-
PRODUKTE
-
PASTRUES PËR FYTYRËN
-
EKSFOLIUES
-
TONER
-
TRAJTIM SPECIFIK
-
MASKA PËR FYTYRËN
-
HIDRATIM PËR FYTYRËN
-
PRODUKTE PËR MESHKUJ
TIPE TË LËKURËSPROBLEMATIKA TË LËKURËSMAKEUPKUJDESI I FLOKËVEMARKAKUJDESI I TRUPIT -
- Log in
We use cookies and similar technologies to provide the best experience on our website.
MIZON Real Vitamin C Ampoule
3,500.00 ALL
Çmimi për njesi / perMIZON Real Vitamin C Ampoule
3,500.00 ALL
Çmimi për njesi / perAmpula Mizon Real Vitamin C, është një nga produktet më të dashura të markës MIZON. I formuluar me plot 19% vitaminë C të pastër, ky serum targeton lehtësisht shenjat post akne, hiperpigmentimin, shenjat e moshës dhe dehidratimin e lëkurës. Vitamina C njihet për vetitë e saj të fuqishme antioksiduese, të cilat mbrojnë lëkurën nga radikalet e lira dhe dëmtimet e ndryshme qelizore. Nga ana tjetër nxit prodhimin e kolagjenit për të përmirësuar shenjat e moshës, për të rritur elasticitetin dhe parandaluar formimin e vijave të imëta. Gjithashtu vitamina C bllokon mbiprodhimin e melaninës e cila lehtësisht shkaktohet nga ekspozimi i rrezeve të dëmshme diellore. Ky serum vepron menjëherë sapo të aplikohet në lëkurë, ku do të vëreni shkëlqim në të. Është i përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, kryesisht për lëkurën me tendencë hiperpigmentimi, njolla kafe dhe shenja post-akne.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, sulfate, paraben, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial, vajra esencial dhe është i patestuar në kafshë.
*30ml
Përdorimi
Përdoreni pas tonerit apo esencës. Merrni një sasi të konsiderueshme në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë, qafë dhe dekolte, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
19% vitaminë C
Lista e plotë e përbërësve
Propanediol, Propylene Carbonate, Ascorbic Acid, 2,3-Butanediol, Dimethyl Isosorbide, Arbutin, Citrus Aurantium Dulcis (Orange) Peel Oil, Limonene, Scutellaria Baicalensis Root Extract, Adenosine
Marka
Marka koreano-jugore Mizon u themelua në vitin 2007 për të zhvilluar teknologji moderne të bukurisë. Me përbërës të cilësisë së lartë, teknika pioniere dhe kërkime intensive, për të krijuar produkte që janë shumë efektive dhe të thjeshta për t'u përdorur. MIZON beson në shumëllojshmërinë e bukurisë, pavarësisht nga përkatësia etnike, mosha, identiteti gjinor, seksualiteti, paaftësitë, feja.. Gjithkush është unik dhe misioni i tyre është të ndihmojnë duke u ndjerë rehat në lëkurën e tyre. Logoja e MIZON-it përfaqëson një kornizë të hapur dritareje: si një dritare që i hapet botës. Ata besojnë në dëgjimin e njerëzve, kuptimin e nevojave dhe formulimin e zgjidhjes së duhur.
CENTELLIAN24+ Vita C Vitalizing Boosting Ampoule
3,200.00 ALL
Çmimi për njesi / perCENTELLIAN24+ Vita C Vitalizing Boosting Ampoule
3,200.00 ALL
Çmimi për njesi / perSerumi më i ri nga marka CENTELLIAN24+ Vita C Vitalizing Boosting Ampoule vjen ekskluzivisht në KORAL SECRETS! I formuluar me 23% vitaminë C të pastër, ky serum targeton në mënyrë efektive shenjat post-akne, hiperpigmentimin, shenjat e moshës dhe dehidratimin e lëkurës. Vitamina C njihet për vetitë e saj të fuqishme antioksiduese, të cilat ndihmojnë në mbrojtjen e lëkurës nga radikalet e lira dhe dëmtimet qelizore. Gjithashtu, ajo nxit prodhimin e kolagjenit, duke përmirësuar elasticitetin e lëkurës, reduktuar shenjat e moshës dhe parandaluar formimin e vijave të imëta. Për më tepër, vitamina C ndihmon në bllokimin e mbiprodhimit të melaninës, një proces që shpesh shkaktohet nga ekspozimi ndaj rrezeve të dëmshme UV. Por nuk mbaron këtu! Formula është gjithashtu e pasur me vitaminë E (tokoferol), niacinamide dhe allantoin, përbërës që punojnë së bashku për të njëtrajtësuar tonalitetin e lëkurës, për ta qetësuar dhe për të nxitur rigjenerimin e saj. Falë kësaj formule të balancuar, serumi është i përshtatshëm edhe për lëkurat më të ndjeshme. Tekstura e tij është e lehtë dhe freskuese, përthithet shpejt pa lënë ndjesi ngjitëse, dhe është ideale për përdorim të përditshëm.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, sulfate, paraben, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial, vajra esencial dhe është i patestuar në kafshë.
*30ml
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, tundeni shishen lehtësisht 1-2 herë dhe aplikoni disa pika në lëkurë. Nëse është e nevojshme riaplikoni një shtresë më shumë në zonat problematike me njolla në lëkurë. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Për të maksimizuar efektin dhe për të parandaluar oksidimin e produktit, mbajeni në një vend të freskët dhe të errët. Në ditën pasardhëse, aplikoni krem mbrojtës ndaj diellit me SPF 50+ ose më të lartë.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
vitaminë C, tocotrienol, niacinamide allantoin
Lista e plotë e përbërësve
Water, Ascorbic Acid, Propanediol, Butylene Glycol, Dimethicone, Glycerin, Tromethamine, 1,2-Hexanediol, 3-0-Ethyl Ascorbic Acid, Hydrogenated Ethylhexyl Olivate, Hydrogenated Olive Oil Unsaponifiables, Brassica Oleracea Italica (Broccoli) Extract, Sphingomonas Ferment Extract, Curcuma Longa (Turmeric) Root Extract, Ananas Sativus (Pineapple) Fruit Extract, Citrus Limon (Lemon) Peel Oil, Sodium Hyaluronate, Chitosan, Pinus Pinaster Bark Extract, Butylene Glycol Cocoate, Hydrogenated Lecithin, Palmitic Acid, Tocopherol, Allantoin, Glucosyirutin, Polyglyceryl-10 Oleate, Panthenol, Microcrystalline Cellulose, Ethylhexyiglycerin, Adenosine, Dipotassium Glycyrhizate, Ethylcellulose, Cellulose Gum, Sodium Phytate, Beta-Glucan, Dipropylene Glycol, Pentylene Glycol, Cholesterol, Niacinamide, Acetyl Glucosamine, Polyglyceryl-10 Laurate, Ceramide NP, Bioflavonoids, Biotin, Retinyl Palmitate, Isostearyl Alcohol, C12-16 Alcohols, Caffeine, Limonene, Citral
Marka
Centellian24+ ofron një zgjidhje të fuqishme shkencore për kujdesin e lëkurës, bazuar në teknologjinë e ekstraktimit të Centella asiatica të Dongkuk Pharmaceutical, për të realizuar kujdes të personalizuar për çdo brez. Shkenca dhe teknologjia e lëkurës së Dongkuk Pharmaceutical, e grumbulluar për më shumë se gjysmë shekulli që nga viti 1968, ofrojnë kujdes profesional me funksione të larta për lëkurën. Ajo përmban TECA dhe ekstraktin Centella asiatica të Dongkuk Pharmaceutical, të cilat nxirren në një sasi shumë të vogël nga Centella asiatica në një zonë të pastër që ka kaluar standardet e rrepta të cilësisë. Kjo përmbajtje ofron përmirësim të sigurt dhe të besueshëm të lëkurës përmes testeve të aplikimit te njerëzit dhe testeve hipoalergjike të lëkurës për efektet e efikasitetit. Marka Centellian24 është krijuar duke kombinuar “Centell”, që do të thotë Centella asiatica, “ian”, që do të thotë ekspert, dhe “24”, që do të thotë ditë.
Related blog posts
PRODUKTET NEOGEN QË DUHET PATJETËR TË KENI NË RUTINËN TUAJ
SI TË KUJDESEMI PËR FLOKËT GJATË VERËS?
CILAT PRODUKTE NEVOJITEN GJATË PUSHIMEVE VERORE?
RRETH NESH
KORAL SECRETS është dyqani online dhe fizik i parë në Shqipëri, ku do të zbuloni filozofinë dhe sekretet e bukurisë koreane. Produkte natyrale dhe organike, pa substanca të dëmshme, me formulime inovative, të kuruara dhe të zgjedhura me përkushtim për përkujdesjen e lëkurës. Markat më të njohura të K-Beauty do t'i japin përgjigje çdo problematike të lëkurës suaj!
Informacion
ADRESA
Rruga Bardhok Biba ZK 8360, nr.pasurie 6/175-N1, vol.20 Tirana, 1001
Rruga Ismail Qemali nr. hipotekor 186, z. kadastrale 8160 Tirana, Albania, 1001, 1001
ABONOHUNI / SUBSCRIBE

