-
PRODUKTE
-
PASTRUES PËR FYTYRËN
-
EKSFOLIUES
-
TONER
-
TRAJTIM SPECIFIK
-
MASKA PËR FYTYRËN
-
HIDRATIM PËR FYTYRËN
-
PRODUKTE PËR MESHKUJ
TIPE TË LËKURËSPROBLEMATIKA TË LËKURËSMAKEUPFLOKËT & TRUPIMARKA -
- Log in
We use cookies and similar technologies to provide the best experience on our website.
KLAVUU Blue Pearlstation Oneday 8 Cups Marine Collagen Aqua Cream
Porosia juaj mbërrin ndërmjet Prill 11 dhe Prill 12.
- Përshkrimi
- Përdorimi
- Përbërësit
- Marka
- Reviews
KLAVUU Blue Pearlstation Oneday 8 Cups Marine Collagen Aqua Cream është një tjetër nga ato produkte K-Beauty që nuk mund të anashkalohet pa e provuar! Ky produkt është i veçantë për shkak të përbërjes së tij unike, që përfshin ekstrakt të perlave koreane dhe kolagjen detar me masë molekulare shumë të vogël, për të nxitur dhe rritur elasticitetin e lëkurës. Ekstrakti i perlave koreane, të pasur me aminoacide dhe minerale, ndihmon në përmirësimin e tonlitetit të saj. Ndërsa, kolagjeni detar me masë molekulare shumë të vogël, depërton thellë në lëkurë për të rritur elasticitetin dhe për të reduktuar dukshëm shfaqjen e rrudhave. Nga ana tjetër, uji i marrë nga deti ofron hidratim të thellë dhe ndihmon në balancimin e lagështisë së lëkurës. Kremi ka një konsistencë xheli, që përthithet shumë mirë nga lëkura pa lënë ndjesi të yndyrshme. Rekomandohet si një trajtim për lëkurën që dukshëm i ka humbur elastisiteti!
Për të përfituar efektet maksimale, sugjerohet të përdoret së bashku me serumin:KLAVUU Blue Pearlstation 8 Hydra Marine Ampoule
*50ml
Në mëngjes, përpara aplikimit të kremit mbrojtës ndaj diellit, dhe në mbrëmje pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme nga ana e spatulës dhe aplikojeni butësisht në lëkurë. Ndërsa me anë të sferës që është e strukturuar me perlë, masazhoni të gjithë fytyrën.
Përbërësit "magjik"
kolagjen detar, ekstrakt perlash, ujë deti
Lista e plotë e përbërësve
Chondrus Crispus (Carrageenan) Extract, Plankton Extract, Sea Whip Extract, Jania Rubens Extract, Cyclopentasiloxane, Butylene Glycol, Glycerin, Niacinamide, 1,2-Hexanediol, Hydrogenated Polydecene, Saccharum Officinarum (Sugarcane) Extract, Hydrolyzed Pearl (4900ppm), Hydrolyzed Collagen (1ppm), Water, Dimethiconol, PEG-32, Panthenol, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Tromethamine, Polysorbate 60, Cetearyl Olivate, Sorbitan Olivate, Caprylyl Glycol, Dipotassium Glycyrrhizate, Adenosine, Glyceryl Acrylate/Acrylic Acid Copolymer, Sodium Hyaluronate, Xanthan Gum, Disodium EDTA, Phenoxyethanol, Fragrance, Blue 1 Lake (CI 42090)
Marka luksoze koreane KLAVUU ka një emërtim të veçantë nga fjalët suedisht "klar" ("paster"), and "vuu" ("pamje"). Produktet e prodhuara nga brand-i, më së shumti janë të formuluar nga ekstrakt të perlave të marra nga ishulli Jeju. Produktet e saj targetojnë problematika të ndryshme të lëkurës, si: hiperpigmentimi, purifikimi, mbrojtja UV, hidratimi, reduktimi i akneve, dhe kujdesi ndaj lëkurës së trupit në përgjithësi. Të gjitha produktet KLAVUU prodhohen në Kore, duke përfshirë 2 produktet "Bestseller" të saj, që janë: KLAVUU Resuve Pearlsation Multi Peptide Cream dhe KLAVUU Resuve Pearlsation Multi Peptide Eye Cream, që rreshtohen me krenari në koleksionin KORAL SECRETS!
Shpërndani
RRETH NESH
KORAL SECRETS është dyqani online dhe fizik i parë në Shqipëri, ku do të zbuloni filozofinë dhe sekretet e bukurisë koreane. Produkte natyrale dhe organike, pa substanca të dëmshme, me formulime inovative, të kuruara dhe të zgjedhura me përkushtim për përkujdesjen e lëkurës. Markat më të njohura të K-Beauty do t'i japin përgjigje çdo problematike të lëkurës suaj!
Informacion
ADRESA
Rruga Bardhok Biba ZK 8360, nr.pasurie 6/175-N1, vol.20 Tirana, 1001
Rruga Ismail Qemali nr. hipotekor 186, z. kadastrale 8160 Tirana, Albania, 1001, 1001
ABONOHUNI / SUBSCRIBE