BENTON Aloe BHA Skin Toner

2,200.00 ALL 1,050.00 ALL

Porosia juaj mbërrin ndërmjet Maj 09 dhe Maj 10.

BENTON Aloe BHA Skin Toner është një toner eksfoliues kimik me përmbajtje të bimës Aloe Vera, sekrecionit të filtruar nga kërmilli dhe acidit salicilik. Është pjesë e linjës me aloe nga marka BENTON! Të gjithë këta përbërës e bëjnë këtë produkt shumë të dobishëm për lëkurën me tendencë akneike. Acidi salicilik ndihmon në pastrimin e thellë të qelizave të vdekura dhe ndihmon në kontrollimin e sebumit të tepërt. Ndërkohë, Aloe Vera është një bimë me veti antioksiduese dhe qetësuese për lëkurën. Së fundmi, një ndër përbërësit gjetje të K-Beauty, është sekrecioni i marrë nga kërmilli, i cili rigjeneron lëkurën e lodhur nga stresi dhe ndotja. Ky eksfoliues është i përshtatshëm për të gjithë tipet e lëkurës dhe sidomos për atë sensitive.

Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, konservues artificial, ngjyrues artificial, paraben, vaj mineral dhe është e patestuar në kafshë.

*200ml

Shpërndani