Pastrues fytyre ujor.

BENTON Deep Green Tea Cleansing Foam është një larës ujor pjesë e linjës Deep Green Tea, nga marka BENTON. Përmban mbi 10% ujë të gjetheve të çajit jeshil me prejardhje nga zona më e famshme për prodhimin e çajit jeshil në Korenë e Jugut, rajoni Boseong. Gjithashtu përmban vaji kamelia, që e ushqen dhe hidraton thellësisht lëkurën. Formula hipoalergjike, ekuilibron nivelin e pH të lëkurës pa larguar yndyrën natyrale nga kjo e fundit. Ky larës përshtatet me të gjitha tipet e lëkurës, dhe është special për atë të yndrshme dhe sensitive!

Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial.

*120gr

Njomeni fytyrën me ujë të vakët dhe merrni një sasi të vogël nga larësi. Shkumojeni mirë nëpër duar dhe aplikojeni në lëkurë, duke e masazhuar atë me lëvizje rrethore. Shpëlajeni në fund fytyrën me ujë të bollshëm. 

Përbërësit “magjik”

çaji jeshil, vaj kamelia

Lista e plotë e përbërësve

Aqua (Water), Myristic Acid, Glycerin, Camellia Sinensis Leaf Water, Lauric Acid, Palmitic Acid, Stearic Acid, Potassium Hydroxide, Butylene Glycol, Pentylene Glycol, Sorbitan Olivate, 1,2- Hexanediol, Polyquaternium-10, Camellia Japonica (Japanese Camellia) Seed Oil, Sodium Lauroyl Glutamate, Centella Asiatica Extract, Salix Alba (Willow) Bark Extract, Salix Nigra (Willow) Bark Extract, Panthenol, Caprylic/Capric Triglyceride, Houttuynia Cordata (Heartleaf) Extract, Punica Granatum Fruit Extract, Camellia Sinensis Leaf Extract, Camellia Sinensis Seed Extract, Camellia Sinensis Root Extract, Caprylyl Glycol, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil, Capric Acid, Rosmarinus Officinalis (Rosemary) Leaf Oil, Allantoin.

BENTON është marka koreane e Industrisë së Bukurisë e themeluar në vitin 2011 nga vëllezërit JangWon dhe ChaeWon Lee pas problematikave që kishin hasur me lëkurën e tyre.

Me shumë mundësi e keni parë filmin e famshëm “The curious case of Benjamin Button”, dhe do të kuptoni lehtësisht emrin dhe filozofinë e markës. Çdokush do të dëshironte të ishte si perzonazhi kryesor i filmit, i cili rinohej me kalimin e viteve. Me këtë ide, BENTON përpiqet të krijojë produktet më të mira të kujdesit ndaj lëkurës, për ta mbajtur lëkurën në gjëndjen e saj optimale. Në formulimet e produkteve të tyre do të gjeni gjithmonë përbërës natyral që i falin lëkurës suaj shëndet dhe gjallëri, dhe jo perbërës të dëmshëm që veprojnë në mënyrë të përkohshme. Lidhja e markës me natyrën dallon dhe në faktin se ajo nuk kryen testime mbi kafshët dhe kjo gjë është vlerësuar dhe nga organizata PETA (People for the Ethical Treatment of Animals).

Customer Reviews

Based on 3 reviews Write a review

BENTON Deep Green Tea Cleansing Foam

850 ALL 1,700 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI