COSRX BHA Blackhead Power Liquid është një toner eksfoliues kimik, perfekt për lëkurën e yndyrshme dhe me tendencë akneike. Përbërësi magjik BHA, penetron thellësisht në poret e lëkurës, duke larguar sebumin e tepërt. Përdorimi i këtij toneri në mënyrë të vazhdueshme, ndihmon në parandalimin e krijimit të akneve e pikave të zeza. I formuluar me 4% Betaine Salicylate, një derivat i BHA-së, dhe i barasvlershëm me 2% acid salicilik. Në të njëjtën kohë, ky toner përmban niacinamide, një formë e vitaminës B3, që minimizon skuqjen dhe irritimin e lëkurës, tkurr poret dhe forcon barrierën e saj. Panthenoli dhe acidi hialuronik, e bëjnë gjithashtu këtë toner me veti të fuqishme hidratuese.

*100ml

Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj, hidhni një sasi të konsiderueshme të tonerit në tampon pambuku ose në duar dhe aplikojeni në fytyrë dhe qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Shmangni zonën rreth syve dhe buzëve. Prisni nga 10-25 min. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës.

Përbërësit "magjik"

ujë nga Salix Alba Willow Bark (derivat i acidit salicilik), niacinamide, acid hialuronik, panthenol

Lista e plotë e përbërësve

Salix Alba (Willow) Bark Water, Butylene Glycol, Betaine Salicylate, Niacinamide, 1,2-Hexanediol, Arginine, Panthenol, Sodium Hyaluronate, Xanthan Gum, Ethyl Hexanediol.

COSRX ka qenë zgjedhja jonë e parë dhe nuk mund të mungonte kurrsesi në familjen Koral Secrets. Emri i tij vjen nga bashkimi i fjalës “cosmetics” dhe shkronjave “RX”, që simbolizojnë përshkrimin e një recete nga mjekët. Marka është bërë e njohur në Korenë e Jugut e më pas në të gjithë botën, më shumë nga postimet në rrjetet sociale, artikujt në blog-e apo biseda në rrethet e ngushta shoqërore, sesa nga fushatat e shtrenjta marketing. COSRX ka besimin se investimet nuk duhet të shkojnë drejt promovimit të produkte por për kërkime shkencore që sjellin formulime inovative. Produktet e tij njihen për përbërjet e tyre të pastra, me pak përbërës, por shumë efektivë në zgjidhjen e problematikave të ndryshme të lëkurës. COSRX ka krijuar një komunitet të gjerë konsumatorësh falë komunikimit të vazhdueshëm me ta, duke krijuar produkte që i përgjigjen kërkesave dhe dëshirave të tyre. Paketimet e tyre janë aq të thjeshta dhe minimaliste sa shprehin gjithë filozofinë e COSRX.

Customer Reviews

Based on 2 reviews Write a review

COSRX BHA Blackhead Power Liquid

1,600 ALL 2,700 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI