NEOGEN DERMALOGY Real Heartleaf Soothing Cream, është një krem hidratues qetësues, që përmban 75% të ekstraktit të gjethes së bimës heartleaf (philodendron hedaraceum) nga marka më pëlqyer NEOGEN DERMALOGY. Kjo bimë medicinale njihet për efektet e saj detoksifikuese, anti-inflamatore, antibakteriale dhe antimykotike për organizmin dhe në veçanti për lëkurën. Të gjitha këto veti mrekullibërëse, së bashku me Calendula, Guaiazulene, Ekstrakte Bimore, Arginine dhe 8 lloje të Acideve Hyaluronic, e bëjnë kremin të ndihmojë në mbrojtjen e barrierës së lëkurës nga agresorët e jashtëm si dhe nga radikalet e lira. Nga ana tjetër formulimi me centella asiatica, pelin, vaj jojoba dhe makadamia e hidratojnë thellësisht lëkurën dhe japin kontributin e tyre në kurimin e plagëve, trajtimin e djegieve, kruarjes dhe minimizon dukshëm inflamacionin në lëkurë. Konsistenca e tij e lehtë, e bënë këtë krem të përshtatshëm edhe për lëkurë mikse në të yndyrshme.

Formula e saj është vegane dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, sulfate, vajra artificial dhe fragrancë artificiale.

*80gr

Në mëngjes, përpara aplikimit të kremit mbrojtës ndaj diellit dhe, në mbrëmje pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë me lëvizje rrethore, derisa të jetë përthithur tërësisht.

Përbërësit "magjik"

75% të ekstraktit të gjethes së bimës heartleaf, Calendula, Guaiazulene, Ekstrakte Bimore, Arginine dhe 8 lloje të Acideve Hyaluronic, centella asiatica, pelin, vaj jojoba dhe makadamia

Lista e plotë e përbërësve

Herbal wheat water (75%), glycerin, propanediol, butylene glycol, 1,2-hexane diol, niacinamide, methyltrimethicone, cetylhexanoate, olive oil, panthenol, alginine, cetearyl olivate, acrylate/C10-30 alkylacrylate, cecoalkoethylcerolimer, cetylcerol,Yate, hydrated hyaluronic acid, sodium acetylated hyaluronate, hyaluronic acid, sodium hyaluronate chromimer, hydrated sodium hyaluronate, potassium hyaluronate

NEOGEN u krijua në vitin 2009 nga kompania Outin Futures nën sloganin “We create reason and value”, që do të thotë “Ne krijojmë arsye dhe vlerë”. Arsyeja, misioni dhe filozofia në krijimin e çdo produkti është qëllimi për të përcjellë përfitimet vërtet të nevojshme për lëkurën. Laboratorët e NEOGEN-it nëpërmjet kërkimeve shkencore, për të maksimizuar përfitimet nga përbërësit natyralë, kanë shpikur 6 teknologji unike dhe sot zotërojnë më shumë se 50 patenta të certifikuara. Falë formulimeve miqësore me lëkurën, NEOGEN ofron produkte që i përgjigjen çdo nevoje dhe problematike të saj.

NEOGEN DERMALOGY Real Heartleaf Soothing Cream

2,400 ALL 3,200 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI