Harrojeni problemin e mbiprodhimit të yndyrës në lëkurë që është aq shqetësues për çdokënd. ISNTREE Real Mugwort Clay Mask është zgjidhja perfekte. E formuluar me 6 lloje të ndryshme argjilash si psh.: kaolin dhe bentonite, që përthithin si magnet sebumin e tepërt të krijuar në poret e saj. Kjo formulë gjithashtu përmban ekstrakt dhe pudër nga gjethja e bimës Mugwort (Artemisia), që ndihmon në eksfolimin e butë të lëkurës nga qelizat e vdekura. Në ndryshim nga maskat e tjera tradicionale me argjilë, kjo maskë koreane nuk e thanë lëkurën dhe është shumë e sigurt për lëkurën sensitive. Në anën tjetër, ekstrakti i bimës koreane Mugwort qetëson irritimin dhe inflamacionin e krijuar duke e lënë lëkurën të hidratuar.
*100ml
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj, aplikoni maskën në lëkurë të thatë, sidomos në zonat me pore më të zmadhuara. Mbajeni maskën për 10-15 min. Më pas, masazhoni lehtësisht lëkurën me lëvizje rrethore me ujë të vakët dhe të bollshëm duke hequr çdo mbetje të saj. Evitoni zonën rreth syve dhe buzëve. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj.
Përbërësit "magjik"
kaolin, bentonite, ekstrakt nga bima Artemisia Princeps (Mugwort), illite, pudër nga gjethja e bimës Artemisia Princeps (Mugwort), ujë nga gjethja e bimës Camellia Sinensis
Lista e plotë e përbërësve
Water, Kaolin, Glycerin, Dipropylene Glycol, Bentonite, Artemisia Princeps Extract, Stearic Acid, Panthenol, 1,2-Hexanediol, Illite,Artemisia Princeps Leaf Powder, Camellia Sinensis Leaf Water, Castanea Crenata Shell Extract, Origanum Vulgare Leaf Extract, Chamaecyparis Obtusa Leaf Extract, Salix Alba (Willow) Bark Extract, Avena Sativa (Oat) Kernel Extract, Cynara Scolymus (Artichoke) Leaf Extract, Lactobacillus/Soybean Ferment Extract, Portulaca Oleracea Extract, Cinnamomum Cassia Bark Extract, Scutellaria Baicalensis Root Extract, Montmorillonite, Calcite, Phaseolus Angularis Seed Powder, Canadian Colloidal Clay, Hydrogenated Lecithin, Beta-Glucan, Methylpropanediol, Algin, Magnesium Aluminum Silicate, Cetyl Alcohol, Butylene Glycol, Xanthan Gum, Allantoin, Tromethamine, Polyquaternium-51, Ethylhexylglycerin
Ekipi i ISNTREE hyri në botën e përkujdesjes së lëkurës me hapjen e blog-ut të parë në Korenë e Jugut. Ata arritën një numër të madh ndjekësish falë informacioneve të detajuara për përbërës, formulime dhe produkte të Industrisë së Bukurisë. Në vitin 2012, pas një ekperiencë të gjatë dhe kërkesave të shumta të ndjekësve të tyre, ata krijuan produktet e tyre të para nën markën e tyre ISNTREE. Emri i markës e merr kuptimin nga bashkimi i tre fjalëve që tregojnë mbi filozofinë e saj: IS- island (ishull) N-nature (natyrë) TREE (Pemë). Synimi i ISNTREE është të sjellë për konsumatorët produkte me përbërës të pastër, të sigurt dhe të shëndetshëm për lëkurën duke nxitur bukurinë natyrale tek çdokush që i përdor.