Ofrojini lëkurës tuaj qetësim të menjëhershëm me serumin BENTON Deep Green Tea Serum! Ky serum ofron të gjithë benefitet e linjës Deep Green Tea, nga marka BENTON! Është i formuluar me mbi 53% ujë nga gjethet e çajit jeshil, me prejardhje nga zona më e famshme, rajoni Boseong, për prodhimin e këtij çaji në Korenë e Jugut! Gjithashtu, përmbajtja me 3 lloje të ndryshme të acidit hialuronik, dhe panthenoli, bëjnë të mundur që çdo shtresë e lëkurës të jetë plotësisht e hidratuar. Nga ana tjetër, ekstrakti i lëvores së shelgut dhe ekstrakti i frutave Punica Granatum, largojnë sebumin e tepërt dhe të gjitha papastërtitë e tjera të grumbulluar në pore, duke i ofruar lëkurës një ndjesi freskie dhe butësie. Konsistenca e tij, e ngjashme me ujin, është shumë e lehtë dhe përthithet menjëherë nga lëkura, pa lënë ndjesinë e ngjitjes, prandaj ashtu si e gjithë linja, është i përshtatshëm me të gjitha tipet e lëkurës, kryesisht me atë të yndyrshme dhe sensitive!

Formula e tij është vegane dhe e testuar dermatologjikisht. Nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: fragrancë dhe ngjyrues artificial, vajra esencialë, vajra mineral, alkool, paraben dhe sulfate.

*30ml

Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, dhe e keni pergatitur me tonerin, mund ta përdorni në vend të esencës ose serumit në rutinën tuaj. Merrni një sasi të konsiderueshme (1-2 sprucime) në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë dhe në qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Keshillohet të përdoret në mëngjes dhe mbrëmje. 

Përbërësit "magjik"

acid hialuronik, tocopherol (vitaminë E), panthenol. eksrakt nga lëvorja e shelgut, madecassoside 

Lista e plotë e përbërësve

Camellia Sinensis Leaf Water, Aqua (Water), Glycerin, Butylene Glycol, Pentylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Camellia Sinensis Leaf Extract, Camellia Sinensis Root Extract, Camellia Sinensis Seed Extract, Betaine, Panthenol, Houttuynia Cordata Extract, Centella Asiatica Extract, Salix Nigra (Willow) Bark Extract, Salix Alba (Willow) Bark Extract, Punica Granatum Fruit Extract, Sodium Hyaluronate, Hydrolyzed Sodium Hyaluronate, Hyaluronic Acid, Biosaccharide Gum-1, Cellulose Gum, Caprylyl Glycol, Camellia Japonica Seed Oil, Madecassoside, Ethylhexylglycerin, Caprylic/Capric Triglyceride, Tocopherol, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil, Polyglyceryl-10 Laurate, Propanediol

BENTON është marka koreane e Industrisë së Bukurisë e themeluar në vitin 2011 nga vëllezërit JangWon dhe ChaeWon Lee pas problematikave që kishin hasur me lëkurën e tyre.

Me shumë mundësi e keni parë filmin e famshëm “The curious case of Benjamin Button”, dhe do të kuptoni lehtësisht emrin dhe filozofinë e markës. Çdokush do të dëshironte të ishte si perzonazhi kryesor i filmit, i cili rinohej me kalimin e viteve. Me këtë ide, BENTON përpiqet të krijojë produktet më të mira të kujdesit ndaj lëkurës, për ta mbajtur lëkurën në gjëndjen e saj optimale. Në formulimet e produkteve të tyre do të gjeni gjithmonë përbërës natyral që i falin lëkurës suaj shëndet dhe gjallëri, dhe jo perbërës të dëmshëm që veprojnë në mënyrë të përkohshme. Lidhja e markës me natyrën dallon dhe në faktin se ajo nuk kryen testime mbi kafshët dhe kjo gjë është vlerësuar dhe nga organizata PETA (People for the Ethical Treatment of Animals).

BENTON Deep Green Tea Serum

1,400 ALL 2,100 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI