është Calcium, që ndihmon në forcimin e barrierës mbrojtëse të lëkurës dhe ruajtjen e elasticitetit të saj. Formula përmban gjithashtu Niacinamide, e njohur për efektin ndriçues dhe ndihmën që jep në zbehjen e rrathëve të errët dhe njëtrajtësimin e tonit të lëkurës. Për më shumë hidratim dhe kujdes intensiv, kremi është i pasur me përbërës hidratues dhe qetësues që ndihmojnë në reduktimin e tharjes dhe vijave të holla. Adenosine ndihmon në përmirësimin e elasticitetit dhe lëmimin e rrudhave të imëta rreth syve, duke i dhënë zonës një pamje më të freskët dhe më të rigjallëruar. Tekstura e kremit është e lehtë dhe përthithet shpejt pa lënë ndjesi të rëndë. Me përdorim të rregullt, zona rreth syve duket më e ndriçuar, më e lëmuar dhe me shenja lodhjeje më pak të dukshme.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.
*15g
Përdorimi
Përbërësit
Përbërësit “magjik”
Calcium, niacinamide, adenosine
Lista e plotë e përbërësve
Water, Cyclopentasiloxane, Titanium Dioxide, Butylene Glycol, Glycerin, Niacinamide, Dipropylene Glycol, Cyclohexasiloxane, Sodium Acrylate/Sodium Acryloyldimethyl Taurate Copolymer, Peg-240/Hdi Copolymer Bis- Decyltetradeceth-20 Ether, Isohexadecane, Dimethiconol, Chlorphenesin, CI 77492, Sodium Polyacrylate, Polysorbate 80, Aluminum Hydroxide, Allantoin, Triethoxycaprylylsilane, Ethylhexylglycerin, CI 77491, Adenosine, Sorbitan Oleate, Pullulan, Disodium Edta, Tremella Fuciformis (Mushroom) Extract, Tabebuia Impetiginosa Bark Extract, Prunus Amygdalus Dulcis (Sweet Almond) Fruit Extract, Glyceryl Acrylate/Acrylic Acid Copolymer, 1,2-Hexanediol, Calcium Gluconate, Collagen Extract, Potassium Laurate, Bht, Chondrus Crispus Extract, Hydrolyzed Elastin
Marka
DR.MELAXIN është një brand korean skincare i njohur për formulat e tij inovative që kombinojnë përbërës aktivë me teknologji dermatologjike për të trajtuar problematika të ndryshme të lëkurës. Produktet e tij fokusohen në përmirësimin e teksturës, elasticitetit dhe shkëlqimit të lëkurës, duke ofruar trajtime intensive për pore, pigmentim, hidratim dhe shenja të moshës.
Brandi përdor përbërës të avancuar si peptide, retinol, niacinamide, kolagjen dhe teknologji spicule, të kombinuara me formula që synojnë të japin rezultate të dukshme pa irrituar lëkurën. DR.MELAXIN është veçanërisht i njohur për produktet e tij me efekt peeling, pore care dhe skin renewal, të dizajnuara për të ofruar rezultate të ngjashme me trajtimet profesionale në kushte shtëpie.

