MIZON Collagen Power Lifting Emulsion, pjesë e linjës: Collagen Powerështë i formuluar për të rikthyer shëndetin, forcën dhe shkëlqimin e lëkurës me cilësinë e lartë, që prisni nga një prej markave më të mira të kujdesit për lëkurën MIZON. Ky krem ka në përbërjen e tij 54% kolagjen detar, një përbërës i fuqishëm dhe shumë efektiv i cili ushqen lëkurën me minerale dhe proteina nga deti, duke e mbrojtur atë nga faktorët e jashtëm të dëmshëm. Nga ana tjetër, formulimi me peptide bën të mundur rigjenerimin qelizor dhe neurotransmetuesit, duke reduktuar shfaqjen e rrudhave dhe duke premtuar kështu një lëkurë më rinore dhe plot hidratim! Konsistenca e tij është shumë e butë dhe përthithet lehtësisht nga lëkura pa lënë ngjitje dhe shtresë të yndyrshme. Kremi është i përshtatshëm për lëkurë sensitive, të yndyrshme dhe i adresohet shenjave të moshës! 

Formula e tij është vegane, hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, sulfate, silikon.

*120ml

Në mëngjes dhe në mbrëmje, pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë me lëvizje rrethore, derisa të jetë përthithur tërësisht.

Përbërësit "magjik"

54% kolagjen detar, peptide

Lista e plotë e përbërësve

Water, Butylene Glycol, Hydrogenated C6-14 Olefin Polymers, Cyclopentasiloxane, PEG/PPG-17/6 Copolymer, Caprylic/Capric Triglyceride, Dimethicone, Cetearyl Olivate, Sorbitan Olivate, Butyrospermum Parkii (Shea) Butter, Trehalose, Cetearyl Alcohol, Hydrolyzed Collagen, Stearic Acid, Dimethicone/Vinyl Dimethicone Crosspolymer, Glyceryl Stearate, PEG-100 Stearate, 1, 2-Octanediol, Ethylhexylglycerin, Tropolone, Triethanolamine, Carbomer, Sodium Hyaluronate, Panthenol, Rubus Idaeus (Raspberry) Fruit Extract, Coptis Japonica Extract, Palmitoyl Pentapeptide-4, Copper Tripeptide-1, Propylene Glycol, Hydrolyzed Extensin, Adenosine, Disodium EDTA

Marka koreano-jugore Mizon u themelua në vitin 2007 për të zhvilluar teknologji moderne të bukurisë. Me përbërës të cilësisë së lartë, teknika pioniere dhe kërkime intensive, për të krijuar produkte që janë shumë efektive dhe të thjeshta për t'u përdorur. MIZON beson në shumëllojshmërinë e bukurisë, pavarësisht nga përkatësia etnike, mosha, identiteti gjinor, seksualiteti, paaftësitë, feja.. Gjithkush është unik dhe misioni i tyre është të ndihmojnë duke u ndjerë rehat në lëkurën e tyre. Logoja e MIZON-it përfaqëson një kornizë të hapur dritareje: si një dritare që i hapet botës. Ata besojnë në dëgjimin e njerëzve, kuptimin e nevojave dhe formulimin e zgjidhjes së duhur.

 

MIZON Collagen Power Lifting Emulsion

3,300 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI