NEOGEN DERMALOGY Real Ferment Micro Toner është pjesë e linjës NEOGEN DERMALOGY Real Ferment Micro Line. I formuluar me 90% kompleks Bio Ferment për të forcuar barrierën mbrojtëse të lëkurës, ky toner do t'ju dhurojë hidratim, duke përgatitur lëkurën për hapat pasardhës. Nga ana tjetër përbërësit aktiv AHA, BHA, PHA & LHA në përqindje të ulët do të eksfoliojnë butësisht lëkurën duke larguar qelizat e vdekura dhe papastërtitë e grumbulluara në pore. Lëkura juaj do të jetë plotësisht e hidratuar dhe ushqyer falë përmbajtjes me acid hialuronik, allantoin dhe panthenol. Ky toner gjithashtu ndihmon në minimizimin e poreve dhe hiperpigmentim falë përmbajtjes me niacinamide. Ndërsa përmbajtja me adenosine ndihmon në trajtimin e shenjave të moshës. 

Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale dhe është i patestuar në kafshë.

*150ml

Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj, hidhni një sasi të konsiderueshme të tonerit në tampon pambuku ose në duar dhe aplikojeni në fytyrë e qafë, duke evituar zonën rreth syve, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht atë.

Përbërësit "magjik"

61% kompleks Mico-bio ferment (përmban Bifida Ferment Lysate, Saccharomyces Ferment Filtrate, Betula Alba Juice, Rice Ferment Filtrate), panthenol

Lista e plotë e përbërësve

Bifida Ferment Lysate, Saccharomyces Ferment Filtrate, Betula Alba Juice, Rice Ferment Filtrate (Sake), Water, Aspergilus Ferment, Propanediol, Polyglyceryl-4 Caprate, 1,2-Hexanediol, Glycereth-25 PCA Isostearate, Camellia Sinensis Leaf Extract, Ethylhexylglycerin, Sodium Lactate, Sodium Gluconate, Allantoin, Lactobacillus, Disodium EDTA, Tromethamine, Mentha Piperita (Peppermint) Oil, Gluconolactone, Salicylic Acid, Panthenol, Capryloyl Salicylic Acid, Glycolic Acid, Butylene Glycol, Hyaluronic Acid, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Sodium Hyaluronate

NEOGEN u krijua në vitin 2009 nga kompania Outin Futures nën sloganin “We create reason and value”, që do të thotë “Ne krijojmë arsye dhe vlerë”. Arsyeja, misioni dhe filozofia në krijimin e çdo produkti është qëllimi për të përcjellë përfitimet vërtet të nevojshme për lëkurën. Laboratorët e Neogen-it nëpërmjet kërkimeve shkencore, për të maksimizuar përfitimet nga përbërësit natyralë, kanë shpikur 6 teknologji unike dhe sot zotërojnë më shumë se 50 patenta të certifikuara. Falë formulimeve miqësore me lëkurën, Neogen ofron produkte që i përgjigjen çdo nevoje dhe problematike të saj.

 

NEOGEN DERMALOGY Real Ferment Micro Toner

2,200 ALL 2,800 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI