MIZON Water Volume EX Cream

1,500.00 ALL

Porosia juaj mbërrin ndërmjet Prill 13 dhe Prill 14.

MIZON Water Volume Ex Cream, është krem hidratues në trajtë xheli i cili ofron freski të menjëhershme në lëkurë. Formula e tij e lehtë qetëson menjëherë lëkurën sensitive ndërsa hidraton thellësisht dhe kjo falë përmbajtjes me glicerinë dhe ektrakt të algave. Nga ana tjetër, përmbajtja me acid laktik ofron njëtrajtësim të tonit të lëkurës dhe shkëlqim ndërsa ekstrakti i gjetheve të lajthisë, jamballit dhe uji i akullnajave, do të forcojnë barrierën mbrojtëse të lëkurës, duke e mbrojtur  nga radikalet e lira apo agjentët e jashtëm mjedisorë. Gjithashtu nëse skuqja dhe temperatura e lartë e lëkurës është një problematikë e vazhdueshme përdorimi i këtij krem do t'ju ofrojë zgjidhje të menjëhershme. Ky krem mund të përdoret edhe si një trajtim pas qëndrimit në diell "aftersun", gjatë ditëve të nxehta me diell. 

Formula e këtij kremi është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.

 *100ml

Shpërndani