CENTELLIAN24+ Madeca Homme All-In-One Cream

2,000.00 ALL 1,600.00 ALL

Porosia juaj mbërrin ndërmjet Prill 14 dhe Prill 15.

Lëkura e meshkujve kërkon një kujdes të veçantë për të përmirësuar gjendjen e saj të dëmtuar dhe të irrituar, sidomos pas rruajtjes. Dhe për këtë arsye Koral Secrets sjell CENTELLIAN24+ Madeca Homme All-In-One, produkti ideal për kujdesin e përditshëm të lëkurës së meshkujve. Ky krem jo vetëm që qetëson dhe freskon lëkurën, por gjithashtu ndihmon në rigjenerimin e saj falë formulimit me kompleksin Blue Madeca™️. Ky kompleks përfshin guaiazulene, një ekstrakt të çmuar nga vaji i lules së kamomilit, që ndihmon në forcimin e barrierës për një lëkurë sa më të shëndetshme. Kremi përmban gjithashtu kompleksin TECA™️, nga kompania farmaceutike Dongkook Pharmaceutical Co dhe nxjerr një sasi shumë të vogël nga Centella asiatica në një zonë të pastër që ka kaluar standardet e rrepta të cilësisë. Ky formulim ofron qetësim për lëkurën e irrituar, ndihmon në zvogëlimin e skuqjes dhe përmirëson lëkurën në mënyrë të sigurt dhe të besueshme, duke u bazuar në teste të aplikimit tek njerëzit dhe teste hipoalergjike. Me një konsistencë të lehtë që përthithet shpejt, ky krem është i përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, veçanërisht për lëkurën sensitive. Pra, me pak fjalë! Ky krem është ideal për meshkujt që kërkojnë një zgjidhje të thjeshtë, por efektive për kujdesin e lëkurës.

Formula e saj është vegane dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, sulfate, vajra artificial dhe fragrancë artificiale.

 *125ml

Shpërndani