-
PRODUKTE
-
PASTRUES PËR FYTYRËN
-
EKSFOLIUES
-
TONER
-
TRAJTIM SPECIFIK
-
MASKA PËR FYTYRËN
-
HIDRATIM PËR FYTYRËN
-
PRODUKTE PËR MESHKUJ
TIPE TË LËKURËSPROBLEMATIKA TË LËKURËSMAKEUPFLOKËT & TRUPIMARKA -
- Log in
We use cookies and similar technologies to provide the best experience on our website.
MIZON Collagen Power Firming Enriched Cream
2,800.00 ALL
Çmimi për njesi / perPorosia juaj mbërrin ndërmjet Mars 14 dhe Mars 15.
- Përshkrimi
- Përdorimi
- Përbërësit
- Marka
- Reviews
MIZON Collagen Power Firming Enriched Cream, i pasur me kolagjen, një substancë thelbësore për shëndetin e lëkurës i cili ndihmon në rritjen e elasticitetit të lëkurës, duke i bërë atë të duket dhe të ndihet më të freskët dhe të rinovuar. Përbërësit kryesor të këtij kremi janë kolagjen detar, panthenol, glicerinë dhe adenosinë. Kombinimi i këtyre përbërësve e bën lëkurën më të butë, më të hidratuar, forcon barrierën mbrojtëse, mbron lëkurën nga radikalet e lira dhe ka efekt superior kundër plakjes. Me vetëm një herë aplikim lëkurën do e ndjeni super të butë dhe plot freski. Ky krem është i përshtatshëm kryesisht për lëkurat e thata, adresuar shenjave të moshës.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, dhe irritues për lëkurën, si: paraben, sulfate, silikon, vajra artificial dhe fragrancë artificiale.
*50ml
Në mëngjes, përpara aplikimit të kremit mbrojtës ndaj diellit, dhe në mbrëmje pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë me lëvizje rrethore, derisa të jetë përthithur tërësisht.
Përbërësit "magjik"
kolagjen detar, panthenol, glicerinë dhe adenosinë
Lista e plotë e përbërësve
Water, Methylpropanediol, Glycerin, Neopentyl Glycol Diheptanoate, Triethylhexanoin, Cyclopentasiloxane, Caprylic/Capric Triglyceride, Argania Spinosa Kernel Oil, Glyceryl Stearate, Polyacrylate-13, Butylene Glycol, Polyisobutene, Oenothera Biennis (Evening Primprose) Oil, Limnanthes Alba (Meadowfoam) Seed Oil, Olea Europaea (Olive) Fruit Oil, Hydrolyzed Collagen, Ethylhexylglycerin, Camellia Japonica Seed Oil, Dextrin, Theobroma Cacao (Cocoa) Extract, Adenosine, Polysorbate 20, Sorbitan Isostearate, Disodium EDTA, Sodium Polyacrylate, Coptis Chinensis Root Extract, Sodium Hyaluronate, Allantoin, Panthenol, Glyceryl Linoleate, Beta-Glucan, Propylene Glycol, Hydrolyzed Extensin, Prunus Amygdalus Dulcis (Sweet Almond) Seed Extract, Glyceryl Linolenate, Glyceryl Arachidonate, Iris Florentina Root Extract, Biosaccharide Gum-2, Palmitoyl Tripeptide-5, Sodium Benzoate, Potassium Sorbate, Phosphatidylcholine, Copper Tripeptide-L, Ceramide NP, Glycine, Glutamic Acid, Serine, Lysine, Alanine, Arginine, Threonine, Proline, Phenoxyethanol
Marka koreano-jugore Mizon u themelua në vitin 2007 për të zhvilluar teknologji moderne të bukurisë. Me përbërës të cilësisë së lartë, teknika pioniere dhe kërkime intensive, për të krijuar produkte që janë shumë efektive dhe të thjeshta për t'u përdorur. MIZON beson në shumëllojshmërinë e bukurisë, pavarësisht nga përkatësia etnike, mosha, identiteti gjinor, seksualiteti, paaftësitë, feja..Gjithkush është unik dhe misioni i tyre është të ndihmojnë duke u ndjerë rehat në lëkurën e tyre. Logoja e MIZON-it përfaqëson një kornizë të hapur dritareje: si një dritare që i hapet botës. Ata besojnë në dëgjimin e njerëzve, kuptimin e nevojave dhe formulimin e zgjidhjes së duhur.
Shpërndani
2,800.00 ALL
Çmimi për njesi / perRRETH NESH
KORAL SECRETS është dyqani online dhe fizik i parë në Shqipëri, ku do të zbuloni filozofinë dhe sekretet e bukurisë koreane. Produkte natyrale dhe organike, pa substanca të dëmshme, me formulime inovative, të kuruara dhe të zgjedhura me përkushtim për përkujdesjen e lëkurës. Markat më të njohura të K-Beauty do t'i japin përgjigje çdo problematike të lëkurës suaj!
Information
ADRESA
Rruga Bardhok Biba ZK 8360, nr.pasurie 6/175-N1, vol.20 Tirana, 1001
Rruga Ismail Qemali nr. hipotekor 186, z. kadastrale 8160 Tirana, Albania, 1001, 1001
ABONOHUNI / SUBSCRIBE